Ja kush janë femrat shqiptare më seksi sipas Jonida Maliqit [VIDEO]
Duke qenë se është një ndër vajzat me të komentuara dhe më s...
Lajmi se Stresi ishte fejuar dhe kishte tre vite e gjysmë në një lidhje, ishte një surprizë për fansat e reperit. Nuk zgjati shumë dhe Stresi njoftoi se kishte lidhur kurorë me partneren e tij Kejsi dhe së shpejti do të organizojnë dasmën e madhe. Por dashuria e tyre nuk ka qënë dhe aq e thjeshtë, pasi siç Keisi tregon, ishin ata të dy kundra botës, pasi familjet nuk ishin dakort për këtë lidhje.
?Babi kishte zbuluar rastësisht në telefonin tim foto me Stresin, por unë për të qetësuar gjendjen i thashë që jemi ndarë dhe që ka ikur në Spanjë, pasi në atë kohë ai iku vërtet në Spanjë. Në të vërtetë ne vazhduam dhe e mbajtëm të fshehtë pasi unë nuk isha gati të tregoja çdo gjë në familje. Dhe kur dolën fotot ata mendonin që ne i kishim ndërprerë marrëdhëniet, prandaj ju erdhi e papritur. Ndërsa ne ishim akoma bashkë dhe takoheshim te kati -2 në pallat. Mamit ia tregova të parës kur dolën fotot, madje ishim në makinë dhe i thashë ?ndaloje se kam një lajm?. Ajo u mërzit sepse nuk e priste dhe më shumë për faktin që u bënë gjërat aq publike, sepse me Arkimedin nuk kishte asgjë. Unë jetoja jashtë, lidhje me rrjetet nuk kisha, por ne përfituam nga ai rast për ta pranuar që ishim bashkë.? ? tregon Kejsi për revistën ?Who?.
Kejsi ishte zhvendosur në Kanada për të ndjekur studimet, ndaj për ta ishte shumë e vështirë për të mbajtur lidhjen në distancë. Zgjidhja e vetme ishin takimet e shpeshta në Europë. Mirëpo Stresi rrëfen një histori të veçantë, gjatë kohës që ishte shpallur në kërkim kishte qëndruar përreth dy javë në arrati me Kejsin.
? Madje ka ndodhur edhe që jemi arratisur të dy. Unë do nisesha për koncert në Greqi kur më telefonon babi dhe më thotë që isha në kërkim. Marr makinën bashkë me Kejsin dhe ikim. Mbaj mend që ishte dëborë e madhe dhe ikëm për në Tropojë, madje më ka ikur makina dy herë nga duart sepse rrëshqiste. Asnjë nuk futej në atë rrugë, por unë u futa dhe ngeca. Policia më kërkonte unë kisha ngecur në dëborë. Disa njerëz më njohën dhe e dinin që isha në kërkim, por më ndihmuan duke vënë zinxhir te gomat dhe ndenjën me ne. Problemi në këtë mes ishte babai im. Ai më bërtiste pse e kisha marrë me vete gocën (Kejsin) dhe nuk pranonte ta takonte atë sepse familja e saj nuk dinte gjë.? ?tregon Stresi.
?Kjo ka qenë hera e parë që unë kam ardhur në Shqipëri për ta takuar dhe aty kam kuptuar që e dua vërtetë. Unë isha veshur shumë trashë sepse bënte shumë ftohtë, ndërsa Stresi kishte vetëm me një pulovër dhe atlete. Del nga makina dhe mundohet të heqë dëborën që kishte ngecur në rrota me duar. Unë doja ta ndihmoja, por ai nuk më la të dal nga makina për asnjë moment, më thoshte të rrija ngrohtë brenda. Kur hyri në makinë kishte ngrirë, ishte shumë i ftohtë dhe nuk më lejonte ta prekja, sepse kishte frikë mos ftohesha unë. Aty kuptova sa i kujdesshëm ishte për mua.? ? përfundoi Kejsi.
Duke qenë se është një ndër vajzat me të komentuara dhe më s...
Jonida Maliqi është një ndër femrat më të komentuara në vend...
Ajo është 28 vjeçe dhe shumë krenare për kilogramët që ka hu...
Ato njihen ndryshe si “Pool Sliders”, pasi janë perfekte për...
Pjesa e dytë e ditës së djeshme u karakterizua nga një mot a...
Moderatorja e njohur e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu, pr...
Një muaj më parë, kryebashkiaku i qytetit të Tiranës, Erion ...
Alketa mesa duket është me pushime dhe këtë na e ka treguar ...
Studimet tregojnë se dëshira e meshkujve për seks jo vetëm q...
Është ndër urat më të bukura, por duket se ka dhe një anë të...
Kampionati Botëror ka qenë aktiviteti më i rëndësishëm dhe m...
Kur përmendim fjalën “ishull” gjithmonë na bie ndërmend diel...
Në disa vende të botës, si për shembull në Japoni, grupi i g...
Kur vjen puna te seksi shumë të famshëm nuk e kanë problem t...
Një modele suedeze ndjek një dietë me shumë kalori në mënyrë...
Rita Ora performoi për publikun spanjoll në Barcelonë para s...
Në fillim të qershorit, kur të gjithë e kishim mendjen tek p...
Velina e ‘Xing’ me Ermal Mamaqin është më aktive se kurrë në...
Rivalja e Kardashian tërbon rrjetet sociale me këto poza sek...
Ilda Bejleri vazhdon të jetë në top-prezantueset më seksi sh...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...