“Horrat e pushtetit”/ Ish-ministri i Ramës “shpërthen” kundër qeverisë
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kur kanë kaluar pesë nga vdekja misterioze e shoferit të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ende nuk janë sqaruar rrethanat.
Por, kjo nuk e ka penguar Ministrin Xhafaj, të dalë në publik dhe të reklamojë ?Forcën e Ligjit?. Madje ?madje ai shkon edhe më tej kur thotë se qytetarët i besojnë Policisë së Shtetit.
Nuk dihet nëse Xhafaj e ka fjalën për Policinë që ka mbajtur të fshehur për disa orë ngjarjen e rëndë ku humbi jetën shoferi apo flet për ndonjë polici tjetër.
Por, me fytyrën gri, i nervozuar dhe i irrituar Xhafaj, ka sulmuar opozitën, dhe ka lënë në heshtje ngjarjen e rëndë që prek edhe emrin e tij.
?Të vrasin natën dhe të qajnë ditën? , thotë populli. Por , kjo shprehje duket se ka evoluar bashkë me kohën dhe është shndërruar në ?Të vrasin natën, të qajnë ditën, të shpallin të vetvrarë dhe në fund pastrojnë duart nga shenjat e krimit?
Më 30 qershor 2018, në ambjentet e Gardës së Republikës u gjet i vrarë, shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
31 vjeçari Shkëlzen Qordja u gjet i vrarë me plumb në kokë, në makinën e Ministrit të Brendshëm.
Pak orë pasi ndodhi ngjarja, Xhafaj reagoi duke sulmuar opozitën, ndërkohë pikëpyetjet nga dita në ditë janë shtuar, për shkak të rrethanave në të cilat ka humbur jetën 31 vjeçari.
Policia njoftoi se në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip ?MP5?, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin ?qitje breshëri?. Dhe se nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë.
Tejet i vështirë për t?u besuar ky version, pasi gjithë veprimet janë kryer në errësirë të plotë.
Edhe mediat italiane e kanë ironizuar këtë version, duke shkruajtur se vetëvrasja me tre apo 6 të shtëna në tëmtha është vetëvrasja më kokëfortë e historisë.
Pikëpyetjet që ngrihen mbi ngjarjen
Së pari pikëpyetjet ngrihen te arma. Kemi të bëjmë me një armë tip ?MP5? automatike, e cila në peshë është më e rëndë se pistoleta, pasi është tip armë e ngjashme me ?Tomsonin?. Policia në deklaratë shprehet se me të është qëlluar 3 herë dhe arma është në dorën e viktimës. Kjo ka ngjallur dyshime pasi një armë e tillë peshon disi dhe ka shumë forcë. Për këtë arsye me shumë gjasë ajo duhej të kishte rënë në ambientet e makinës.
E dyta është se nuk përcaktohet se sa plumba ka marrë në kokë gardisti. Në deklaratë thuhet se janë gjetur 3 gëzhoja, por nuk u tha nëse që të tre plumbat janë në trup, apo ka dhe në makinë.
E treta është se përse Policia, SHÇBA dhe Prokuroria dolën me një deklaratë të përbashkët shtypi, e cila nuk ka ndodhur më parë. Për më tepër këto institucione dhanë edhe versionin e vetvrasjes.
Një tjetër pikëpyetje është se nuk është dhenë ora e vdekjes, pasi në varësi të orarit është shumë lehtë e verifikueshme nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.
Policia e Xhafajt, pretendon se garazhi ka qenë i mbyllur nga brenda dhe për këtë arsye ka dyshime për vetëvrasje.
Gjithashtu është hedhur hipoteza, se 31 vjeçari nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike. Por edhe ky version e nxjerr ?zbuluar? ministrin Xhafaj dhe Policinë që ai referohet. Nëse ka qenë në rrethana të tilla, përse Xhafaj e ka mbajtur shofer?
Por, ministri duket se nuk është i interesuar që të përgjigjet rreth këtyre pikëpyetjeve, pasi versioni i vetvrasjes u dha dhe u firmos që me nxjerrjen e komunikatës zyrtare të institucioneve të drejtësisë./CNA.al
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Protesta kundër prishjes së teatrit po mbahet përpara Kuvend...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë...
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Disha 63 vjeç...
Kuvendi pritet të mbajë një seancë ditën e sotme ku do të sh...
Ultimatumi i Bashkimit Europian për të thelluar Reformën në ...
Shqipëria u godit ditën e djeshme nga valë të njëpasnjëshme ...
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, organizuan sot ...
Sulmet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Int...
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, ndë...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur përgatitjet për zgj...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm...
Për javë të tëra Forcat e Armatosura u angazhuan për pastrim...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Sot mblidhet Kuvendi në një seancë parlamentare, ku priten d...
Policia në Fier ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin...
Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë pas god...
Pjesa më e madhe e territorit të vendit tonë vijon në kushte...
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur që të kalojë nga hetim...
Institucionet shtetërore dhe bizneset private po tentojnë të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...