web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njihuni me njeriun që vjen si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

14 Qershor 2018, 18:14, Aktualitet CNA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të firmosë një emërim tepër të bujshëm për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Pas ikjes së ambasadorit amerikan ende në detyrë, Donald Lu, të cilit në muajin shtator i mbaron mandati, vendin e tij pritet ta zerë John Smibert, aktualisht drejtues i misionit OPDAT, ose njeriu që ka kaluar në duar reformën shqiptare në drejtësi.

Lajmin e ka publikuar “Pamfleti.com”, që, duke u mbështetur në burime diplomatike, raporton se: fundjavën e shkuar John Simbert dhe ambasadori Donald Lu janë takuar në Uashington me njeriun më të rëndësishëm të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin, i cili më pas i ka dërguar një memo urgjente sekretarit Pompeo, që ndodhej në Kanada, në Samitin e G7-s.

Në vijim të portretizmit, “Pamfleti” kumton se Simbert njihet edhe si ?babai? i vettingut dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit, por natyrisht edhe i Prokurorisë Speciale. Është personi më i sulmuar realisht, pas ambasadorit Donald Lu, nga pjesa e politikës që ka kundërshtuar reformën në drejtësi.Duke qenë kreu i OPDAT ai ka udhëhequr të gjitha procedurat për të rekrutuar njerëzit që do të punojnë në Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilët po trajnohen në SHBA, nënvizon “Pamfleti”.





Lajmet e fundit nga