Presidenti Vuçiç mjeshtër i manipulimit
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka...
Pasi më parë njeri nga portalet e njohura për qëndrimin e tij të hapur kundër “gangsterizmit” zyrtar shtetëror publikoi shumën monetare të pensionit që përfiton kryeministri Edi Rama, si dhe tre presidentë, dy prej të cilëve ish dhe i treti në detyrë, në vijim të kësaj teme, po i njejti ka sjellë 60 funksionet zyrtare shtetërore që ligjërisht përfitojnë pensione pleqërie në shuma maramendëse, krahasuar me pensionet e pjesës tjetër të popullsisë. Dhe jo të asaj pjese të popullsisë që ushtron detyra të ulta, por edhe të nënpunësve të rangjeve të mesme, të cilët e ngrysin pleqërinë me pensione modeste 30 mijë lekëshe.
Ajo që bie në sy në raportimin e portalit në fjalë është fakti se me pensionet që i kanë paracaktuar vetes të qenët në majën e piramidës së pushtetit tregojnë se nuk mendojnë dhe veprojnë në emër të begatimit të vendit dhe taksapaguesve, por si të zhvasin për vete sa më shumë.
Në këtë pikë edhe Edi Rama, sikurse dhe ish presidentët Bujar Nishani, Sali Berisha,Ilir Meta etj., preferojnë të zbatojnë formulën e oligarkëve bisnesmenë: “Mbi gjithçka vetja ime”, edhe pse janë votëbesuar për të qenë menaxherë të mirë dhe jo përvetësues oligarkë.
Ish presidenti Bujar Nishani, sipas llogaritjeve që i ka bërë portali “Pamfleti.net”, pensionin total të pleqërisë e ka 167 mijë e 750 lekë të reja në muaj.
Sali Berisha i dalë në pension pleqërie i bie të përvetësoj 149 mijë e 770 lekë të reja në muaj, pensioni që mund të përfitoj Edi Rama llogaritet deri në 100 mijë e 500 lekë të reja në muaj, kurse pensioni i Ilir Metës shkon në 142 mijë e 200 lekë të reja në muaj.
Ky është grupi i parë , pasi përveç tyre janë edhe 57 burokratë të tjerë që përfitojnë si pension pleqërie shuma nga 1 deri në 1.5 milion lekë (të vjetra). Dhe ja cilët janë, sipas të njejtit burim informimi: Zv/Kryeministri, të gjithë ministrat, Zv/Kryetari Kuvendit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i KLSH, Kryetari i SHISH,Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Zv/Kryetari KLD, gjeneralët e ushtrisë, kryepolicët me gradë ?madhore?, deputetët e Kuvendit, anëtarët e KQZ, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, Avokati i Popullit, Kryetari i ILDKPKI, Kryetari Akademisë së Shkencave, Sekretarët e Shtetit, zv/ministrat, Shefi i Kabineti të Kryeministrit,Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Guvernator i Bankës së Shtetit,Zv/Guvernator i Bankës së Shtetit, Kryeinspektor i Bankës së Shtetit, Kryetar i Gjykatës së Apelit,Kancelar i Gjykatës së Lartë, Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive, Drejtor i ISKSH, Drejtor i Shërbimeve Qeveritare, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, Zv/Kryetar i Akademisë së Shkencave, Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave,. Zv/Prokurori i Përgjithshëm, Shef i Protokollit të Presidencës, Kryetari i Komitetit Olimpik, Drejtor i Përgjithshëm në Ministri, Drejtori i RTVSH, Zv/drejtori i RTVSH, Drejtor i ATSH, këshilltarët e Presidentit, këshilltarët e Kuvendit, këshilltarët e Kryeministrit, këshilltarët e ministrave, Avokati i Shtetit, Kryetari i Arbitrazhit Shtetëror, prefektët, Rektori Universitetit të Tiranës, ambasadorët, Atasheu Diplomatik, Kryetarët e këshillave të qarqeve, Drejtor i Arkivës Qendrore.
Në sjelljen e tyre përvetësuese “burrat e shtetit shqiptar” veprojnë njësh me “gangsterët”, pa dashur t’ja dinë as për moralin e ulët që shpërfaqin dhe as për paratë e taksapaguesve, nga buxheti i të cilëve dalin shumat e pensioneve të tyre milionëshe. Ligjin e kanë qepur siç u duhet, për të mos lenë atakim në vendimarrjet e paturpëshme.
Të panginjur me përvetësimet dhe privilegjet e kohës së qënies në pushtet, me ndihmën e sejmenëve parlamentar i kanë ligjëruar vetes të përvetësojnë milionat në pleqëri si shpagim për ushtrimin e një veprimtarie zyrtare që përgjatë 30 viteve të ikura e ka renditur Shqipërinë ndër vëndet politikisht e shoqërisht më problematike, financiarisht më të varfërën e Rajonit, kurse shqiptarëve i kanë mbrujtur vetëm një dëshirë të flaktë: Arratisjen sa më parë nga vendi.
Ndaj nuk meritojnë as dhjetra milionat e përvetësuara gjatë karrierës zyrtare dhe as milionat e pleqërisë, por fatin e Pinoçetit, të cilin, megjithë kalvarin e gjatë, drejtësia kiliane e shtyri në dorë në pleqërinë e tij të thellë…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka...
Edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga vrasja e Ivanoviqit, në v...
Debatet për Teatrin Kombëtar vijojnë të mbeten në qendër të ...
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli vijon t’ju qëndrojë...
Në shtatorin e 2016-s, kur mbante ende detyrën e ministrit t...
Ish-presidenti Bujar Nishani deklaron se vendet kryesore evr...
Avokati i njohur Saimir Vishaj jep alarmin për një fakt, sip...
Policia e Shtetit, pretendohet se është institucioni bazë që...
Drejtuesit e emisioneve televizive janë bërë si parulla e v...
Departamenti i Shtetit ka nxjerrë paralajmërim për shtetasit...
Ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati ka lëshuar alarmin për...
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, në një intervistë për ER...
Vin Salani i Neimit të Labinotit, megjithëse kishte biseduar...
Të Hënën në orën 06:00 të mëngjesit, riparimi i asfaltit në ...
Në Babrru, është ndërtuar kampi, ku qëndrojnë ayilantët, të ...
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala në një intervistë bërë b...
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në një dalje...
Një tjetër aksident është regjistuar në aksin Elbasan-Peqin,...
Nënkryetari i Partlamentit, si dhe deputeti i Partisë Demokr...
Në kuadër të turit të llogaridhënies publike, kryeministri R...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...