Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar në lidhje me një deklaratë të kryeministrit Rama, për përdorimin jashtë normave të pesticideve në fruta dhe perime.
Referuar një deklarate të kryeministrit, i cili ka thënë se ?prodhimet dhe kulturat tona bujqësore janë brenda normave e se ato eksportohen edhe në vende të BE-së?, Dyrnjaja thotë se ky është kulmi i skandalit.
?Në këtë pikë kur skandali është i gjithpranuar ndërhyn kreu i qeverisë që thotë se prodhimet dhe kulturat tona bujqësore janë brenda normave e se ato eksportohen edhe në vende të BE-së. Pastaj kryeministri e moderon qëndrimin mbrojtës kur thotë se problemi ekziston, por ndërkohë nuk harron të thotë se nuk jemi aq keq si më parë.?-shkruan Dyrnjaja në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale.
Sipas tij kjo është papërgjegjshmëri e kryeministrit, i cili po del në mbrojtje të ?vrasësve?.
Ndër të tjera, ai thekson se ?Ajo që po ndodh me produktet e tokës është kriminale, është një vrasje e heshtur që për qëllime përfitimi disa urithë serash po ia shesin popullit edhe me para. Dhe pikërisht me qëndrimin e tyre Kryeministri i del në mbrojtje këtyre krimineleve të heshtur.?
Postimi i plotë:
Kryeministri iu doli në mbrojtje vrasësve!
Pas shumë skandaleve me cilësinë dhe pasigurinë e ushqimeve, të llojit natyral dhe artificial mbërrin edhe një reagim i Kryeministrit të vendit. Në vend ka kohë që në tregje dhe zonat e kultivimit prodhohen perime e fruta me lëndë të dëmshme për shëndetin e popullatës deri në rrezikun për jetën. Gjendja është aq fatale sa këtë fakt e pranojnë që nga prodhuesit (kujtoj një investigim të emisionit Fiks Fare ku fermerët pohonin se ata vetë nuk i përdornin për familjet e tyre këto prodhime për shkak të nivelit të lartë të komikateve), deri te tregtarët e vetë konsumatorët që thonë se e dinë dhe njohin problemin, por nuk kanë çfarë të bëjnë sepse nuk ka mundësi alternative zgjedhjeje.
Në këtë pikë kur skandali është i gjithpranuar ndërhyn kreu i qeverisë që thotë se prodhimet dhe kulturat tona bujqësore janë brenda normave e se ato eksportohen edhe në vende të BE-së. Pastaj kryeministri e moderon qëndrimin mbrojtës kur thotë se problemi ekziston, por ndërkohë nuk harron të thotë se nuk jemi aq keq si më parë.
Pra në tërësi pranon që jemi keq, por jo shumë keq. Tani të pranosh se ke probleme me rrugët se më mirë e se më keq edhe tolerohet, të pranosh se je më mirë se shumë keq me furnizimin me energji apo ujë të pijshëm edhe tolerohet. Por të pranosh si normalitet se ka probleme me cilësinë e prodhimeve ushqimore, por gjendja është disi më mirë se më parë është cinike, ironike por edhe një papërgjegjshmëri totale.
Ushqimi i deformuar me lëndë kimike në sasi jashtë normave krijon probleme të mëdha për shëndetin e njerëzve. Lëndët kimike të paautorizuara që iu hidhen perimeve dhe frutave pa kriter, shkaktojnë dëmtime në organin tretës, stomak, zorrë, mëlçi dhe më së shumti në gjak.
Këto lëndë janë të dëmshme për trurin dhe janë një gjenerues dhe suportues i qelizave kancerogjene. Kanceri tani nuk është më një sëmundje e rrallë, por është një sëmundje masive që nuk po kursen askënd, burra, gra, të rinj e fëmijë.
Ajo që po ndodh me produktet e tokës është kriminale, është një vrasje e heshtur që për qëllime përfitimi disa urithë serash po ia shesin popullit edhe me para. Dhe pikërisht me qëndrimin e tyre Kryeministri i del në mbrojtje këtyre krimineleve të heshtur. Qëndrimi i Ramës në këtë rast është totalisht i gabuar sepse rreshtohet krah spekulantëve që shkatërrojnë jetë njerëzish. Problemi duhet shtruar ndryshe.
Së pari duke pranuar se ndodhemi përballë një emergjence kombëtare ushqimore.
Së dyti duke kërkuar dhe iniciuar ashpërsimi i legjislacionit për të dënuar ashpër dhe fort çdo spekulant që merr jetë dhe shkatërron cilësinë e jetës së njerëzve.
Së treti duhen rritur kapacitetet e kontrollit dhe verifikimit, përmes zgjerimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por edhe duke futur në lojë me përgjegjësi profesionale dhe ligjore teknologë dhe agronomë të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi për certifikimin e produkteve bujqësore që në prodhim.
Dhe ajo që është më e rëndësishme është rritja e bazës verifikuese që lidhet me laboratorët e kontrollit që duhet të pajisen me aparaturat e nevojshme dhe të fjalës së fundit. Vetëm duke plotësuar këto kushte një drejtues qeverie mund të pretendojë e flasë për më shumë siguri ushqimore. Në kushtet që jemi qëndrimi i Kryeministrit është i papërshtatshëm, jo bindës dhe për më tepër i papërgjegjshëm. Ka gjëra më të rëndësishme në këtë vend se sa beteja me aktorët. Paratë që po harxhohen për rrëzimin e teatrit kombëtar do të ishte më mirë të investoheshin për sigurinë ushqimore të popullatës për laboratorë e për burime njerëzore kontrolli. Jeta e njerëzve vlen më shumë sesa muret e një teatri dhe me jetën sidomos atë të fëmijëve nuk duhet bërë as propagandë as politike sepse është mëkati më i madh ndaj popullit. Zoti kryeministër mos i merr në mbrojtje vrasësit e popullit.
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ndahet nga jeta ish-kreu i PD, në njësinë 8 në kryeqytet, nj...
Kthjellime dhe vranësira kalimtare vijojnë ndikimin deri në ...
DASHI 21. mars – 20. prill Kjo ditë do ju gjejë më romantik...
Sot është zhvilluar testi i radhës i maturës shtetërore, për...
Komisionari për zgjerim Johanes Han Mbulim Han në një interv...
Me kendimin e këngëve patriotike maqedonase dhe thirrje ofen...
Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë, aktori i njohur ...
Një i mitur është plagosur me fishekzjarre në Vaun e Dejës.N...
Teatri Kombëtar, a duhet shembur? Ka qenë një tjetër pyetje,...
I ashpër ka qenë kryetari i Partisë”Zgjidhja”, Koço Kokëdhim...
Vendimi e konstatimi i Gjykatës Kushtetuese është po aq i fa...
Një ndër pyetjet që drejtuesi i intervistës në “Fax News” i ...
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Qendrore Evropia...
Pak ditë më parë Lulzim Basha, nga lodhja e madhe në punë, g...
Kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me kreun e OBRM-P...
Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kryeministrin Ed...
Nënkryetari i Partisë Demokratike njëherësh edhe nënkryetar ...
Shefi i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov, sot është takuar me...
Plani i rrëzimit të Teatrit Kombëtar është një mekanizëm dja...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...