web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen drogë dhe armë/ Në pranga 4 shtetas

24 Korrik 2018, 08:29, Aktualitet CNA

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin ??Summer storm??. Në pranga u vunë 4 shtetas pasi posedonin 200 kg lëndë narkotike Mariuanë, 4 litër vaj hashash, 1 armë zjarri, 2 automjete, dhe 4 celularë, të cilat i ka sekuestruar policia.

Shtetasit u kapen në aksin Fushë-Mamurras. Të arrestuarit janë:

– Tofik Koleci, 54 vjeç, banues në Krujë

– Miri ( Ardit)  Koleci, 32 vjeç, banues në Krujë

– Mirand Qira, 42 vjeç, banues në Krujë

– Ndriçim Doku, 39 vjeç, banues në Krujë

Shtetasit do mbahen nën akuzën e  veprave penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” sipas  neneve 283/2-25 dhe 278 të Kodit Penal./CNA.al





Lajmet e fundit nga