“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Procesi i Vettingut ka çuar drejt ?shkrirjes?, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Anëtarët e saj njëri pas tjetrit kanë rënë në Vetting për shkak se nuk kanë justifikuar pasurinë ose kanë pasur lidhje me krimin.
Deri më tani e vetmja anëtare e Gjykatës së Kushtetuese që ka kaluar Vettingun është Vitore Tusha, e cila qëndron në detyrë, edhe pse mandati i ka kaluar prej kohësh.
Vettingun pretendon se e ka kaluar edhe kreu i kësaj Gjykate Bashkim Dedja, por Komisioneri publik, nuk i ka lënë shumë kohë Dedjas të shijojë vendimin e KPK ?së, të cilin e ka ankimuar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.
Kujtojmë se Besnik Imeraj nga Kushtetuesja, më herët ka dhënë dorëheqjen dhe u vu nën hetime nga Prokuroria, ndërsa kolegu i tij Fatos Lulo, i cili ra në Vetting, pritet të kalojë në ?duart? e prokurorisë.
Lulo u shkarkua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, pasi nuk justifikoi, 480 mijë dollarë dhe shtëpinë në Kanada.
Një tjetër gjyqtar i Kushtetueses që e la ?kokën? në Vetting është Fatmir Hoxha.
Sipas KPK, subjekti për rivlerësim gjyqtari Fatmir Hoxhaj, nuk është i përshtatshëm për të vijuar punën në Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk justifikon pasurinë.
Së fundmi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdarin. KPK konstatoi probleme me pasurinë si dhe pastërtinë e figurës së tij.
Sipas verifikimeve ai shoqërohej me persona me precedente me të cilet edhe ka udhëtuar jashtë Shqipërisë.
Edhe Gjykata e Lartë ka pothuajse ?fatin? e Gjykatës Kushtetuese.
Së fundmi, gjyqtari Artan Zeneli u shkarkua nga detyra, duke u bërë gjyqtari i tretë i Gjykatës së Lartë që nuk arrin të kalojë procesin e vettingut.
Gjykata e Lartë aktualisht ka mbetur me 6 anetarë, pasi edhe Edmond Islama dhe Tom Ndreca u shkarkuan nga KPK-ja.
Nesër është radha e një tjetër anëtari të Gjykatës së lartë që të përballet me Vettingun. Ai është Ardian Dvorani.
CNA.al do të risjellë më poshtë deklarimin e pasurisë së gjyqtarit Ardian Dvorani, i cili më herët ka qenë objekt i një debati politik, pasi edhe pse i kishte mbaruar mandati, ai vijonte të qëndronte në Kushtetuese.
Ajo çfarë vërehet në deklarimin e të ardhurave të gjyqtarit Dvorani është deklarimi i tij si mësimdhënës njëherësh në disa universitete.
Në rastin e gjyqtarit Ardian Dvorani, bien në sy dhe të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë.
Referuar të dhënave të Open spending data përgjatë vitit 2012, gjyqtari Ardian Dvorani ka deklaruar, pagën dhe shpërblime si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë 1 680 672 lekë, shpërblim për mësimdhënie si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Lartë Jopublike ?Sevasti e Parashqevi Qirjazi? 434 865 lekë, detyrime shlyer nga të tretë në vlerën 2 016 983 lekë sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për dëmshpërblime pas zbritjeve të shpenzimeve gjyqësore si dhe detyrime të pashlyera në vlerën 19 000 dollar për blerje apartamenti me këste për 20 vjet, çmimi i blerjes 34 410 dollar.
Gjithashtu ka deklaruar pagën e bashkëshortes zonja Edlira Dollaku paga dhe shpërblime si Drejtore e Degës Tiranë pranë INSIG sh.a në vlerën 1 091 986lekë.
Në vitin 2013, Dvorani ka deklaruar,pagën dhe shpërblime si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë 1 685 436 lekë, shpërblim për mësimdhënie si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Lartë Jopublike ?Sevasti e Parashqevi Qirjazi? 108 900 lekë, shpërblim për mësimdhënie si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Lartë Jopublike ?Luarasi? 250 560 lekë, interesa bankare në vlerën 18 286 lekë nga llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë, interesa bankare në vlerën 71 dollar të depozitës në valutë, detyrime të papaguara në vlerën 1 350 000 lekë për huamarrje prindërve më 29.03.2013, pa këste, pa afat dhe pa interes për shlyerjen e kësteve të apartamentit pjesë të regjimit martesor, si dhe detyrime të paguara në vlerën -1 761 522 lekë si shlyerje e menjëhershme e kësteve për blerje apartamenti me çmim blerje 34 410 dollar, pjesë e regjimit martesor.
Gjithashtu bashkëshortja e tij, Edlira Dollaku ka deklaruar pagën dhe shpërblime si Drejtore e Degës Tiranë pranë INSIG sha në vlerën 90 006 lekë si dhe pagesën e dëmshpërblimit për largimin e padrejtë nga puna sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë 3 412 000 lekë.
Në vitin 2014 ka deklaruar, të ardhura nga paga si gjyqtar i Gjykatës së Lartë 1 595 860 lekë, të ardhura nga mësimdhënia, si pedagog i jashtëm i Shkollës së Lartë Universitare Jopublike ?Sevasti e Parashqevi Qirjazi?, 32 5382 lekë, të ardhura nga mësimdhënia, si pedagog i jashtëm i Shkollës së Lartë Universitare Jopublike ?Luarasi?, 213 058 lekë, të ardhura nga mësimdhënia, si pedagog i jashtëm i Shkollës së Magjistraturës. 27 002 lekë, të ardhura nga mësimdhënia, si pedagog i jashtëm i Shkollës së Avokatisë, 144 000 lekë, të ardhura nga mësimdhënia por edhe si bashkëhartues i tekstit, trajnues dhe mësimdhënës në projektin e OSBE-së për avokatët e rinj, 3 750 euro.
Bashkëshortja, ka deklaruar të ardhura nga paga dhe shpërblime nga puna si drejtore e Përgjithshme e INSIG sha, 1 137 944 lekë, nga shpërblime si anëtare e Bordit të Byrosë shqiptare të Sigurime, 1 800 000 lekë.
Gjendjet e tre llogarive bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 141 528 lekë, shtuar me 61 dollarë, shtuar me 10 402 lekë. Detyrim për shlyerje huaje nga prindërit, detyrimi financiar i pashlyer, 1 350 000 lekë.
Bashkëshortja, ka deklaruar gjendjen e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me ? 113 760 lekë dhe shtuar me 654 121 lekë.
Dvorani ka deklaruar paga dhe shpërblime nga funksioni si gjyqtar 1 576 316 lekë. Pagesë për mësimdhënie në universitetin Luarasi 137 581 lekë.
Pagesë për mësimdhënie nga Shkolla e Magjistraturës 163 360 lekë. Pagesa si pedagog shkolla e avokatisë 255 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Edlira Dvorani paga dhe shpërblime si Drejtore e Përgjithshme pranë INSIG 1 628 304 lekë.
Bashkëshortja shpërblime nga pozicioni i anëtarit të Bordit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve 2 040 000 lekë.
Huadhënie nga prindërit detyrim pa shlyer 1 350 000 lekë pa afat dhe pa interesa.
Shtesë në tre llogarinë në lek 646 025 lekë, shtesë në vlerën në dollarë 47 usd, dhe shtesën prej 188 831 lekë.
Bashkëshortja pakësuar llogarinë në lek me 356 190 lekë, ndërsa ka shtuar llogarinë rrjedhëse me 1 034 040 lekë.
Në vitin 2016, Ardian Dvorani ka deklaruar, të ardhura nga paga dhe shërbime si gjyqtar i Gjykatës së Lartë, 1 566 456 lekë.
Të ardhura nga shpërblimet për mësimdhënie për vitin akademik 2015-2016, si pedagog i jashtëm i Shkollës së Magjistraturës, 19 660 lekë.
Të ardhura nga shpërblimet për mësimdhënie për vitin akademik 2015-2016, si pedagog i jashtëm i Shkollës së Avokatisë, 289 000 lekë. Të ardhura nga interesat bankare të depozitës me afat, shtuar me + 39.32 dollarë.
Bashkëshortja, zonja Edlira Dvorani, të ardhura nga paga dhe shpërblime nga puna si drejtore e Përgjithshme e INSIG sha, për periudhën 1 janar ? 31 gusht 2016, 1 085 536 lekë.
Bashkëshortja, zonja Edlira Dvorani, të ardhura nga shpërblimet nga pozicioni i anëtarit të Bordit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve për periudhën 1 janar ? 21 qershor 2016, 1 020 000 lekë.
Bashkëshortja, zonja Edlira Dvorani, të ardhura nga likuidimi i pagës dhe të drejtave të tjera financiare deri në përfundim të mandatit ligjor 2-vjeçar të detyrës së Drejtores së Përgjithshme, sipas Kodit të Punës dhe marrëveshjes së datës 14.06.2016 për zgjidhjen konsensuale të kontratës së punës me punëdhënësin e ri privat të INSIG sha, pas privatizimit, 3 179 000 lekë.
Bashkëshortja, zonja Edlira Dvorani, të ardhura nga paga dhe shpërblime nga marrëdhënia e punës si këshilltare në shoqërinë e sigurimeve INSIG sha, për periudhën 15 tetor ? 31 dhjetor 2016, 462 955 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me ? 669 487.51 lekë. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me + 3.20 euro. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me + 2 368 lekë.
Huadhënie nga prindërit për shlyerjen e plotë të detyrimit për blerjen e apartamentit, 1 350 000 lekë, pa afat, pa këste, pa interesa, pjesë e regjimit martesor.
Qira financiare, (leasing), me të drejtë blerje të një autoveture, prodhim 2016, me afat 5 vjet, interes minimal 7 %, për shumën totale 15 600 euro, pjesë e regjimit martesor. Pagesa mujore + interesat, 308.90 euro. Shuma e parapaguar, 3 900 euro, shuma e shlyer deri në dt. 31.12.2016, 1 544.50 euro. Detyrimi financiar i pashlyer, 14 055.50 euro.
Bashkëshortja, zonja Edlira Dvorani, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me ? 2 481 340.85 lekë pas tërheqjes së vlerës monetare dhe mbylljes së llogarisë.
Bashkëshortja, zonja Edlira Dvorani, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 1 184 168.22 lekë.
Bashkëshortja, zonja Edlira Dvorani, gjendja e depozitës bankare me afat 1-vjeçar, të ardhura nga puna, shtuar me + 3 500 000 lekë.
Bashkëshortja, zonja Edlira Dvorani, gjendja e depozitës bankare me afat 25-mujor, krijuar në 12.12.2016 me vlerën monetare të tërhequra nga llogaria e mbyllur në një bankë të nivelit të dytë, + 2 000 000 lekë./CNA.al












Deputeti i PD Edi Paloka ka “sulmuar” ashpër Prokuroren e P...
Është muaji korrik dhe temperaturat janë shumë të larta. E k...
Një aspirant për profet është arrestuar në Etiopi, pasi dësh...
LSI nuk heq dorë nga “sulmi” ndaj ndërkombëtarëve kur bëhet...
Tolerancë zero ndaj çdo subjekti abuzues me sigurinë ushqimo...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka denoncuar tenderin më të fund...
Duket si kulmi i dimrit në Dolomiti, por është mesi i verës ...
Më shumë se 30 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë kanë s...
Ajo vishte dorezat e maskohej dhe në mbrëmje nisej të gjen...
Sipas një raporti “qetësia e rrezikshme” ndaj epidemisë glob...
Të qenurit beqar /e mund të jetë sa gjë e mirë po aq edhe e ...
Vetëm pak ditë më parë, i dashuri 25-vjeçar i Kourtney Karda...
Nëse nuk e njihni këngëtarin Post Malone, fillimisht po humb...
Austria është cilësuar vendi më mikpritës në botë.Me pejsazh...
Jo më kot është mbretëresha e rrjeteve sociale dhe duket se ...
Abuzimi me paratë e shtetit nuk njeh kufi. Kështu ka denoncu...
Në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të s...
Fundjava shënon dhe qarkullimin më të madh të automjeteve në...
Një 37 vjeçar është ndjekur nga Policia si nëpër filma.Në da...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin pub...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...