Tentoi të vriste shtetasin grek/ Arrestohet i shumëkërkuari fierak
Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një të kërkuar prej...
Teksa na ndajnë më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme lokale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe grupi i tij i bashkëpunëtorëve, kanë lënë një shteg në statusin e ri të partisë, për të diktuar kandidatët për 61 bashkitë, duke shmangur organet e partisë dhe rrymat që vijnë nga baza.
Procedurat e reja për zgjedhjen e kandidatëve, parashikuar në statusin e ndryshuar të PD, do të jenë të vlefshme dhe do të veprojnë vetëm për kandidatët për deputetë dhe jo për kandidatë për kryetar bashkie. Ky përjashtim do të thotë se kandidatët për 61 bashkitë do të zgjidhen sërish në limitet e fundit kohore, në mungesë transparence, duke shmangur strukturat dhe në bazë të lobimeve dhe lidhjeve me kryetarin.
Hileja
Statuti i ndryshuar i Partisë Demokratike, në nenin 62, parashikon ngritjen e një komisioni të posaçëm për vlerësimin e kandidaturave elektorale. Komisioni i dorëzon Kryesisë së PD një raport për secilin kandidat, nëse plotëson kriteret formale si dhe elementët e tjerë të specifikuara nga një vendim i kryesisë së PD.
Por, në nenin 62 thuhet se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, i cili përbëhet nga 5 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar me propozim të Kryesisë, shqyrton vetëm kandidaturat e propozuara nga strukturat lokale të partisë dhe atyre të vetëpropozuara për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, duke përjashtuar kandidaturat për njësitë vendore. Ky detaji në dukje i papërfillshëm, mundëson diktimin e kandidatëve të Partisë Demokratike për 61 njësitë vendore, jashtë statutit të parties, shkruan Shqiptarja.com.
Bien kriteret
Me përjashtimin nga kjo pikë, bien edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e Partisë Demokratike për njësitë vendore. Neni 61 i statutit parashikon që kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me Rregulloren e Brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës. Ky parashikim do të zbatohet gjithnjë vetëm për kandidatët për deputetë.
Ndërkaq, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve bashkëpunon në realizimin e këtij procesi me Komisionin e Integritetit dhe Etikës, për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave mbi kandidatët. Çdo kandidat është i detyruar që të plotësojë një vetëdeklarim mbi të dhënat e tij, si dhe të paraqesë çdo dokument të kërkuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që provon përmbushjen e kritereve dhe standardeve etike të përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës.
Zgjedhja e këshilltarëve
Statuti i PD parashikon një tjetër rregull për zgjedhjen e kandidaturave për këshillat bashkiakë. Sipas nenit 12 pika 3, kryesitë e degëve vendosin për kandidaturat e këshilltarëve në njësitë vendore. Kryesia e PDSH duhet të informohet për çdo hap të procesit të miratimit të kandidaturave. Ajo ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e vlerëson të domosdoshme. Përjashtimisht, për Bashkitë qendër qarku, lista e këshilltarëve përgatitet dhe propozohet nga Kryesia e Degës, dhe miratohet nga Kryesia e PDSH.
Neni 62 i statutit të ri të PD
Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve
Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është strukturë ndihmëse e Kryesisë së PDSH dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve zgjidhen nga Këshilli Kombëtar me propozim të Kryesisë së PDSH.
Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve shqyrton kandidaturat e propozuara nga strukturat lokale të Partisë dhe atyre të vetëpropozuara për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë.
Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve i raporton Kryesisë së PDSH mbi përmbushjen nga kandidatët të kritereve të parashikuara formale, atyre të pastërtisë së figurës, si dhe të elementëve të tjerë të nevojshëm për ecurinë në karrierë sipas këtij Statuti.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët miratohen me Rregulloren e Brendshme dhe lidhen kryesisht, por pa u kufizuar, me arsimimin, integritetin, ligjshmërinë e pasurisë, të shkuarën gjatë regjimit komunist, mospasjen e rekordeve kriminale, si dhe standardet dhe rregullat e përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës.
Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve bashkëpunon në realizimin e këtij procesi me Komisionin e Integritetit dhe Etikës, për mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave mbi kandidatët.
Çdo kandidat është i detyruar që të plotësojë një vetëdeklarim mbi të dhënat e tij, si dhe të paraqesë çdo dokument të kërkuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që provon përmbushjen e kritereve dhe standardeve etike të përcaktuara nga Komisioni i Integritetit dhe Etikës.
Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një të kërkuar prej...
Dy të rinj janë konfliktuar, ndërsa debati ka degraduar deri...
Një grup personash të paidentifikuar mashtrojnë qytetarët të...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbanasit, pas...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rr...
Çdokush që dëshiron të raportojë për ndonjë vepër të dyshuar...
Edhe pse Shqipëria është shndërruar në një destinacion për t...
Zbulohen mbetje arkeologjike të shekullit V dhe të VI në Gji...
Një seri tërmetesh kanë lëkundur vendin javët e fundit, duke...
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e enjte 9 gu...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Yjet janë në favorin e të dashuruarve këtë të enjte. Raporte...
Avokati i njohur, Altin Goxhaj ka sulmuar kryetarin e Bashki...
Qeveria shqiptare arrin të rifitojë pronësinë 100% të Operat...
Amerika ka vendosur të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë...
Resorti Haludovo në ishullin kroat të Krkut ishte “i hapur p...
Një tajfun i fuqishëm ka goditur kryeqytetin japonez Tokion,...
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sot...
Gazetari i njohur Basir Çollaku ka ironizuar Kryeministrin, ...
Berlini dhe Madridi kanë nëshkruar një marrëveshje për të dë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...