web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekzekutimi në Shkodër/ Kush është ish-shefi i Krimeve të Rënda i gjetur i vdekur

15 Korrik 2018, 06:30, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, në lagjien ?Naim Gjylbegu? ku burrë e grua janë gjetur të vdekur brenda makinës së tyre.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është identfikuar si shtetasi Boran Bercana, 30-vjeç.

Boran Bercana sipas burimeve jozyrtare ka qënë ish-shef i Krimeve në Pukë. Ai është vrarë me bashkëshorten e tij në makinën e tij poshtë pallatit ku banonte. Makina e tij ka targat AA006HA.

Gjithashtu bëhet e ditur se në makinë ka qenë dhe fëmija i tyre 1 vjeçar, i cili është dërguar në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se në vendin e ngjarjes gjatë kqyrjes së zonës policia ka gjetur 25 gëzhoja, ndërsa është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.  /CNA.al





Lajmet e fundit nga