I nxehti përvëlon Europën Perëndimore/ Franca, Britania dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Qeveria në kuadër të turit të llogaridhënies publike është zhvendosur në qytetin e Gjirokastrës që një ditë më parë.
Kryeministri dhe Ministrat kanë zhvilluar takime dhe diskutime me qytetarët.
Në krah të kryeministrit Rama u pa dhe kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami.
Shfaqja e saj pranë Ramës u komentua si një sinjal, se po braktiste LSI-në dhe Monika Kryemadhin, për tiu bashkuar me PS-së.
Por vetë Rami në një reagim në rrjetet sociale, as nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
Ajo ka thënë se interesat e Bashkisë së Gjirokastrës dhe qytetarëve të saj qëndrojnë përtej bindjeve politike dhe fakti se është propozuar si kryebashkiake nga LSI nuk do të thotë se nuk do të marrë pjesë në takime dhe diskutime ku do të marr pjesë kryeministri Edi Rama.
” Personalisht kam ardhur në postin e Kryetares së Bashkisë si propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe politikisht jam dhe do të jem pjesë e kësaj force, por mbi interesat politike unë kam marrë përsipër për të drejtuar Bashkinë, mbi interesat partiake unë kam vendosur dashurinë dhe përgjegjësinë për Gjirokastrën. Nga ana tjetër mendoj se nuk ka asgjë të keqe të përballesh me problemet e njerëzve dhe kur këtë e bëjnë bashkë, njëkohësisht të dy pushtetet nuk lënë vend për hamendje tek njerëzit, prandaj për këtë e falënderoj Kryeministrin që më ftoi të jem pjesë e panelit të llogaridhënies”, shkruan Rami ndër të tjera.
Ndryshe deklarata e saj mund të komentohet se Rami po shikon mundësitë për t’iu bashkuar PS-së, pasi LSI duket se është në grahmat e fundit.
Reagimi i plotë:
Të dashur bashkëqytetarë. Këto ditë kemi mysafir në Gjirokastër Kryeministrin e Shqipërisë dhe kabinetin e tij. Personalisht e quaj tepër të rëndësishme vëmendjen e tyre ndaj Bashkisë tonë pasi jo vetëm në kushtet e sotme, por gjithmonë, bashkëpunimi midis pushtetit qëndror dhe atij vendor, është vendimtar për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së komunitetit.
Personalisht kam ardhur në postin e Kryetares së Bashkisë si propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe politikisht jam dhe do të jem pjesë e kësaj force, por mbi interesat politike unë kam marrë përsipër për të drejtuar Bashkinë, mbi interesat partiake unë kam vendosur dashurinë dhe përgjegjësinë për Gjirokastrën. Nga ana tjetër mendoj se nuk ka asgjë të keqe të përballesh me problemet e njerëzve dhe kur këtë e bëjnë bashkë, njëkohësisht të dy pushtetet nuk lënë vend për hamendje tek njerëzit, prandaj për këtë e falënderoj Kryeministrin që më ftoi të jem pjesë e panelit të llogaridhënies.
Çfarë të mire do të kishte Bashkia dhe komuniteti i saj nëse unë do të sillesha ndryshe? Unë jam e qartë në veprimet e mia prandaj për të shuar të gjitha hamendjet e ngritura në disa media mbi takimet dhe të gjithë qëndrimin tim gjatë turit të Kryeministrit dhe Kabinetit Qeveritar, sqaroj se ato kanë të bëjnë, së pari me mikpritjen Gjirokastrite ku mysafiri nderohet dhe nuk i kthehen krahët dhe së dyti sepse vlerësoj se nuk ka më të rëndësishme se vëmendja e Qeverisë ndaj Gjirokastrës. Të gjitha hamendjet e tjera nuk kanë asnjë lidhje me qëndrimin tim.
Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë!”, shkruan Rami në rrjetet sociale. /CNA.al
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka ndrëprerë...
Policia e Fierit ka vënë në pranga një çift, nën akuzën “Mas...
Prokuroria e Tiranës ka thelluar hetimet në lidhje me kontra...
Ish-ministri në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani ka vijuar kome...
Profesori i njohur, Agron Gjekmarkaj në një opinion të botua...
Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me qytetarët e Gjiroka...
Prokuroria e Krimeve të Rënda nis fletë thirrje Edi Ramës, n...
“Lufta” që Top Channel i ka hapur Gjykatës së Lartë është dë...
Një reagim thuajse në histeri dhe tepër pa kuptim ka plasur ...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri me dije se ka hyrë...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot me kthjell...
DASHI 21. mars – 20. prill Nëse nuk doni të bëni një ndrysh...
Analisti Fatos Lubonja shprehet se ministri i Brendshëm, Fat...
Jetmir Olldashi i shndërruar në personazhin më të rëndësishë...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e emis...
Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një nëpunës të Hipotekës...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka pranuar mbrëmjen e sot...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është i ftuar në studion...
Gazetari Jetmir olldashi, në një intervistë në emisionin “Op...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...