Protestuesit e larguan nga protesta/ Zmbrapset Shehaj
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në një tjetër dalje për mediat paraditen e sotme, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj theksoi se 3 faktet që sipas tij vërtetojnë që Fatmir Xhafaj ka ndikuar në mos arrestimin e vëllait të tij Agron Xhafaj, i dënuar me 7.2 vite burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike.
Më tej deputeti i PD, Ervin Salianji, është shprehur se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është bos i një grupi të madh droge në Vlorë, denoncim të cilin e kanë shoqëruar me një video-përgjim, të Agron Xhafajt.
Deklarata e plotë:
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t?i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg.
Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar cdo veprim për ekstradimin e të vëllait.
Fallsikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri dhe Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj për trafik ndërkombëtar droge, nuk bën asnjë ditë burg.
Me 7 Tetor 2010 Fatmir Xhafaj deklaroi se ?e ka ndihmuar vëllanë t?i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negativ përballë ligjit?.
Kjo është gënjeshtër.
Kjo është e pamundur përsa kohë Fatmir Xhafaj siguron nga posti i tij që Agron Xhafaj të mos bëjë asnjë ditë burg nga dënimi dhe të vazhdojë të jetojë me paratë e drogës, pasuri e cila nuk është sekuestruar sic kërkon ligji Antimafia.
Dje e pyetëm Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj:
A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të trafikut të drogës?
Kanë kaluar 24 orë dhe Fatmir Xhafaj nuk ka kthyer përgjigje.
Ne i dimë arsyet përse ai hesht.
Arsyet janë se i vëllai i Ministrit të Brendshëm nuk bën një jetë normale, siç garanton Fatmir Xhafaj.
Ai është një nga bosët më të fuqishëm të trafikut të drogës në Shqipëri, që drejton dhe koordinon një grup kriminal me bazë në qytetin e Vlorës.
Partia Demokratike publikon sot një material audio që tregon se Agron Xhafaj e kryen aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës edhe gjatë kohës që vëllai drejton Ministrinë e Brendshme.
III. Qëndrim përmbyllës
Kjo që dëgjuam është e vërteta dhe realiteti.
Agron Xhafaj është bos i drogës në Shqipëri, por i pa prekshëm përsa kohë është vëllai i Ministrit të Brendshëm.
Fatmir Xhafaj është mbrojtja e Agron Xhafajt.
Fatmir Xhafaj i siguron vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit.
Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës:
Ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës.
Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar.
Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, organizon trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.
Zbardhja e plotë e video-përgjimit:
Ky është një material audio që provon sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm lidh Bashkëpunëtorin X me trafikantët e kanabisit, të cilët janë nën urdhrat e Agron Xhafajt.
Organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin criminal të Agron Xhafajt si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.
Në të kaluarën, bashkëpunëtori X dhe Agron Xhafaj kanë punuar së bashku në trafikun e drogës, por kur bashkëpunëtori X u dënua me burg në Itali, Agron Xhafaj, nuk u interesua kurrë për të. Takimi mes tyre zhvillohet pasi bashkëpunëtori X ka dalë nga burgu, ka ardhur në Shqipëri dhe i kërkon ndihmë Agron Xhafajt t?i gjëjë ngarkesë me kanabis dhe ta punësojë si skafist për të bërë një rrugë Italie, sepse ka mbetur pa para.
Bashkëpunëtori X la takim me Agron Xhafajn në Vlorë nëpërmjet numrit të telefonit 0672014472, i konfirmuar se i përket vëllait të Ministrit të Brendshëm. Biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet vetëm bashkëpunëtori X që po flet në telefon me Agronin. Me Bashkëpunëtorin X janë në makinë edhe dy persona të tjerë, pjesëmarrës në operacion.
Nis biseda telefonike në makinë mes Bashkëpunëtorit X dhe Agron Xhafajt.
Bashkëpunëtori X – O pasha ça bën mo, si dukesh?
Agroni ?
Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla. Ti vetë?
Agroni-
Bashkëpunëtori X – Isha andej nga Toto qorri. Do të të merrja në telefon të të ftoja për drekë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?
Agron Xhafaj e pret bashkëpunëtorin X në një lokal që, në Vlorë njihet si lokali i vëllait të Ministrit të Brendshëm.
Bashkëpunëtori X – Ça bëre? Si ke qenë nga shtëpia ti?
Agron- Mirë o mirë, ti mirë?
Bashkëpunëtori X – Mirë.
Agron – Mirë keni qenë? Ça bëre ndonjë gjë?
Bashkëpunëtori X – Mirë
Agroni- Si ia kalove? Ça bëre ndonjë gjë të re?
Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë. Dëgjo, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që?
Agroni– Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?
Bashkëpunëtori X – Hiç, ja erdha për atë që të thash, për të bërë rrugën
Agroni- Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.
Agroni- Përmend një fjali me 5-6 fjalë, por nuk kuptohet mirë.
Agroni- Do të të çoj unë te Ermali ore, është shumë im i ngushtë.
Bashkëpunëtori X – Të faleminderit shumë. Se erdha ngaqë jam keq vlla, se nuk erdha nga e mira.
Agroni- Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na e sulmojnë. Të jetë hera e parë dhe e fundit.
Bashkëpunëtori X – E mirë vlla mirë.
Agroni- Mirë pra, ndonjë gjë tjetër çar ke bërë?
Bashkëpunëtori X – Hiç asgjë.
Agroni- Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen! Ata të tjerët në Itali, e shikon (thote 2-3 fjalë që nuk kuptohen, sepse fjalin njëkohësisht me Bashkëpunëtorin X).
Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë, (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen) Ne duke pirë kafe jemi, s?e vrasim mendjen.
Agroni- Ndonjë gjë tjetër nga shpia?
Bashkëpunëtori X – Mirë të gjithë. Ti vetë?
Agroni- Mirë, mirë
Bashkëpunëtori X – Mirë o vlla rrofsh, faleminderit.
Agroni- Po na sulmojnë ata, keq fare.
Bashkëpunëtori X ? Mirë, mirë.
Agroni- Kalofsh mirë.
Bashkëpunëtori X – Falemiderit njëherë për të gjitha. S?të nxjerr asnjë problem. Rrofsh edhe për kafen.
Agroni- Aman o të keqen vllai, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.
Bashkëpunëtori X – Po ik o se s?të bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall edhe unë. Ta bëra si vëlla.
Agroni- Po gjërat nuk e shikon si janë?
Bashkëpunëtori X – Se e njohim njëri ? tjetrin.
Agron – Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.
Bashkëpunëtori X – Mirë o mirë, hajde rrofsh. Flas unë me Ermalin. Pa merak.
Agroni- Te Ermali vëlla.
Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë. ?/CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike në detyrë, Lulzim Basha po pë...
“PD-ja është në të drejtën e saj si forcë kryesore opozitare...
Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të ministrit të B...
Dy avionë në aeroportin e Stambollit janë përplasur ndërsa p...
“Sigurimi i barnave bëhet me qëllim që ato të jenë të sigurt...
Partia Demokratike ka publikuar sot fakte të reja të cilat s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një deklar...
Komisioni i Pavarur i kualifikimit u themelua me qëllim sp...
Nga Enkel DemiDamian Gjiknuri e dha një tjetër Partneritet P...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e Gjykatës për Kr...
Policia e Beratit ka vënë në pranga dy persona, nën akuzën e...
Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas nën akuzën e ...
Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një shtetas nën akuzën ...
Gjatë një bashkëbisedimi të hapur me banorët e njësisë admin...
Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin e në shtetas...
Prokuroria për Krimet e Rënda ka dërguar në gjykatë kërkesën...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas përfundimit të seanc...
CNA.al dje publikoi një sondazh të realizuar prej gati 5 mua...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI 21. mars – 20. prill Për çiftet, tensioni do filloje ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...