web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pjanic kërkohet nga të mëdhatë e Europës/ Ja sa kërkon Juventus

20 Korrik 2018, 15:00, Aktualitet CNA

Mesfushori boshnjak i talentuar i Juventusit, Miralem Pjanic, është nën vëzhgimin e klubeve të mëdha europiane.

Chelsea, Mancester City dhe Barcelona, kanë shprehur dëshirën për të transferuar 28 vjeçarin.

?Gazzetta dello Sport?, ka zbuluar mëngjesin e sotëm se Pjanic është i lumtur në Torino dhe dëshiron të luajë përkrah Cristiano Ronaldos.

Boshnjakut i është ofruar një kontratë e re me 6 milion euro në sezon nga drejtuesit bardh e zinj, megjithatë, për një ofertë mbi 80 milion euro, Juventus do të tundohej.

Aktualisht, Pjanic është pjesë kyçe e skemave të Allegrit dhe gëzon besimin e trajnerit.

Në rast të një largimi të boshnjakut, Juventus do ti kthente sytë nga mesfushori francez i PSG, Adrien Rabiot. /CNA.al





Lajmet e fundit nga