Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Florim Nezirajt iu prishën pushimet ende pa i nisur mirë, kur më 6 korrik Policia e Turqisë e arrestoi atë në Antalia nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Insajder ka siguruar dokumente të Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, që dëshmojnë për dyshimet e ngritura ndaj kryeimamit të Kaçanikut nga autoritetet turke, shkruan gazeta Tema.
Në korrikun e këtij viti kryeimami i Kaçanikut, Florim Neziraj, udhëtoi me vëllezërit e tij për pushime në Antalia të Turqisë; njërën nga qytetet më të vizituara turke gjatë sezonit të verës.
Por, pushimet e Nezirajt u prishën ende pa përfunduar, kur më 6 korrik Policia e Turqisë arrestoi atë, nën dyshimin se abuzoi seksualisht me një të mitur. Dyshimet i ngriti Zyra e Kryeprokurorisë së Antalias e cila në bashkëpunim me Policinë e Turqisë e mbajti për katër ditë në paraburgim Nezirajn.
Insajder ka siguruar një dokument të Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, të përpiluar më 9 korrik, në të cilën janë ngritur dyshimet se Florim Neziraj abuzoi seksualisht me një të mitur në Antalia. Dokumenti i është dërguar edhe autoriteteve kosovare në Turqi, në bazë të detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore.
?Florim Neziraj, shtetas i Kosovës, i arrestuar më 06.07.2018 u mor në pyetje nga Zyra e Kryeprokurorit të Antalias?, thuhej në shkresën e Kryeprokurorit të Antalias, Serik Culh, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajder.
Po ashtu, në formularin e mbushur nga Zyra e Kryeprokurorit të Antalias theksohet se Florim Neziraj dyshohet për një vepër penale: ?Abuzim seksual me një të mitur?.
?Akti që pretendohet se ka kryer i dyshuari: Abuzim seksual me fëmijë?, thuhet në dokumentin e Zyrës së Kryeprokurorit të Antalias, teksa bëhet e ditur se kryeimami i Kaçanikut u arrestua në qytezën bregdetare të Kepezit ? pjesë e Bashkisë së Antalias.
Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje nga kryeimami i Kaçanikut, por të afërm të tij kanë thënë në telefon se Florim Neziraj ndodhet momentalisht jashtë vendit. Gazeta i ka dërguar edhe pyetje Nezirajt, por sërish nuk ka pranuar të përgjigjet.
Në një intervistë për mediat para dy javësh, Neziraj mohoi të jetë arrestuar në Turqi. ?Nuk është e vërtetë?, tha Neziraj të shtunën e kaluar.
Po ashtu, Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Ambasada e Kosovës në Turqi, lidhur me rastin, por nuk ka marrë ende përgjigje nga asnjëra prej institucioneve në fjalë.
Ndërkaq, pesë ditë më parë, Gazeta Express ka raportuar se në Policinë e Kosovës është denoncuar dyshimi për abuzim seksual nga një imam në Podujevë. Një familje në fshatin Sibovc të Podujevës e ka denoncuar hoxhën Beqir Nuredini nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht vajzën e tyre V.I., 16-vjeçare.
Shteti në dijeni për arrestimin dhe dyshimet e ngritura ndaj Nezirajt
Republika e Kosovës është njoftuar direkt nga autoritetet turke pas arrestimit të Florim Nezirajt të premten e 6 korrikut në qytezën Kepez të Turqisë. Madje, siç tregojnë dokumentet e siguruara nga Insajderi, Zyra e Kryeprokurorit të Antalias njoftoi autoritetet kosovare në Turqi për arrestimin e kryeimamit të Kaçanikut.
Po ashtu, për rastin ka folur të shtunën e kaluar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se është në dijeni të rastit, por nuk ka dhënë shumë detaje.
?Po rasti është i njohur për ne, qytetari i Kosovës Florim Neziraj nga Komuna e Kaçanikut. Florimi ka qenë në paraburgim për 4 ditë në Antalia, pastaj është liruar dhe i janë kthyer te gjitha dokumentet. Ne jemi në kontakt me zotin Neziraj?, deklaroi Pacolli të shtunën e 21 korrikut, në një prononcim për Kallxo.com.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka vlerësuar se arrestimi i kryeimamit të Kaçanikut në Turqi është çështje konsullore, por është shprehur se është në dijeni për rastin.
?Ne për të gjitha rastet që janë kompetencë e Policisë së Kosovës, natyrisht që jemi përgjigjur dhe do të përgjigjemi gjithnjë, por çështja për të cilin na keni shkruajtur neve, është çeshtje Konsullore, prandaj referojuni autoriteteve përkatëse për të marrë një përgjigje të mundshme atje?, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë. /CNA.al
Të martën hyri në fuqi vala e parë e sanksioneve amerikane n...
Një godinë në kryeqytet është përfshirë nga flakët mbrëmjen ...
Një godinë në kryeqytet është përfshirë nga flakët mbrëmjen ...
Kështilltarja e Partisë Partisë Demokratike për Bashkinë e T...
Observatori Sirian për të drejtat e njeriut ka bërë me dije ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në RTV Dukagjini, ka ...
Një delegacion diplomatik turk do të vizitojë Uashingtonin t...
Një varrezë, e cila daton në shek e 6 para erës sonë është z...
Lidhja Demokratike e Kosovës sot është deklaruar rreth zhvil...
Një edukatore kopështi në Kinë është filmuar teksa dhunonte ...
Në qytetin e Korçës, por edhe fshatrave, shpesh tregohen me ...
Një 37 vjeçar ka humbur jetën ndërsa po punonte në një fabri...
Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate, ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për debatin e ndryshi...
Grupi Balfin dhe Komercijalna Banka kanë kënaqësinë të njoft...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë dhënë për TV...
Të paktën për 3 javët e ardhshme, vettingu dhe gjyqtarët e p...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka komentuar procesin e Vetting...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë dhënë pë...
Fillimi i vitit të ri shkollor do bëjë që nxënësit shqiptarë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...