web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkatërrohet banda kriminale/ Në kërkim koka e grupit

20 Korrik 2018, 16:54, Aktualitet CNA

Policia greke ka goditur në grup kriminal që merreshin me vjedhje dhe shpërndarje lëndësh narkotike.

Ndërkohë është shpallur në kërkim kreu i grupit një shtetas shqiptar.

Në pranga ka rënë bashkëshortja e shqiptarit, si dhe dy shtetas të tjerë.

Në banesën e të shpallurit në kërkim janë gjetur dhe sekuestruar 1 kg kokainë, në cilësinë e provës materiale.

Sipas hetimeve, së fundmi ky grup ka realizuar 11 grabitje banesash dhe makinash, të cilat përdoreshin për aktivitete të ndryshme kriminale.

Muajin e kaluar, oficerët e policisë vunë në pranga 24 anëtarë të grupit kriminal, dhe sekuestruan sasi të konsiderueshme drogë, armë dhe 93,000 euro. /CNA.al





16:18 Aktualitet

Niko ecen pa Benin

Ka një histori të vjetër miqësie, që sot duket se është shua...

Lajmet e fundit nga