Zgjatet mandati i ushtarëve gjermanë në Kosovë
Shtyhet edhe për një vit mandati i Bundeswehrit në Kosovë. 2...
Nga Andi BUSHATI
*E gjithë propaganda e pushtetit është angazhuar ditët e fundit për ta paraqitur çështjen e Teatrit Kombëtar si një dasi mes artistëve. Që pas tubimit të shtirë që zhvilloi kryebashkiaku Veliaj, mediat e pushtetit, ato që po përgatiten të rëmbejnë me miliona euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, u munduan të vënë si kryelajme të tyre faktin se komuniteti i aktorëve ishte i ndarë, disa për ruajtjen e godinës së vjetër dhe disa për ngritjen e një teatri të ri.
Të tjerë shkuan edhe më tej duke vënë në pah ndonjë lapsus banal në gjuhën e atyre që janë formuar për të interpretuar më shumë sesa për të menduar. Kështu u tentua të jepet një tablo e rreme sikur Reshat Arbana ishte kundër Luftëtar Pajos, sikur Robert Ndrenika ishte kundër Zamira Kitës apo sikur Alfred Trebicka ishte kundër Ervin Culit.
Në këtë histori, ku nuk do të qe e vështirë të dalloje konfliktin e atyre që thonë mendimin e tyre dhe të tjerëve që paguhet si drejtorë, këto cic mice kanë fare pak rëndësi.
Në qëndrimet e aktorëve të pamësuar me gjuhën e drunjtë të politikës, e cila përbën fjalorin themelor të mediave tona tradicionale, dikush me siguri mund të shtangej nga patetizmi ekstrem i Asqeriut, nga shpërthimet ekstreme të Dërhemit apo nostalgjia e tepruar e Roza Anagnostit, por vënia e theksit tek ato është është një manipulim i pastër.
E para sepse në gjithë këtë histori të dallueshme korrupsioni dhe arbitrariteti ka fare pak rëndësi forma e shprehjes, përpara aktit të rezistencës.
E dyta dhe më kryesorja sepse sado që është i lidhur emocionalisht me fatet, kujtimet për të shkuarën dhe të ardhmen e aktorëve, fati i Teatrit Kombëtar nuk është vetëm monopoli i tyre. Ai është një çështje që na prek të gjithëve
Prandaj, përpara se të merremi me aspektet banale të një drame shumë më të gjërë, gjithkush që është në mirëbesim duhet të ngrejë disa pyetje.
Pse qeveria po përgatit një ligj antikushtetues që anashkalon korpusin legjislaltiv të miratuar prej vitesh për t?i falur një tokë shtetërore në mes të Tiranës një kompanie private?
Pse kur ky është një biznes fitimprurës me grataçiela milionëshe, Edi Rama nuk bën garë por i?a dhuron atë klientit të tij, firmës Fusha?
Pse kur ndërkombëtarisht shitet sikur ka pasur një konkurs ndërkombëtar, qeveria e ka miratuar vetë edhe arkitektin danez Bjorke Ingels, që u paraqit në Tiranë me një plagjaturë të shëmtuar?
Pse kur ka një përvijim konsensual se ajo godinë dhe ajo zonë është monument i trashigimisë kulturore, askush nuk pyet për këtë?
Pse prej 20 vjetësh nuk hiqet dorë nga gënjeshtra se ajo godinë është duke u shembur dhe më në fund doli dhe Veliaj që në stilin e tij, sa më i madh mashtrimi aq më e madhe besueshmëria, ngjalli panikun se aktorët rrezikohen të vdesin nga kanceri?
Pse disa herë kryebashkiaku u kap në mashtrim nga deklaratat e ministres së kulturës dhe të dy bashkë dolën bllof nga qëndrimet e Ramës?
Pra e gjithë kjo histori ngërthen brenda vetes aq shumë pikpyetje dhe dilema sa e ke më të lehtë të besosh tek një histori grabitjeje e përmasave të mëdha, sesa për një debat estetik se çfarë lloj teatri duhet të kemi.
Dhe si i tillë, diskutimi për të duhet të fokusohet pikërisht këtu. Tek afera, tek paratë, tek lidhja e shkurtër e kryeministrit me klientin e tij privat.
Çdo lloj shmagjeje tjetër, çdo tentativë për ta paraqitur atë si një betejë këndvështrimesh mes artistëve që kanë marë poste nga qeveria dhe atyre që nuk ndikohen nga versioni zyrtar, është një manipulim i pastër.
Kushdo që vepron në mirëbesim dhe që nuk është pjesë e sistemi mediatik që po përgatitet të vjedhë taksat e shqiptarëve, nuk ka pse fokusohet as tek ndonjë fyerje e tepër e Trebickës, as tek debati banal mbi pagën e Mirush Kabashit dhe as tek ringjallja e Avni Rustemit në jetën reale.
Pyetja themelore e kësaj afere është nëse do ta lëmë Edi Ramën të vjedhë diçka që na takon të gjitëve. Dhe kush e shmang atë për t?u marë me detaje, nuk bën asgjë tjetër veçse renditet në krah të hajdutëve.
Shtyhet edhe për një vit mandati i Bundeswehrit në Kosovë. 2...
Si shpërndahen refugjatët brenda BE dhe kur kontrollohet zon...
Dy grupe të burgosurish të katëgorisë së mitur janë përleshu...
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar pasditen e sotme një t...
Kryeministri Edi Rama ka “zhdukur” nga zyra e tij, portretin...
Aktori Gent Hazizi ka reaguar pas deklaratës së Alfred Trebi...
Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, i cili është vënë n...
Pasi më parë njeri nga portalet e njohura për qëndrimin e ti...
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka...
Edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga vrasja e Ivanoviqit, në v...
Debatet për Teatrin Kombëtar vijojnë të mbeten në qendër të ...
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli vijon t’ju qëndrojë...
Në shtatorin e 2016-s, kur mbante ende detyrën e ministrit t...
Ish-presidenti Bujar Nishani deklaron se vendet kryesore evr...
Avokati i njohur Saimir Vishaj jep alarmin për një fakt, sip...
Policia e Shtetit, pretendohet se është institucioni bazë që...
Drejtuesit e emisioneve televizive janë bërë si parulla e v...
Departamenti i Shtetit ka nxjerrë paralajmërim për shtetasit...
Ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati ka lëshuar alarmin për...
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, në një intervistë për ER...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...