web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vëllai i Xhafajt me 2 identitete/ Ja çfarë thotë Berisha

11 Maj 2018, 11:38, Aktualitet CNA

Pas akuzave të Partisë Demokratike kundrejtë ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata italiane me 7 vite e 2 muaj burg për tarfikim të lëndëve narkotike, një tjetër fakt ka dalë në dritë.

Vëllai i ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj ka ndryshuar emrin në gjendjen civile, dokument ekskluziv që u përcoll disa orë më parë nga CNA.al dhe që është konfirmuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar dokumentin e gjendjes civile, prej nga ku duket se vëllai ministrit Xhafaj, nga Agron Xhafaj e ka kthyer emrin në Geron Xhafaj. /CNA.al





Lajmet e fundit nga