Shtypi i ditës, 5 korrik 2018
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Për javë të tëra Forcat e Armatosura u angazhuan për pastrimin e plazhit të Divjakës, dhe të më shumë se 60 km vijë bregdetare në të gjithë vendin, duke i dhënë një tjetër pamje vijës bregdetare e duke e bërë më tërheqës për pushuesit.
Efektivët e batalionit të tretë të këmbësorisë së Poshnjes dhe mjetet e rënda të Komandës Mbështetëse, larguan dhjetëra ton mbetje dhe pastruan qindra metra² nga hapësira e plazhit.
Në ditën e fundit të këtij aksioni të përbashkët me strukturat lokale, efektivët u inspektuan nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi.
?50 vjetorin e krijimit të batalionit të tyre efektivët xhenio po e festojnë duke kontribuar direkt për turizmin, siç është aksioni këtu në plazhin e Divjakës. Jemi angazhuar në këto dy muajt e fundit me rreth 2500 efektivë të FA-ve në të gjithë Shqipërinë. FA i hapën rrugë projektit të bashkisë Fier për përmirësimin e infrastrukturës, janë pastruar rreth 14 mijë m³ inerte të ardhura nga prishja e ndërtesave buzë lumit Gjanicë. Djemtë tanë në uniformë janë angazhuar jo vetëm për sigurinë e jetës së komunitetit, por edhe duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që ne kemi duke filluar nga kërkim – shpëtimi, tek helikopterët tanë për evakuim ajror për të gjithë ata që mund të kenë nevoja shëndetësore,?- u shpreh ministrja Xhaçka.
Veç pastrimit të vijës bregdetare, efektivët e batalionit të tretë të këmbësorisë bënë të mundur largimin e disa ton mbetjesh nga Kanali i Vaut që është edhe pjesë e parkut kombëtar Divjakë – Karavasta. Kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi falënderoi Forcat e Armatosura për punën, duke pohuar se mbetjet në këtë zonë të parkut që është edhe pjesë e guidës me varka, gjenden aty prej më se 28 vitesh.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte edhe në njësinë administrative Allkaj të bashkisë së Lushnjes, ku bashkë me kryetarin e bashkisë Fatos Tushe inspektuan urën ?bailey? të ndërtuar nga Forcat e Armatosura.
?Ndihmojmë jo vetëm 1100 banorët e njësisë administrative, por të ndihmojmë veçanërisht 200 familjet që kanë investuar jetën në këtë zonë, pasi jetojnë me të ardhurat nga produktet e mbjella në vreshtat, serat apo fushat këtu?- deklaroi ministrja e Mbrojtjes.
Ura e re pranë fshatit Zhelizhan ka një peshëmbajtje prej rreth 30 ton dhe zëvendëson një urë të ndërtuar me mjete rrethanore, mbi të cilën ishte e pamundur lëvizja e mjeteve.
Ndërhyrja e Forcave të Armatosura për pastrimin e plazhit të Divjakës nisi në kuadër të nismës së Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit ?Java e Tokës?, por vijoi edhe në kuadër të masave të ndërmarra në të gjithë vendin nga Ministria e Mbrojtjes, për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2018.









Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Sot mblidhet Kuvendi në një seancë parlamentare, ku priten d...
Policia në Fier ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin...
Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë pas god...
Pjesa më e madhe e territorit të vendit tonë vijon në kushte...
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur që të kalojë nga hetim...
Institucionet shtetërore dhe bizneset private po tentojnë të...
DASHI 21. mars – 20. prill Do e përballoni këtë ditë me shu...
Gjatë kompeticionit të bukurisë në Spanjë, ‘Miss World Spanj...
Aktorja dhe modelja e njohur Eiza Gonzales, e cila u përfol ...
Mediat ndërkombëtare raportojnë se një person po ngjitet në ...
Kancelarja Merkel kërkoi në Bundestag mbështetje për kursin ...
Një ditë më parë mediat ngritën shqetësimin e mungesës së pë...
Armët lazer kundër personave nuk janë gjëra të fantashkencës...
Pas kalimit me sukses të seancës së vetingut të Prokurores s...
Një tërmet i fuqishmë goditi mesditën e sotme Shqipërinë, du...
Raportimi i medieve italiane lidhur me vrasjen e shoferit të...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë rreth mesditës s...
Disa orë para seancës plenare të së enjtes, ku pritet të vot...
I biri i shefit të grupit militant Shteti Islamik, Abu Bakr ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...