web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tarifat e makinave/ Trump “i shpall luftë” mallrave evropianë

2 Korrik 2018, 14:37, Aktualitet CNA

Bashkimi Evropian ka mbetur i pakënaqur pas vendimit të Donald Trump, për të vendosur një tarifë prej 20%, për importet e makinave evropiane. Në letrën dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, BE shprehet se këto shifra janë të pajustifikuara. Në letër thuhet gjithashtu se vendosja e këtyre tarifave, do të dëmtonte ekonominë amerikane, si dhe do të sillte hakmarrjen e partnerëve tregtarë.

Më tej ndër rreshta thuhet, se në vitin 2017, kompanitë evropiane me bazë në SHBA prodhuan afro 2.9 milionë makina, të cilat përbënin 26 % të prodhimit të përgjithshëm amerikan.

Sektori i industrisë europiane të makinave aktualisht ka 120 mijë të punësuar në Amerikë, të pozicionuar kryesisht në rajonin jugor. /CNA.al





Lajmet e fundit nga