Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Deputetët demokratë Enkeled Alibeaj, Ervin Salianji dhe këshilltari Gazmend Bardhi, gjatë një konference për media, kanë publikuar tre fakte të reja në lidhje me çështjen Xhafaj.
Sipas tyre, këto fakte dëshmojnë se si Xhafaj ka ndërhyrë drejtpërdrejt për mbrojtjen e vëllait, i dënuar me 7.2 vjet burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge, por që nuk ka vuajtur asnjë ditë burg.
Deklarata e plotë:
3 ditë më parë, në momentin e vetëm që foli publikisht për vëllanë e tij të dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, Fatmir Xhafaj tha se nuk kishte asgjë për të shtuar më shumë sesa kishte thënë për këtë çështje në tetor 2010. Fatmir Xhafaj e pranoi publikisht se kishte dijeni për dënimin e vëllait, por gënjeu publikisht, kur tha se i vëllai ka vuajtur pasojat ligjore.
?Një gabim dhe faj, PËR TË CILIN I VUAJTI PASOJAT LIGJORE. Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi I VETËM negativ i tij përballë ligjit.?
Kjo deklaratë e Fatmir Xhafaj gjendet në faqen 53 të procesverbalit – Seanca Plenare e Kuvendit e datës 07.10.2010.
E vërteta është që Ministri Fatmir Xhafaj ka gënjyer. Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, me 7 vjet e 2 muaj burgim, për trafik ndërkombëtar droge. Ai nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore, ndryshe nga sa deklaron Fatmir Xhafaj.
Si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e ka ndihmuar Agron Xhafajn t?i shpëtojë drejtësisë, të mos burgoset, të ketë paprekshmëri nga Policia e Shtetit dhe prokuroria.
Fakte sesi Fatmir Xhafaj ka falsifikuar dhe shkelur ligjin për ti siguruar paprekshmëri vëllait, trafikant droge
Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm, ka shkelur ligjin që i vëllai t?i shpëtojë vuajtjes së dënimit duke penguar çdo veprim për ekstradimin e tij:
për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt;
për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri;
për arrestimin dhe burgosjen e tij.
Fatmir Xhafaj, nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, fallsifikoi dokumentet zyrtare dhe trafikoi në mënyrë të paligjshme në Kodin e Procedurës Penale një dispozitë ligjore:
Për të pamundësuar ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj, i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga Gjykata Italiane e Kasacionit për trafik ndërkombëtar droge.
Për të pamundësuar njohjen e vendimit nga drejtësia shqiptare në mënyrë që ,vëllai i tij Agron Xhafaj të mos bëjë asnjë ditë burg as në Shqipëri.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia duke penguar që ligji të veprojë ndaj Agron dhe Fatmir Xhafajt.
Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
A e vazhdon trafikun e drogës Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm?
Duke i qëndruar deklaratës së 7 Tetorit 2010, Fatmir Xhafaj rikonfirmoi 3 ditë më parë, se ?e ka ndihmuar vëllanë t?i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negative përballë ligjit?. Por a mund të arrihet kjo, kur ai nuk ka bërë ansjë ditë nga dënimi dhe kur ka vazhduar të jetojë më paratë nga trafiku ndërkombëtar i drogës, pasuri e cila nuk është cënuar nga pengimi I ligjit Antimafia?
Është aksiomë se kur pasuritë e vëna përmes aktivitetit kriminal të trafikut të drogës nuk sekuestrohen, ato shërbejnë si burim financimi për vazhdimin e aktivitetit kriminal.
Prandaj Fatmir Xhafaj duhet t?i përgjigjet sot disa pyetjeve që bëjnë të gjithë:
A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të drejtimit të organizatave kriminale të trafikut të paligjshëm të drogës?
A ka përgjegjësi ligjore, politike dhe morale Fatmir Xhafaj nëse Agron Xhafaj, pasi u bë ?vëllai i Ministrit të Brendshëm?, koordinon veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës në Shqipëri?
A është Agron Xhafaj një nga bosët e drogës në Shqipëri?
A e ka Agron Xhafaj nën urdhra Policinë e Shtetit, si strukturë ndihmëse që i lehtëson veprimtarinë kriminale?/CNA.al
Provat e reja të ardhura përmes letërporosive nga Italia dhe...
Për të disatën herë Partia Demokratika ka dalë në konferencë...
“Mos thuaj kurrë, kurrë” . Kjo thënie popullore i shkon për ...
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjet...
Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku menjëherë pasi u emë...
Deputeti demokrat Gent Strazimiri nëpërmjet një deklarate pë...
Prokuroria ka nisur verifikimin për çështjen e shtetasit Agr...
Zgjedhjet e vitit 2017 u kanë kushtuar shqiptarëve rreth 30 ...
Lulzim Basha flet shpesh kundër oligarkëve, i sulmon i akuzo...
Kryeprokurorja Arta Marku ka bërë gati planin për të luftuar...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e arrestit shtë...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e arrestit shtë...
Prokuroria për Krimet e Rënda ka dërguar në gjykatë kërkesën...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Dashi Hëna nuk shkon mirë me Plutonin në qiellin tuaj dhe at...
Pasi Gjykata për Krimet e Rënda vendosi sot masën e sigurisë...
Një persona ka humbur jetën ndërsa 7 persona kanë mbetur të ...
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, lidhur me vendimin...
Krishterimi, që ka si themelues dhe udhërrëfyes Birin e Perë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...