Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Mustafa Nano, në një shkrim të publikuar tek Mapo, si pjesë e letërkëmbëmimit me homologun e tij serb Zoran Panovic, flet për ndjeshjen Zvicër-Serbi.
Në shkrim, ai flet dhe për gjestin e Xhakës dhe Shaqirit.
?Ata kanë lënduar plot serbë të tjerë që janë shtetas të Zvicrës, i kanë bërë këta të fundit ta shohin Zvicrën, të paktën për një copë herë, si një vend jo të tyrin. Përsëris, zviceranët bënë shumë mirë që reaguan në këtë rast. Madje, unë prisja të reagonin më shumë, e më fort. Sepse me gjeste të tilla hapet një lojë e pakuptimtë, në mos e rrezikshme?, shkruan Nano.
Pjesë nga shkrimi:
Atë ndeshje mezi e kemi pritur. Ti nuk mund ta përfytyrosh shpërthimin e entuziazmit pas golit të Granit Xhakës, dhe sidomos pas shfaqjes patriotike që ai dhuroi. Pastaj, erdhi hera e Xherdan Shaqirit, që golit të bukur që shënoi iu gëzua në të njëjtën mënyrë, duke bërë me duar shqiponjën dykrenore. Ky gjest, që është bërë një simbol kombëtar i yni tanimë, është krejt pa faj në këtë histori. Nuk ka në të asnjë ngarkesë shoviniste. Dhe është një gjest i ri (as pesëmbëdhjetë vjet nuk i ka mbushur), që ka ngjitur shumë mes shqiptarëve. Por në atë rrethanë, ishte një gjest i pavend, i tepërt. Për ta thënë me gjuhën e futbollit, ishte një gjest off-side.
Që të jem i sinqertë, unë pata disa ndjesira në këtë rrethanë. Shfaqja jo sportive e dhënë prej Xhakës e Shaqirit m?u duk fyese ndaj zviceranëve më shumë sesa ndaj serbëve. Gjëja e parë që u thashë disa miqve, me të cilët po e shihja ndeshjen, ishte: ?Po të isha zviceran, do të provoja një lloj parehatie prej faktit që një lojtar i skuadrës përfaqësuese të vendit tim feston me simbolika të një kombi tjetër?. Roger Köppel, një deputet në parlamentin zviceran, e shprehu ndryshe këtë parehatí: ?Kur pashë Xhakën e Shaqirin që, ndonëse mbanin veshur fanellën me ngjyrat e Zvicrës, po bënin shqiponjën shqiptare me dy kokë, u ndjeva ligsht; m?u duk vetja si të isha duke bërë seks me gruan, dhe kjo e fundit, teksa unë isha në prag të orgazmës, ia bën mes gulçeve e ofshamave: Oh, oh, oh, Jean-Luc! Imagjinoni se si mund të ndihem në këtë rrethanë, teksa jam i sigurt se emri im nuk është Jean-Luc?. Këtë ndërhyrje lojcake të këtij deputeti të Zvicrës e mësova nga një shkrim i një kolegut tonë, Enver Robellit, që shkruan nga Zvicra a nga Gjermania. Veçse Robelli i referohej Köppel-it në mënyrë kritike.
Ndjesia e dytë kishte të bënte me faktin që në futbollin e sotëm multietniciteti, më shumë se në çdo fushë tjetër të veprimtarisë njerëzore, është bërë një kulturë mbizotëruese. Zvicra, për arsye që dihen, është ilustrimi më i mirë i kësaj kulture. Dhe brenda këtij vendi, njerëz si Xhaka e Shaqiri do duhej ta mbronin më shumë se kushdo tjetër këtë kulturë të multietnicitetit. Ata janë këta që janë, d.m.th. dy shqiptarë të realizuar në këtë botë, falë kësaj Zvicre të hapur ndaj kulturave të tjera. Sikur të mos ishte kështu, sot do ishin duke luajtur me Hajvalinë e Prishtinës apo me Vllaznimin e Gjakovës, dhe shenjën e shqiponjës dykrenore do ta bënin vetën në tubimet elektorale të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt.
Ndjesia e tretë kishte të bënte me një efekt tëhuajëzues (alienues) të këtij gjesti brenda skuadrës zvicerane, ku fare mirë mund të kishte lojtarë me origjinë serbe. Madje unë, i dashur Zoran, u vura të google-ja menjëherë pas ndeshjes në mënyrë që të verifikoja origjinën etnike të lojtarëve zviceranë, emri i të cilëve mbaronte me ?iç?. Zbulova atë që prisja/uroja: Asnjëri prej ?iç?-ëve nuk ishte me origjinë serbe. Vladimir Petkoviqi dhe Mario Gavranoviqi vijnë prej kroatëve të Bosnjës. Haris Seferoviqi është me orgjinë boshnjake. Ndërsa Josip Dërmiqi është me origjinë kroate. Sikur qoftë edhe njëri prej tyre të ishte me origjinë serbe, Xhakës e Shaqirit nuk do t?u shkonte mendja të festonin në mënyrë ?anti-serbe?. Por ndërkohë, ata kanë lënduar plot serbë të tjerë që janë shtetas të Zvicrës, i kanë bërë këta të fundit ta shohin Zvicrën, të paktën për një copë herë, si një vend jo të tyrin. Përsëris, zviceranët bënë shumë mirë që reaguan në këtë rast. Madje, unë prisja të reagonin më shumë, e më fort. Sepse me gjeste të tilla hapet një lojë e pakuptimtë, në mos e rrezikshme. Nesër mund të ndodhë që lojtarë të përfaqësueses zvicerane të jenë katër-pesë serbë, dhe atyre mund t?u shkojë në mendje të festojnë pas shënimit të golit në portën e Shqipërisë a të Kosovës me tre gishtat e ngritur në ajër, duke nderuar në këtë mënyrë historinë e identitetin serb. Si do ndiheshin në këtë rast ata shqiptarë të Zvicrës, apo edhe të Ballkanit, që u ngazëllyen prej gjestit të Xhakës e Shaqirit? Jam i sigurt që do ndiheshin keq. Por ani, do të kujtonin ndoshta rregullin e artë e të moçëm, mbi të cilin është ngritur bashkëjetesa humane në histori (ky rregull i artë gjendet pothuaj në të gjitha kulturat e rëndësishme të botës, e më së shumti i është atribuuar Krishtërimit): Mos ua bëj të tjerëve çfarë do doje që të tjerët të mos ta bënin ty. Në traditën tonë orale, që ka shumë gjëra të përbashkëta me tuajën, kjo maksimë e përbotshme ka mbetur në një trajtë kanosëse, dhe më sintetike: Ça ke ba n?mue, due me ta ba!
Dhe ndjesia e katërt, që është më e rëndësishmja, ka të bëjë me faktin që ajo shfaqje ishte shprehje e një nacionalizmi të vrazhdë e të papërpunuar, që në Zvicër, sidomos në Zvicër, nuk duket me shumë kuptim. Sipas meje, zviceranët, por edhe europianët në përgjithësi, bëjnë gabim që i lejojnë, në ndonjë rast edhe i inkurajojnë, emigrantët e bijtë e emigrantëve të bartin e manifestojnë paragjykime, fanatizma, urrejtje e konflikte që kanë të bëjnë me vendet e kulturat e tyre të origjinës. Rasti më i bujshëm është ai i turqve të Gjermanisë, një pjesë e të cilëve i kanë shndërruar sheshet e Dyseldorfit, Këlnit, Berlinit etj., në skena të teatrit politik turk. Një gjë e tillë nuk është e mirë as për vetë emigrantët, të cilët në këtë mënyrë veç me trup janë në Gjermani. Me mendje mbeten në Turqi, ashtu si Xhaka e Shaqiri, e prindërit e tyre, që me mendje janë në Kosovë. Me shumë gjasë këta dy të fundit, pas ndeshjes, i kanë kushtuar më pak vëmendje jehonës zvicerane të fitores dhe janë fokusuar më shumë te jehona shqiptare e ?poshtërimit që ata u bënë serbëve?. Dhe me siguri janë lumturuar me Edi Ramën, që vetëm pak minuta pas ndeshjes, më i ngazëllyer se kurrë, postoi në profilin e tij të facebook-ut fotot e Xhakës e Shaqirit me duart që bënin shqiponjën dykrenore, me presidentin Ilir Meta që e ndoqi ndeshjen në oborrin e Presidencës së bashku me ish-sportistë të shquar, e menjëherë më pas la edhe një shënim në rrjetet sociale, ku mes të tjerash shkruante se ?ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme, një fitore bindëse, dhe me dy shqiponja që fluturuan në stadiumin e Kalingradit?, me Hashim Thaçin që iu dërgoi ?urime golashënuesve Xhaka, Shaqiri dhe tërë Zvicrës për fitoren e merituar?. Presidenti i Kosovës e mbyllte mesazhin me fjalët: ?Krenarë me ju, Kosova ju don?. Në një atmosferë disi surreale, Xhaka e Shaqiri u shndërruan në dy heronj kombëtarë. Ata me shumë gjasë nuk kanë marrë ndonjëherë lëvdata sa kanë marrë atë mbrëmje. Dhe lëvdatat nuk u jepeshin për shkak të asaj që ata bënë si sportistë. Jo, u jepeshin për shkak të asaj që ata bënë si patriotë. Të gjithë harruan se para dy vitesh, kur luajti Shqipëria kundër Zvicrës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian, Xhaka e Shaqiri u bënë tabelë qitjeje e shfrimeve nacionaliste. Ata u shpallën tradhtarë të kombit. Madje, kam frikë se shpërthimi i nervit atdhetar të këtyre të fundit ka lidhje me atë që të thoja në letrën time të fundit: ?Futbollistët shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, duket se vuajnë prej një kompleksi të renegatit; e prandaj bëjnë herë pas here gjeste publike, nëpërmjet të cilave duan të fitojnë kredenciale patriotike në vendin e prindërve të tyre?.
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xhestin...
Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të kok...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi nëns...
Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë ditën e sotme Etmo...
Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku do të dalë sot para ...
Teksa fundi i këtij sesioni parlamentar po afrohet me shpejt...
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, kryesuesi i Këshilli...
Luan Kaloçi, prokuror i Apelit të Tiranës prej vitit 2002 do...
Muajt në vijim dhe vitit 2019 pritet të sjellin zhvillime sh...
Bashkëqeverisja Rama-Basha, e cila u provua për herë të parë...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetar i gr...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vijuar edhe një herë ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Pas ditëve me shi, tashmë i ka ardhur koha ditëve me diell.S...
Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënie në tregun ven...
Sektori i ndërtimit i është rikthyer ciklit rritës përgjatë ...
DASHI21. mars – 20. prill Përqendrohuni në realizimin e një...
Avokati Altin Goxhaj, ka reaguar pas debateve të zhvilluara ...
Një ndër çështjet më të bujshme për momentin, është gjetja p...
Nertil Qato është një shqiptar i cili jeton në Itali dhe së ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...