web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letër mamit dhe babit tim...që ndërruan jetë para dasmës sime!

25 Korrik 2018, 12:10, Lifestyle CNA

Unë nuk kisha pse t’u tregoja kaq shumë të huajve që ju të dy kishit vdekur. Dasmat janë raste kaq familjare dhe ishte e pritshme që ju të dy të ishit aty. Ai që do të merrej me dekorimin e luleve më pyeste për gjëra rreth kopshtit që i dije vetëm ti ba. E ndërsa vajza që gjeta tek dyqani ku do të blija fustanin e bardhë, më pyeste me ngulm kur ti ma, do vije të më shihje si më rrinte fustani.

Fotografët, të ftuarit, drejtuesi i makës së dasmës dhe gjithë të tjerët donin t?ju njihnin ju të dyve. Kështu, u detyrova t?u tregoj që s?jeni dhe kur ua shpjegova, më ofruan ngushëllimet e tyre. Gjithë momentet e veçanta që një nuse do të mbaj mend, për mua ishin të trishta. Ti kurrë nuk e takova tim shoq ma, por uroj të të pëlqejë. Ashtu si ty, edhe ai i do shumë librat. Shoqja jote e ngushtë është treguar shumë e mirë me ne; gatuan për ne ndonjëherë dhe për të fejuarin tim thotë se është njeri i mirë.

Babi, një natë, kur ti ishe sëmurë u ula pranë teje në shtrat dhe të pranova sa e frikësuar isha. E frikësuar se do të ikje, se do të ngelesha vetëm, se nuk do të ishe në dasmën time, që në atë kohë ishte thjesht hipotetike. Ti qeshe dhe më the se do të ishe atje. Sa do të doja me gjithë zemër të ishe këtu. Para se të vdisje, më the se gjithmonë të ka pëlqyer burri me të cilin do të martohesha dhe nuk e ke idenë sa ngrohtësi më dhanë ato fjalë. Ai s?më la të ecja vetëm drejt altarit babi, mbajti dorën time gjatë gjithë kohës.

 

Më ka marrë malli për ju të dy këtë vit, sa s?mund ta përshkruaj. Më ka marrë malli që dikush të më telefonojë dhe të më pyes se si po më shkojnë planet e dasmës. Të kem kë të marr në telefon thjesht për t?ju pyetur si jeni, apo për t?ju kërkuar ndihmë. Më mungon të jem pjesë e familjes.

Kam qenë e trishtuar, e inatosur dhe me nerva pa e kuptuar pse. Një nuse, supozohet të jetë e lumtur, kështu që herë herë u buzëqeshja njerëzve kot sepse nuk mund t?i thoja sa e humbur dhe vetëm ndihem. Vazhdimisht më thonin sa periudhë e bukur është fejesa, por unë ndihesha mashtruese sa herë e pranoja këtë. Pavarësisht të gjithave, burri im i ardhshëm është vendi im i sigurtë. E dua çdo ditë e më shumë sepse më kupton kur jam e trishtuar dhe më mungon dëshira për të jetuar.

U bënë shumë vite që të dy ju keni ikur, por s?e kisha ndjerë ndonjëherë më shumë se tani sa më kishte marrë malli të isha vajza juaj tani që është dasma ime.  Donim që kjo ditë të festonte dashurinë, jo humbjen prandaj u përpoqëm që t?ju kisha të dyve atje.  Vendosa varësen tënde ma dhe gjithë ditën e filmuam me kamërën tënde të vjetër babi. Ah sa fuqi mu desh për të mbajtur lotët teksa vishja fustanin e bardhë në shtëpinë që ju ndërtuat bashkë. E dija që s?më priste askush për të më parë atje.

Tek futesha në makinë bashkë me shoqërueset e mia, më kujtuan planet që patëm bërë. Unë do ulesha afër teje. Jam gati 30-të, por atë moment qaja si fëmijë sepse doja të të kisha afër. Çdo detaj më kujtonte ty dhe mamin.

Ajo ditë ishte shumë e bukur. Ceremonia ishte e gëzueshme, me shpresë dhe gjithë dashuri. Kërcyem dhe qeshëm me njerëzit tonë më të afërt. Qeshnim dhe thërrisnim njëri tjetrin ?burrë? dhe ?grua?. Uroj të jeni krenar për mua, për gjithçka kam bërë që nga koha kur u pamë për herë të fundit.  Dua që të dini se nuk jam më vetëm. Ai është familja ime tani dhe po punojmë për të ndërtuar një të ardhme të bukur bashkë.

Me gjithë zemër, vajza juaj!





Lajmet e fundit nga