Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Nga Gent Gaba
* Edhe pse jemi më pak se një vit larg zgjedhjeve vendore, politika e ditës nuk po lejon ende një artikulim të qartë dhe strategjik ndaj këtij takimi të rëndësishëm elektoral. Sigurisht pushteti i akumuluar nga Partia Socialiste i lejon një farë avantazhi në krahasim me rivalët e opozitës; edhe pse thashethemnajat e ngritura mbi rikandidimin apo jo të disa prej qytetarëve të parë, në detyrë në disa qytete të rëndësishme, ka më shumë si qëllim diverisonin e brendshëm dhe të jashtëm, sesa mungesën e vullentit për të qartësuar kandidatët e saj.
Opozita, në rolin e sfiduesit, njëherësh me nevojën për të akumuluar rezultate pozitive që të shkojnë në funksion të paqtimi të dinamikave të saj të brendshme, ka edhe një domosdoshmëri tjetër, i cili tejkalon interesin e saj vetjak, dhe përkon me interesin e përgjithshëm publik. Propozimin e një alternative qytetare, e cila të jetë një anti-model i asaj çka ofron mazhoranca aktuale.
Qartësisht ky nuk është një proces i lehtë. Sidomos duke pasur parasysh se fenomenet kundër të cilave opozita ka shpallur betejë, si tandemi politik/krim, përdorimi i parave të pista në zgjedhje, apo injektimi i tyre në ekonomi nëpërmjet lejeve të ndërtimit që aq kollaj jepen nga mazhoranca, në shkelje të zotimeve elektorale të bëra urbi et orbi në fushatën e 2015, përbëjnë një forcë të përbindëshme ndaj së cilës është gati e pamundur të luftosh.
Megjithatë, edhe përballë një kundërshtari të mujshëm, duhet gjetur forca për të parë përtej ?mjegullës së luftës?, dhe për të përcaktuar sa më shpejt një ekip me të cilin të njihet jo vetëm baza e partive opozitare, por edhe qytetarët e komuniteteve ku ata do të kandidojnë dhe do të propozojnë alternativën e tyre.
Në turavrapin drejt qershorit të ardhshëm, Tirana do të vijojë të jetë qendra e rëndesës së politikës shqiptare. Nga ana e opozitës kandidatët potencial përkojnë me disa emra të shqipëruara nën zë nëpër tavolinat politike, por, deri më tani, asnjë nga ata nuk ka qenë në oktavën e duhur për të goditur veshët e elektoratit kryeqytetas. Njëkohësisht, muajt e mbetur në dispozicion, nuk sugjerojnë krijimin e një kandidati ex novo për Tiranën.
Në këto kushte, dhe në një kohë kur beteja midis palëve duket se do të zhvillohet në fushën e vlerave më shumë sesa në atë të ideve apo projekteve, një emër në kampin opozitar mund të mos duket aspak një ide e keqe përballë taborit të rioshve që borderonë e parë në jetë e kanë sigluar si Ministër apo Drejtor Doganash.
Ai është Dashamir Shehi. Një nga patricët e politikës, figurë gati ?super partes?, dhe një personalitet që mund të krijojë konvergjencë edhe në radhët e gjera të aleancës opozitare që duket se po formohet natyrshëm si pasojë e betejave të përbashkëta parlamentare.
Përballë një kryebashkiaku që mbjell pemë dhe korr kulla, i cili fitoi zgjedhjet me premtimin zero ndërtime, por nuk u skuq në asnjë moment kur bash me qiellin e Tiranës ato çorrën dhe maskën e tij hipokrite; Shehi do të ishte emblema dhe elozhi i një kandidature ?normale?, dhe shumë popullore.
?Daja?, kështu e thërrasin simpatizantët, vjen nga një familje e vjetër tiranase, me një karrierë politike tej mase fisnike; një i djathtë i natyrshëm që asnjëherë nuk e ndryshoi rreshtimin e tij. Ka qenë një nga ministrat më të denjë të qeverisë Meksi, i papërfolur në afera që shpesherë kanë njollosur rrugëtimin e politikanëve tanë. Si një ?kalorës pa njollë?, është kthyher në një ikonë të opozitarizmit të sotëm. Fjalimet e tij shndërrohen në virale në mediat e reja dhe të vjetra; një frymëzim dhe një shkollë ad hoc për të gjithë ata që ende guxojnë të mendojnë politikën si një gjë serioze.
Shehi do të ishte jo vetëm emblema kundër babëzisë që ka kapluar jetën politike, por një thyerje reale me politikën meskine dhe konfliktuale.
Karakteri i tij paqësor dhe afrimiteti i natyrshëm që ka me njerëzit, që kontraston fort me teatralitetin e kundërshtarit, do të krijonte telashe të mëdha për ?Lalin?, që ndryshe nga ?Daja?, nuk shfaqet ashtu siç është, por është në një aktrim të përhershëm.
Pikërisht kjo distancë me politikën e shtirjes, qoftë si natyrë njerëzore, qoftë edhe si profil politikani, do ta bënte atë imun ndaj rivalëve; mjeshtra në romuze dhe komunikim, por bosh në përmbajtje dhe asnjëherë konsekuent.
Një kandidim atipik, sikurse nuk është aspak tipike jeta e një qyteti në sëmbim. Të marrë peng nga njerëz që për ambicie personale nuk e kanë parë kurrë si një komunitet mbi të cilin të sillnin mbrothninë e një administrimi të thjeshtë, por si një trampolinë në shërbim të jetës së tyre politike dhe orekseve të atyre që këto karriera financiojnë.
Dy herë tridhjetë vjeç, ?Daja? nuk ka asgjë për të marrë nga Kryeqyteti, por shumë për të dhënë. Duket një sfidë e pamundur, megjithatë, deri sa të zyrtarizohen kandidaturat, nuk kushton asgjë të ëndërrosh një Kryebashkiak që do të ishte hymni i thjeshtësisë, pas një potere që ndër vite, kryesisht, ka gjeneruar monstra.
Policia e Korçës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim d...
Meghan Markle prej disa muajsh është zyrtarisht pjesë e fami...
Pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Berisha, prej korrikut t...
Pjetër Arbnori nuk jeton prej korrikut të vitit 2006. Ishte ...
Ligji që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, vijon të ...
I nxehti afrikan ka pushtuar Shqipërinë gjatë kësaj fundjave...
Një shqiptar ka ndërruar jetë, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur...
Një 30-vjeçar është mbytur sot në det, në Velipojë.Mësohet s...
Procesi i Vettingut ka çuar drejt “shkrirjes”, Gjykatën Kush...
Deputeti i PD Edi Paloka ka “sulmuar” ashpër Prokuroren e P...
Është muaji korrik dhe temperaturat janë shumë të larta. E k...
Një aspirant për profet është arrestuar në Etiopi, pasi dësh...
LSI nuk heq dorë nga “sulmi” ndaj ndërkombëtarëve kur bëhet...
Tolerancë zero ndaj çdo subjekti abuzues me sigurinë ushqimo...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka denoncuar tenderin më të fund...
Duket si kulmi i dimrit në Dolomiti, por është mesi i verës ...
Më shumë se 30 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë kanë s...
Ajo vishte dorezat e maskohej dhe në mbrëmje nisej të gjen...
Sipas një raporti “qetësia e rrezikshme” ndaj epidemisë glob...
Të qenurit beqar /e mund të jetë sa gjë e mirë po aq edhe e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...