Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shqipëria renditet e shtata në botë për numrin e azilkërkuesve në Bashkimin Europian në vitin 2017, pas shteteve që i ikin luftës, si Siria, Iraku, Afganistani, Pakistani dhe Eritrea, më 26 mijë aplikime. Që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytëtarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur më pas në 33 mijë persona në 2016-n (shih grafikun në fund).
Shifrat janë bërë të ditura në Raportin vjetor të situatës së azilantëve, të sapo publikuar nga Bashkimi Europian. Raporti i referohet periudhës 1 janar -31 dhjetor 2017. Edhe pse me normën më të ulët të pranimeve dhe numrin më të lartë të tërheqjeve nga procedura, Shqipëria vijon të renditet në 10 shtetet me numrin më të lartë të azil kërkuesve (4% e totalit). Bazuar në të dhënat e raportit në 2017-n 10% e aplikantëve ishin tërhequr nga kërkesa e tyre, ndërsa norma e pranimit vijon të mbetet ndër më të ulëtat. Nisur nga kriteret e forta për pranimin e kërkesës për azil pjesa më e madhe e azilkërkuesve shqiptar heqin dorë nga procedurat e azilit. Franca, Luksemburgu dhe Norvegjia kanë përqindjen më të lartë.
Referuar raportit vjetor që prej 2013-s, Siria, Iraku dhe Afganistani janë tre shtetet kryesore të origjinës së aplikantëve për azil. Afërisht 15% e të gjithë azilkërkuesve ishin me origjinë nga Siria, me Irakun të renditur të dytin dhe Afganistanin të tretin, ku secili përfaqësonte rreth 7% të origjinës së azilkërkuesve në BE. Këto vende ndiqeshin nga Nigeria, Pakistani, Eritrea, Shqipëria, Bangladeshi, Guinea dhe Irani.
Në raport thuhet se vendet me normë më të ulët të pranimit të kërkesës për azil janë vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova apo Serbia.
Në 2017-n, 29% e pranimeve të kërkesave të azilkërkuesve në Francë iu dhanë shtetasve shqiptarë, një vend që ka një normë shumë të ulët të pranimit të kërkesave të përgjithësi.
Shqipëria vijon të listohet në top 10 vendet me numrin më të lartë të aplikantëve për azil në Bashkimin Europian, ku sipas të dhënave 4% e azilkërkuesve ishin me origjinë nga Shqipëria. Megjithatë numri i aplikantëve për herë të parë ka ardhur në rënie. Në 2016-n sipas raportit numri i aplikantëve nga Shqipëria ishte 32985, ndërsa në 2017-n numri i aplikantëve shënoi 26060. Shqiptarët u renditën të shtatë pas vendeve ku konfliktet civile vijojnë.
Shtete me popullsi shumë më të madhe se Shqipëria, si Rusia dhe Turqia kishin rreth 16-17 mijë aplikime në 2017-n. Serbia kishte 8305 aplikime, Kosova rreth 7600 dhe Maqedonia rreth 6900.
Tërheqja e aplikimeve
Individët që aplikojnë për azil mund të tërheqin kërkesën e tyre gjatë procedurave të shqyrtimit (përpara se të jepet vendimi final për kërkesën). Tërheqja e kërkesës mund të jetë e qartë, ose në mënyrë të nënkuptuar (kur një aplikant nuk dihet se ku është ose nuk paraqitet më në intervistë).
Në mesin e shteteve që kanë numrin më të madh të tërheqjeve nga aplikimet është Shqipëria. Nga totali i aplikimeve, 10% e tyre u tërhoqën.
Megjithatë pjesa më e madhe e tërheqjeve nga kërkesa për azil nga individët nga Shqipëria u bë në mënyrë të qartë (direkte, ku individi e bën zyrtare vendimin për t?u tërhequr nga aplikimi). 66% e aplikantëve të tërhequr nga Shqipëria e morën vendimin në mënyrë zyrtare. Pjesa tjetër e të tërhequrve rreth 34% nuk u paraqitën në fazat e mëtejshme të procedurave. Vetëm në Francë (vendi me nr. më të lartë të aplikimeve nga shqiptarët në 2017-n) u regjistruan rreth 1400 raste të tërhequra nga procedurat. Përqindje të lartë të tërheqjeve kishte edhe në Luksemburg dhe Norvegji. Në total janë rreth 2600 kërkesa janë tërhequr.
Vendi me përqindjen më të lartë të kërkesave të tërhequra është Gjermania.
Ndërsa për sa i përket çështjeve të bllokuara 9% (më e larta) e çështjeve për kërkesë për azil në Angli janë të shtetasve shqiptarë./ Monitor
DASHI 21. mars – 20. prill Kjo ditë ju sheh disi dembelë dh...
Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në qendër të Mal...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, të hënën, de...
Emisioni “Stop” ka bërë një vëzhgim në plazhin e Durrësit pë...
Sonte Fiks Fare denoncoi një grua nga qyteti i Shkodrës e ci...
Përveç pijeve alkoolike dhe ahengut, në lokalet e qytetit br...
Hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ës...
Pas vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak i Hasit, për dhë...
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, regjisori R...
Është shtuar numri i mjekëve të rinj nga Kosova të cilët dës...
Aktori Laert Vasili është i ftuar në emisionin “Studio e hap...
Dy shtetas gjeorgjianë, respektivisht, Davit Bakhtashvilli d...
Nga Enkel DemiNë atë kohë drejtoja Radio Koha, e cila ishte ...
Raimonda Çondi është doktoresha e cila kreu abortin e Kostan...
Një krim horror është ai që ka ndodhur ndaj një 16-vjeçareje...
Zyrtarisht nuk ka subjekt apo person fizik që qëndron pas pr...
Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shp...
Pasditën e sotme artistët janë mbledhur sërish para Teatrit ...
Partia Demokratike, për disa ditë radhazi në muajin maj të k...
Avokati Altin Goxhaj, ka vijuar me sulmet ndaj kryebashkiaku...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...