Si Sokol Sadushi ka "kapur" sistemin e diplomacisë?
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kërcënimi i famshëm i Vuçiçit ?Unë nuk e jap Gazivodën!? jep përgjigje edhe për të tashmen. Në vorbullën e lajmeve të rreme dhe tensionit ky liqen me hidrocentralin është në epiqendër të diskutimeve.
?Gazivoda? është temë e javës në Serbi së bashku me paralajmërimet dramatike nga autoritetet serbe dhe gazetat bulevardeske, sipas të cilave po përgatitet marrja arbitrarisht e objekteve energjetike e strategjike në veri të Kosovës, shkruan DW.
Që pas ndërhyrjes së njësive të NATO-s, për herë të parë në fund të rrugëve hyrëse në liqen dhe hidrocentralin e Gazivodës po duket një numër i vogël i ushtarëve të KFOR-it me argumentimin, se këto janë ?stërvitje të planifikuara dhe të rregullta.?
Autoritetet serbe për shkak të këtyre zhvillimeve në Kosovë mbajtën takim urgjent të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, nga ku u akuzuan opozita e disa klerikë si dhe ?agjencitë e huaja? për përhapjen e thashethemeve në lidhje me incidente të mundshme në Kosovë, gjë që e bën të vështirë pozitën negociuese të Serbisë me Kosovën, thuhet nga ky takim.
Shefi i Ministrisë për Kosovë dhe Metohin Marko Gjuriç bëri një deklaratë të ngjashme një ditë më pas, kur ai theksoi se për Serbinë vija e kuqe sa i përket energjisë është tek Trepça, në hidrocentralin e Gazivodës dhe trafo-stacioni i Valaçit.
Gazivoda shpesh përmendet nga autoritetet e Prishtinës, që dëshirojnë ta lidhin atë në sistemin energjetik të Kosovës. Liqeni si dhe hidrocentrali, bashkë me trafo-stacionin e Valaçit, janë burimet kryesore energjetike në veri të Kosovës dhe në pronësi të Kompanisë Shtetëror Energjetike të Serbisë. Gazivoda sipas vlerësimeve arrin shifra deri më dhjetë milionë euro në vit për mirëmbajtje.
Pjesa e sistemit lidhës midis lumenjve Ibër-Lepenc është një sistem jetësor për tërë Kosovën, duke filluar me furnizimin me ujë për ujitje si dhe ftohjes së termocentralit ?të Obiliqit?. Nëse nga njëra anë rubineti do të mbyllej, praktikisht do të paralizohej i gjithë sistemi energjetik i Kosovës.
Në qershor pala shqiptare në përgatitje të dialogut teknik këmbënguli në zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, ndërsa pala serbe i detyronte në krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe. Dhe nëse energjia është si çështje më e rëndësishme, atëherë Gazivoda është pjesë kyçe e zgjidhjes së këtij misteri.
Me interes ekonomik dhe kombëtar
Zëvendës-kryeredaktori i revistës ?Novosti? Mijat Lakiçeviç thotë që: ?Gazivoda është me interes të lartë ekonomik dhe kombëtar. Nga ky liqen një e treta është në territorin e Serbisë dhe dy të tretat në veri të Kosovës. Më e rëndësishmja është se lumenjtë që mbushin liqenin vijnë nga Serbia, të cilët furnizojnë një hidrocentral që plotëson rreth gjysmën e konsumit të energjisë elektrike në tërë Kosovën?.
Lakiçeviç për DW sqaron, se çështja është më e komplikuar nga sa thuhet, se qeveria do vetëm të përfitojë nga ky burim ?problem shtesë është se hidrocentrali është bërë me një kredi të Bankës Botërore marrë dhe paguar nga Serbia. Situata është e ndërlikuar sepse Kosova nga njëra anë ka të drejtë për këtë, sepse hidrocentrali është i vendosur në Kosovë dhe nga ana tjetër Serbia përsëri ka të drejtë, sepse ka investuar dhe paguar kredinë për të ?.
Presidenti serb Aleksander Vuçiç thotë, se tymnaja për një marrëveshjeje energjetike është një gabim i radhës, pasi sipas tij një marrëveshja e tillë nuk ekziston aspak. Ai pretendon se qëllimi i kësaj manovre është ?pushtimi? i Kosovës veriore. Vuçiç gjithashtu thotë, se autoritetet e Prishtinës kanë pasur ofertën për menaxhim të përbashkët, por ajo është refuzuar nga ata.
Nëse shohim marrëveshjen e arritur në Bruksel, në sektorin e energjisë janë vendosur linja të forta. Nga kjo theksohet nevoja për të aplikuar legjislacionin e BE-së, si dhe krijimin e një kompanie të re të energjisë për furnizimin e konsumatorëve.
Por si me gjithçka tjetër të negociuar midis Beogradit dhe Prishtinës, secila palë interpreton këto kushte të ndryshme në mënyrën e vet. Serbia konsideron se për shkak të vendndodhjes së burimeve të përmendura ajo duhet të menaxhohet nga Bashkimi i ardhshëm i Komunave Serbe dhe se kjo është në përputhje me rregulloret e BE. Pala shqiptare vlerëson se këto burime janë pronë e Kosovës dhe se duhet të menaxhohen nga Kosova.
Paketa e komplikuar e energjisë
Teorikisht Serbia mund ta ndryshojë liqenin e Gazivodës, uji në liqen mblidhet kryesisht nga lumi Ibër, thjesht vetëm me ndryshimin e drejtimit të këtij lumi që të mos derdhej në liqen, thotë Mijat Lakiçeviç. ?Në atë rast liqeni do të lihej pa ujë dhe Kosova pa energji elektrike. Por në këtë mënyrë e gjithë kjo mund të rrezikonte sigurinë e serbëve, që mund të ishin viktima të hakmarrjes?.
Sipas bashkëbiseduesit tonë, serbët e Kosovës që punojnë në hidrdocentral por nuk përfitojnë nga puna e bërë kjo do ishte për shkak se të ardhurat do jenë të marra nga Kompania Shtetërore Energjetike të Kosovës. ?Pra këtu tani do të duhet të gjendet një zgjidhje, sepse në qoftë se hidrocentrali është i drejtuar nga dikush i vendosur në Prishtinë, do mundet të përdoret për të lënë pas dore interesat e komunitetit serb?, vë në dukje Lakiçeviç.
Gazivoda nuk mbetet vetëm pikë e diskutueshme për këto fakte, por edhe për problemet që sjell në furnizimin me energji elektrike në komplekset e minierave të Trepçës, gjë e cila praktikisht nuk funksionon. Një argument shtesë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi është mospagesa e energjisë elektrike në Kosovë, konsumatorët shfrytëzojnë situatën kaotike. Prandaj problemi me energjinë mund të zgjidhet përfundimisht vetëm në një paketë të plotë.
Duke parë gjithë këtë dhe duke shikuar negociatat të lëna pas dore dhe që janë pa kompromis në mes të Beogradit dhe Prishtinës ? ku marrëveshja ka vetëm që nuk ka marrëveshje ? është e qartë se do të jetë e vështirë për të arritur një zgjidhje përfundimtare mbi energjinë. ?Unë mendoj se do të jetë e vështirë për të arritur vetëm një marrëveshje të përhershme për energjinë, por një zgjidhje do të ketë vetëm në qoftë se ka një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë?, tha Lakiçeviç.
Liqeni i Gazivodës është një shembull se si çdo çështje ekonomike politizohet dhe pastaj përdoret për politika të brendshme. Nëse ka diçka pozitive në të gjithë nervozizmin dhe alarmin rreth Gazivodës, atëherë është fakti që ky problem ka përfshirë të gjithë opinionin publik dhe se vëmendja është vendosur në kompleksitetin e situatës energjetike në Kosovë.
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës, më sa...
Qeveria shqiptare ka ndërmmarë nismën për të dërguar në plaz...
Mund të ngjasojë si skenari i një filmi fantastiko-shkencor ...
Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini po kalon disa pu...
Një shqiptar i ka vënë flakën “Bar Living” në qendrën e Piaz...
Organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë territore të më...
Një autobot me naftë shpërtheu në flakë në zonën Borgo Panig...
Në këtë sezon pushimesh, veç vjedhjes së banesave shtohen nd...
Arsenali është shumë afër që të bëjë një transferim tejet të...
Ndryshimi i kufijve të Kosovës mund të bëhet vetëm me luftë ...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha për herë të parë ka ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullim...
Aktori i njohur i humorit Julian Deda dhe njëherësh anëtar i...
Policia greke ka vënë në pranga gjashtë gra të cilat ishin t...
Një grup prej 6 personash, të cilët trafikonin emigrantë shq...
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj në një deklaratë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar të dhëna të reja p...
Ndërkohë që po mbante fjalimin e tij në podium, Trump e ka n...
Sondazhi Eurobarometër 2018 publikuar nga Komisioni Europian...
Profesori i njohur Artan Fuga i drejtohet në mënyrë kritike ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...