web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gënjeu për pasurinë/ Vetingu nxjerr zbuluar Lazen

2 Korrik 2018, 15:41, Aktualitet CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit të Tiranës, Artan Laze, për përjashtimin e trupit gjykues. Ky i fundit kishte akuzuar më parë këtë organ për njëanshmëri në vlerësim. Sipas Lazes, trupa e KPK, e hetoi atë vetëm për pasurinë dhe jo për aftësistë profesionale dhe morale. Laze mbrohej nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.

Sipas gazetës ?Shqiptarja.com?, gjyqtari i Tiranës ka akuzuar drejpërdrejt gjyqtaren Brunilda Bekteshi dhe kërkoi përjashtimin e saj për konflikt interesi. Sipas Lazes, Bekteshi në 2016, kur punonte në OSHEE, ka bërë kërkesë për përjashtimin e tij nga një proces gjyqësor.

Ps rrëzimit të kërkesëse së tij, trupa gjykuese nisi seancën për gjyqtarin. Nga hetimet rezulton se gjyqtari ka dy apartamente në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Bulqizë, tokë në Porto Palermo dhe një makinë tip ?Benz? Sipas trupës, Laze ka bërë edhe kontrata noteriale fiktive, gjithashtu ka fshehur edhe pagesën e shkollës së vajzës në një kolegj privat.

Pasi u njoh me hetimet mbi pasurinë, Laze ka fajësuar ILDKPI për pasaktësi. Më tej është shprehur se burimi i vetëm i  të ardhurave ka qenë rroga e tij. Ai ka kërkuar edhe shtyrjen e seancës, për të gjetur prova për tu rikonfirmuar në detyrë.

 

Deklarata e plotë e KPK

Kemi kryer hetim të thelluar mbi pasurinë. Gjyqtari ka një apartament në Vlorë, një në Tiranë në rrugën e ?Kosovarëve? 158 m2, një në rrugën e Durrësit 120 m2, një në Bulqizë, tokë kullotë në Porto Palermo në vlerën 200 mijë lekë, një makinë tip ?Benz? të blerë nga KQZ. Lidhur me apartamentin 158 m2 në Tiranë, përfituar në 2010 me vlerë 129 mijë euro nuk është deklaruar në 2010, por në 2011. Apartamenti është deklaruar 120 mijë euro dhe jo 129 mijë euro.

Në 2011 gjyqtari ka deklaruar se burimi i pagesës së 129 mijë euro ishin të ardhura nga shitja e një tjetër apartamenti. Për këtë pasuri ka mospërputhje midis deklaratës në ILDKPI dhe deklaratës vetting. Lazaj na është përgjigjur ?e kam paguar ashtu sikur thotë kompania dhe kontrata me firmën ?orion?. Pagesat i kam bërë me bankë dhe e kam shlyer përfundimisht në 2014?. Nga verifikime ka rezultuar se ne 2009 gjyqtari ka bërë transfertë 3.9 milionë lekë kundrejt ?orion shpk?. Por këto pagesa nuk janë pasqyruar asnjëherë në deklaratën e pasurisë së gjyqtarit.

Më 18.5.2010 gjyqtari Artan Lazaj ka derdhur 50 mijë euro për ?orion shpk?. Gjyqtari bankës i ka thënë janë burim nga emigracioni, por nuk është në deklaratën e vitit 2009. Në deklaratën e 2009 gjyqtari ka thënë vetëm 5 mijë euro cash nga shitja e një makine. Faktet e nxjerra nga transfertat në banka bien ndesh me ato çka gjyqtari shkruan në deklarata depozituar në ILDKPI.

Përsa i përket apartamentit 120 m2 tek Rruga e Durrësit, në deklaratën e vettingut gjyqtari thotë e ka blerë në 2004 dhe e ka shitur në 2010. Në 2004 është blerë 4 milionë lekë sipas kontratës  noteriale dhe jo 53 mijë euro sikur është shkruar në deklarimin e vitit 2004. Sipas kontratës së shitjes të këtij apartamenti. Në 2010 është 90 mijë euro dhe 8 milionë sikur është deklaruar.

Gjyqtari ka bërë kontratë noteriale fiktive. Rezulton mosperputhsje nga deklarata e gjyqtarit dhe përgjigjeve që na ka sjell gjyqtari me email. Ka mospërputhje me sasinë, mënyrën dhe kontratat e apartamenteve. Gjyqtari ka bërë kontratë noteriale fiktive, nuk ka deklaruar pjesën takuese te pasurive për bashkëshorten.

Gjyqtari dhe bashkëshortja kanë bërë deklarata të pasakta dhe të rreme. Gjyqtari ka kryer pagesa për ?albanian college? për shkollimin e vajzës. Por si ka pasqyruar asnjëherë në deklaratë. 10 mijë e 280 euro shuma totale e paguar për shkollën. Gjyqtari ka bërë deklarata të paplota. Në 2017 gjyqtari ka deklaruar tokë 1 mijë m2 në Porto Palermo Himarë, në kontratë noteriale e ka vetëm ai si blerës. Ndërsa në deklaratën vetting shprehet se ka pjese takuese 1/4 e tokës. Përsa i përket makinës gjyqtari e bleu më lirë tek KQZ dhe e shiti pak kohë më pas me vlerë 5 mije euro. Pasi makina ishte e 1997. Çmimi i blerjes nga KQZ dhe shitjes tek një qytetar ka diferencë. /CNA.al

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga