Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka reaguar në lidhje me vendimet e gjykatave të cilat janë në mospërputhje me ligjin.
?Duke pasur besimin se vendimet e gjykatave nuk janë pronë apo interes vetëm i gjyqtarit që jep vendimin, gjejmë rastin të denoncojmë me forcë dhe publikisht historikun e një të personi të arrestuar 2 herë brenda pak muajve për vepra të rënda penale dhe i lënë më pas në masën ?Arrest shtëpie?, megjithëse herën e dytë kishte thyer këtë masë dhe u kap me armë në makinë.? vijon në deklaratën e tij Zëvendësministri i Brendshëm.
?Gjejmë rastin të denoncojmë gjithashtu vendimet, në më shumë se 18 raste, të Gjykatave të Rretheve Vlorë, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë e Shkodër.? përfundon fjalën e tij Lamallari.
Deklarata e plotë:
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara në një luftë të pandërprerë kundër paligjshmërisë, kriminalitetit në tërësi dhe që nga vjeshta e kaluar me fokus të veçantë, goditjen e krimit të organizuar dhe grupeve kriminale aktive në vend apo me lidhje jashtë Shqipërisë.
Në këtë luftë, Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligj zbatuese kanë gjetur partneritetin e fortë dhe të pakufi, të agjencive të huaja ligj zbatuese, si dhe mbështetjen e gjerë të opinionit publik.
Në këtë përpjekje gjithnjë kemi besuar, me gjithë problematikat, se si pjesë të një trekëndëshi që nuk do të funksiononte pa njëra-tjetrën janë Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Gjykata. Këtë e kemi parë si një detyrim absolut, ndaj ligjit dhe qytetarëve, pavarësisht se nuk kanë qenë të rralla rastet e pandëshkueshmërisë ndaj elementëve kriminalë nëpër gjykata, apo vendimet e zbutura karshi tyre, sidomos në rastet kur kemi pasur të bëjmë me elemente përsëritës të krimit.
Sot është sjellë në vëmendjen e medias vendimi i gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Ky vendim, në kufijtë e absurdit, ka vënë në pikëpyetje gjithë luftën dhe sakrificën e bërë deri më tani. Duke pasur besimin se vendimet e gjykatave nuk janë pronë apo interes vetëm i gjyqtarit që jep vendimin, gjejmë rastin të denoncojmë me forcë dhe publikisht historikun e një të personi të arrestuar 2 herë brenda pak muajve për vepra të rënda penale dhe i lënë më pas në masën ?Arrest shtëpie?, megjithëse herën e dytë kishte thyer këtë masë dhe u kap me armë në makinë.
Më datë 27.02.2017, shërbimet policore të DVP Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrance të shtetasit Tauland Manaj (Taulant Beqiraj), 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ?Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim? dhe ?Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit?. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr. 61 datë 02.03.2018 ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest ne burg?, për shtetasin Taulant Manaj. Me Vendimin Nr.979 datë 28.03.2018, Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar masën e sigurisë nga ?Arrest ne burg?, ne masën e sigurisë ? Arrest në shtëpi ? për shtetasin Taulant Manaj. Më datë 23.06.2018, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit, Taulant Manaj (Beqiraj) i dyshuar për kryerjen e veprave penale ?Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit?, ?Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shpërthyese dhe i municioneve ? dhe ?Prodhim dhe shitje e narkotikeve ?. Me Vendim Nr. 1416 date 06.08.2018, Gjykata e Shkalles së Parë Vlorë, ka vendosur zëvendësimin e masës se sigurimit personal ? Arrest në burg? me masën e sigurisë ? Arrest në shtëpi?, për një person përsëritës dhe të njohur për rrezikshmërinë kriminale në qytetin e Vlorës.
Ky rast nuk është i vetëm. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë bërë publik vendime gjykatash në kundërshtim të hapur me ligjin. Ndaj, gjejmë rastin të denoncojmë gjithashtu vendimet, në më shumë se 18 raste, të Gjykatave të Rretheve Vlorë, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë e Shkodër, ku ndaj të arrestuarve me armë pa leje, për tentativë grabitje më armë, apo duke thyer masën e sigurisë dhe duke qarkulluar me armë në qytet, janë dhënë vendime aspak në zbatim të ligjit apo në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në vend: vendime arrest shtëpie, detyrim paraqitje, apo lirim të menjëhershëm nga salla e gjyqit.
Duke e konsideruar ndërtimin e shtetit ligjor dhe drejtësinë si vlera dhe destinacioni ynë i përbashkët; duke çmuar patjetër dhe bashkëpunimin e deritanishëm – me raste të padiskutueshme suksesi të përbashkët – që është vendosur mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë; duke besuar në rreshtimin tone në një llogore me vendosmërinë për të luftuar pandëshkueshmërinë; në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit apelon institucionet përkatëse, si dhe organin e akuzës, të reagojë për të ndërtuar kulturën e barazisë para ligjit, ndëshkimin e ashpër ndaj çdo personi të përfshirë në veprimtari kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe sidomos ndaj përsëritësve në krim dhe atyre që janë pjesë e grupeve të strukturuara kriminale./CNA.al
Festa e Birrës starton ditën e sotme dhe me shumë kureshtje ...
“Vettingu po zbulon pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje li...
Policia e Durrësit e ka klasifikuar si vetëvrasje ngjarjen e...
Revista prestigjioze “Financial Times” e vlerëson Shqipërinë...
Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleck...
Ky është momenti i frikshëm i përplasjes kokë më kokë së një...
Zëvendës ministri i Drejtësisë Toni Gogu në një deklaratë pë...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër-Kamëz, Ti...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë n...
Turqia i ka shtrirë duart në sistemin arsimor në Shqipëri. F...
Çështja e rivendosjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ës...
Zëvendës ministri i Drejtësisë, Toni Gogu në një deklaratë p...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku në një...
Në Shqipëri do të ngrihet baza e parë ajrore e NATO-s në Bal...
Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti ...
Sot i nxehti përvëlues përfshin territorin e vendit tonë. Me...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh referu...
Prej tetë muajsh tashmë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ...
Në fshatrat e zonës së lumit të Vlorës, policia e këtij qyte...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperat...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...