Nga Edison Ypi/ Biçim romani i Virgjil Muçit
Nis e lexon biçim romanin e Virgjil Muçit. Që në faqet e par...
Një fjalë e urtë thotë që kur arrin famën, suksesin, madhështinë apo admirimin e popullit tënd, duhet të ruhesh nga disfatat. Enno e di këtë.
Natën nuk fjeti mirë, bëri një gjumë allasoj. Në ëndërr i shfaqeshin lugetër. Goja i shkrumbohej dhe sa me shumë etja i digjte qiellzat, i ngjante sikur dikush i hidhte kripë. Një parandjenjë e keqe i vërtitej si topuz mbi krye. Dy tre herë hapi dritaren por çuditërisht zjarrmia nuk i ulej. Ku je shpirt që nuk del derisa erdhi mëngjesi. Nuk foli asnjë fjalë.
Një shenjë bëri që nënkuptonte kafe turke të hidhur. E piu ashtu si në heshtje pa solemnitet por si i përzhitur nga një dhimbje fisnike, gjalpin e reçelin i pa me përbuzje as i preku me dorë. Nuk u rrua dhe ashtu me qime të kreshpëruara si kurriz peshku doli në rrugë. Nuk i flitej me askënd. Mori një taksi e drejt për në zyrë. Beni, dezhurni i selisë, i doli përpara, dridhej, dihatej, përpiqej të shpjegonte diçka por fjalët vrisnin veten një e nga një. Në shkallë Greta, shefja e kabinetit të Bashës, çirrte faqet e lotët i shkonin çurg. Strazo, si shkëmb ishte ulur këmbëkryq në korridor dhe dukej si Sef Kosharja pas betejës së Kaçanikut. Ta prisje në 100 vende si dilte një pikë gjak. As i nuk fliste. Kater rojet e armatosura që kishte vënë para zyrës së Ennos kishin rënë në gjumë të thellë… Asnjë shkundje nuk i zgjonte… Asnjë vikamë nuk jua çonte zërin në timpan. Enno pa derën e shqyer. Parandjenja nuk e kishte zhgënjyer. Syu i shkoi mbi kasafortë. Ajo ishte shpartalluar. Sirtari ishte bosh. Plani i shpëtimit kombëtar ishte zhdukur
-…O kob… o tmerr… o prapsi.. o dreq…. o shigjeta të helmatisura të fatit të tërbuar ç’keni bërë kështu! -vikati Enno dhe u trand, gjunjët e lëshuan, por Strazo gjeti forcë u ngrit për vete, e mbajti dhe e uli mbi kanape.
Donika pastruesja solli një kanë me ujë dhe ja hodhi mbi krye plot ankth. Enno kishte rënë në kllapi. Fliste përçart
-Shqipëria… unë… ata… atdheu… plani… Saliani… Edi Rama… Basha…ku rafsha mos u vrafsha… Shpëtimi, zgjimi, tërbimi…!
U mblodhën rreth tij si apostujt rreth krishtit në malin e shenjtë dhe hamendjet filluan.
Njëri tha që një grup rambosh nga lozhani fshati i Salianjit u pa natën të hynte në godinë dhe të vinte në gjumë Benin dhe rojet e armatosura të Strazos… pastaj shkallmuan derën dhe u bënë furi.
Të tjerë bënin be s’e kanë parë në aksham pa ja behur rojet bernard banushin me sharrë hekuri të priste bravën dhe të vjedhë planin, për t’ia dërguar Ed Lesit i përmbysur në krevat nga shiatiku.
Madje guxojnë të thonë se ky sa e ka parë i ka thënë po pse me këso gjepurash do merrem unë, me këtë hall që më ka zënë. Bernardi paskësh çapëluar sytë si dac nga habia, ndonëse kishte rrezikuar kokën në atë aksion gueril.
Hamendjet veçse shtonin dergjien. Si benzinë mbi zjarr binin ato. Enno nuk fliste po dhimbja e kishte shndërruar atë në monument të gjallë. Pas ca orësh tha një fjali të plotë: “Faik beu i Konicls i ngjashmi im në mendime e iluminizëm paskësh pasur të drejtë kur ka thënë: ‘Shqipëri të kam dh… nuk të mora vesh asnjëherë’. Unë i dhashë zgjidhjen, planin, shpresën, ringritjen dhe ja si ma shpërblyen nga smira”, dhe dy pika lot i rrëshqitën mollzave e ra në zali. /CNA.la
Nis e lexon biçim romanin e Virgjil Muçit. Që në faqet e par...
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, u lirua të enjten...
Kryeministri Edi Rama vijon të mbajë fjalën e tij të dhënë, ...
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, th...
Një anije është bllokuar sot në afërsi të Lungomares në Vlor...
Sipas interpretimit të Greqisë Republika e Maqedonisë, që ës...
Organizatat mjedisore kundërshtuan përsëri ndërtimin e Hidro...
Para pak ditësh aktori apo artisti i popullit Luftar Paja iu...
Dëshmitarët okularë të vendngjarjes kanë thënë se vetura e g...
CNA.al, raportoi dy ditë më parë për investimin më të ri të ...
Një incident është shënuar sot, para fillimit të takimit të...
Fuqia e Internet of Things, teknologjia që po revolucionaliz...
Policia franceze ka arrestuar një çift 31 vite pasi vajza e ...
Provimet e maturës së këtij viti janë shoqëruar me skandale....
Në ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, Ministrja e Shëndet...
Nga dëgjesa që po zhvillon me artistët kryetari i Bashkisë s...
Komiteti i Maturës Shtetërore 2018, në zbatim të detyrave të...
Çështja e teatrit Kombëtar ka sjellë reagime të shumta, në s...
Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim...
Gjykata e Krimeve të Rënda sot është bërë dëshmitare e një p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...