Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në pesë vitet e fundit, Partia Demokratike është drejtuar nga Lulzim Basha. Kryetari i PD-së, i zgjedhur si trashëgimtar nga Sali Berisha, i cili falë paaftësisë së tij epike e ka çuar PD-në në minimumin historik të votave, mbështetjes popullore, por edhe vetë strukturës brenda PD-së.
Por, ajo që ka spikatur dhe që shpesh diskutohet është roli që ka Sali Berisha në drejtimin e PD-së. Sjellja e tij politike në opinionin publik, si dhe pozicioni që mban kryetari i emëruar Lulzim Basha.
Në këto pesë vite shpesh kemi parë një ndryshim rolesh. Lulzim Basha ka bërë rolin e liberalit, dhe politikanit me vizion europian. Këtë e bëri edhe në protestën e fundit, kur tentativën e qytetarëve për rezistencë e quajti dhunë dhe fiku zjarrin e atyre pak demokratëve që do qëndronin me shpirt ditë e natë deri në dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.
Por, Basha sa herë bën rolin e liberalit, përballë ka radikalin Sali Berisha, liderin historik të PD-së, njeriun që e ka vendosur në atë karrige dhe që shumë njerëz besojnë se me një fërshëllimë mund ta heqë, por është e vështirë që kjo të ndodhë tashmë.
Berisha merr rolin e radikalit, bën thirrje për revolucion sa herë që Lulzim Basha është i moderuar, por në këto pesë vite ka ndodhur edhe e kundërta, çka e ka bërë këtë lojë politike një akt të pabesueshëm.
Le të kujtojmë disa raste:
Në çadër ishin thirrjet e Berishës për revolucion, por radikal u bë edhe Lulzim Basha kur deklaroi se Fatmir Xhafaj nuk do të hynte në ministrinë e Brendshme pa kaluar mbi trupin e tij dhe të demokratëve që ishin në çadër. Nga ana tjetër çonte këshilltarët e tij miserabël që ti kërkonte Berishës të heshte apo të largohej nga skena politike.
Në negociata me ndërkombëtarët, Lulzim Basha deklaronte se ishte gati ta mbyllte çadrën, por ishte Sali Berisha që e pengonte, duke ja faturuar atij lëvizjen radikale në çadër, megjithëse ishte vetë ideatori, skenaristi dhe ekzekutori.
Mori rolin e të moderuarit dhe firmosi marrëveshjen me Edi Ramën. Kolapsin e çadrës e justifikoi me Sali Berishën. Vetë mori rolin e të moderuarit dhe atë e çoi në skain radikal.
Më tej me listat e deputetëve, sërish merr pozicion radikal, bën spastrime për interesa krejtësisht korruptive dhe në interes të xhepit të tij. Merr përsipër listën, është ekstremisht radikal në sjelljen e tij brenda PD-së dhe pasi humbet, justifikohet se i ka marrë përgjegjësitë e tij, rikthehet në pozicion të moderuar dhe faturën e listës ja kalon Berishës, jo publikisht, por nën rogoz. Shumica në PD janë të bindur se ajo është ?lista Berisha?, megjithëse ajo është firmosur dhe vulosur nga radikali Basha.
Më pas kemi zgjedhjet në PD, sërish radikalizim nga ana e Bashës dhe rol të moderuar nga Sali Berisha, i cili gjithë kohës bën thirrje për bashkim. I tërheq nga pak veshin Lulit dhe përdor shuplaka për kritikët.
Më tej vjen kryesia dhe ndryshimet në statut, që tregojnë një tjetër pozicion të radikalizuar të Lulzim Bashës. Vjen dhe Kuvendi, i cili është pjesa më ekstreme.
Së fundi kemi dhe protestën, të cilën Luli kërkoi ta radikalizonte, më pas i dështoi dhe mori rolin e personit të moderuar.
Sa herë Luli është në hall, Berisha është i moderuar dhe përpiqet të jetë ?susta?. Kur Luli ka pak ngritje, dhe ka nevojë për më shumë ekstremizëm, sërish vjen në rol Berisha. E thjeshtë me gjuhën e futbollit, ?topin? ja pasojnë njëri-tjetrit.
Asnjëri prej tyre nuk është radikal, dhe kurrësesi Lulzim Basha i moderuar, por në fakt është një lojë, një sajesë dhe për ta mbyllur dhe për të qënë të vërtetë deri në fund, e gjitha kjo është tallja e Lulzim Bashës me PD dhe pafuqia e tij për të nxitur rezistencë dhe revoltë të vërtetë popullore kundër qeverisë, që jo vetëm e ka mbushur kupen, por edhe i është derdhur tashmë./ CNA.al
Është zhvilluar sot në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë d...
Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” Bledi Kasmi, ...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi para banorëve të...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi gjatë fjalës së tij sot në Ko...
Një person i armatosur ka qëlluar më armë zjarri drejtë patr...
Prej kohësh televizionet janë në betejë të vazhdueshme për a...
Gjykata për Krimet e Rënda ka kaluar për shqyrtim dosjen e i...
Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka nisur një tur të ...
Deputeti i Lulzim Bashës, Klevis Balliu i njohur më së shumt...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në mbledhjen e Komisionit...
Albert Veliu, i ashtuquajtur “Dëshmitari X” në audio përgjim...
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PD është shoqërua...
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho paralajmër...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Ditën e sotme vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira kal...
DASHI 21. mars – 20. prill Do të jeni shumë romantikë dhe ë...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të hënën, është shp...
Një aksident mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në sha...
Një aksident mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në sha...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...