web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kanosi me armë zjarri punonjësit e Drejtorisë Pyjore/ Shpallet në kërkim

5 Korrik 2018, 08:40, Aktualitet CNA

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Disha 63 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky i fundit akuzohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasit Y.B, R.D dhe K.Ll, për motive pronësie.

Këto tre shtetas ishin punonjës të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor në Bulqizë dhe punëtorë të një firme private.

Sapo ka parë efektivët e policisë të afrohen, 63 vjeçari është arratisur, duke përfituar edhe nga terreni malor.

Sipas policisë nuk ka persona të lënduar, ndërkohë ka nisur puna për kapjen e Dishës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme. /CNA.al





Lajmet e fundit nga