web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U mor peng muajin e kaluar/ ISIS ekzekuton sirianin

7 Gusht 2018, 20:52, Aktualitet CNA

Observatori Sirian për të drejtat e njeriut ka bërë me dije se ISIS ka ekzekutuar një person, i cili u mor peng muajin e kaluar gjatë një sulmi të ISIS, në provincën Sweida, në jug të Sirisë.

Sipas agjensisë france të lajmeve, AFP Press, të afërmit e viktimës bëjnë me dije se ai u rrëmbye së bashku me nënën e tij në fshatin ku jetonte.

Nga sulmi më 25 korrik në Sëeida, ISIS vrau më shumë se 200 persona ndërsa rreth 30 të tjerë u morën peng, përfshi edhe fëmijë.

Sweida përbëhet kryesisht nga anëtarë të sektit të lashtë fetar Druze të Sirisë. Ata janë myslimanë, por Shteti Islamik i konsideron ata heretikë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga