Shkatërrohet celula terroriste/ Si u zbuluan 2 milionë euro
Policia italiane me një komunikim zyrtar zbardhi detajet e n...
Luli, Aurela, Kunati dhe shumë i dashuri vjehrri Xhafë në këto kohe dertesh kanë edhe ata gëzimet e tyre se njerëz janë! Këso kohe një vit më parë, kur shkruhej historia e çadrës, një zonjë me mbiemër të ngjashëm me fjalën pambuk e cila kishte performuar në Universitetin dylberian të Labinotit për disa vjet u soll nga Ulkonja për të mbajtur një fjalim kundër Republikës së vjetër.
Pasi kishte njohur dhe ishte mahnitur me idetë liberale të shprehura me gjenialitet nga vetë themeluesi i Universitetit të Labinotit ajo zbuloi Lulin dhe doktrinën e tij mbi demokracinë. Aurela që nuk qesh kurrë, e zymtë si vetë trishtimi gjeti në ato minuta të lyera me bekim kënaqësinë që të jep mendimi i vyer intelektual.
Zonja kishte merita të mëdha në shoqërinë shqiptare. Njihte jetën, veprën dhe mendimet e burrit nga Labinoti që u bë emblemë e virtytit shqiptar dhe që punon mjaft mirë me LSI-në. Eh kur ja prezantuan vjehrrit Xhafë e erdhi të këndonte një arie shkodrane ” në zaman të asaj furie”, megjithëse shkodranët i kujtojnë Jozefinën dhe tensioni i gjakut i luhatet si lavjerrës.
Kështu hyri në parlament lehtë si butësi pambuku me fjalimet e saj plot rënkime oh eh..ah…nga arroganca e qeverisë Rama. Shkoi në Rumani dhe “pallati i popullit” e mahniti, iu duk ku e ku më sojli se senati amerikan.
Meqënëse Ulkonja ia kishte hapur zemrën shpejt, duke shfaqur zemërim për brishtësinë e hamshorit dhe dilema për burrërinë e tij, ajo doli në mbrojtje të LGBT?ta bëjmë tha PD-në si këtë shoqate, të hajthme, gazmore me ngjyra dhe aplikojmë në ndonjë ambasadë për fonde kundër diskriminimit që na bën Edi Rama.
Por kuotat më të larta ajo i shënoi në ditët e kiametit, kur zemrat e demokratëve ishin mbushur plot më psherëtima për sevdane e pafat ndërmjet Ulkonjes dhe Hamshorit. Sa lot fshiu me dorën e saj, sa shamia lagi atyre syve, qaj hamshori e qaj ulkonja, por si mike e pa epur në ditë të keqe ua merrta kokat në peqi e ngashërehej bashkë me ta.
Ajo i rrëfente Aurelës për të gjitha deputetet e PD-së, për njërën në veçanti e cila kishte qeshur kur të gjithë qanin, kur kishte shprehur nën zë neveri, kur të gjithë kërkonin mekim. Ajo e ka të plotë listën e gjithë atyre që e kthyen në thashethem tragjedinë e tyre.
Siç ka mbiemrin, pambuk u bë për hallet që nuk u reshten së trokituri. Sikur të mos bëjë kurrë asgjë tjetër, sikur të heshte përjetësisht, sikur të flasë si deri tani pa rënë kurrë në sy, emri i saj në PD dhe në oxhakun e fortë të të dashurit Vjehrrit Xhafë do të shkruhet me shkronja ari.
Për të tillë njerëz ka nevojë Opozita, për të tilla kauza dinjiteti. Ndaj hamshori pasi mori bekimin e kunatit në drekën e fundit doli në Tv dhe tha fat i madh për kombin, për dhenë e arbërit që PD ka njerëz si Ulkonja dhe intelektualja e pambuktë, të cilat i japin kuptim virtytit. Foli disi pa u menduar hamshori në hazdisje e sipër se plagë në xhan i shkaktoi Valkes, burrit të Feridesë që kaq shumë do të jetë i pari pranë Ulkonjes.
Të dashur lexues mendoni gjatë, mendoni thellë, mendoni mirë se në këto kohë heroike e heroizmi ku PD e Lulit, Aurelës, kunatit dhe shumë të dashurit Vjehrrit Xhafë ndodhet, nuk është e lehtë ti pikasësh me një të shtënë këto personalitete të medha e madhështore të botës sonë politike.
Policia italiane me një komunikim zyrtar zbardhi detajet e n...
Partia Demokratike ka zbuluar sot dokumentat e falsifikimit ...
Prokuroria e Krimeve të Rënda që prej ditës së djeshme është...
Gjykata e Fierit ka vendosur lirimin nga burgu të ish-depute...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj sot ka hedh...
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, zv.kryet...
Tri ngrehina të kalbura të sistemit tonë politik po shkërmoq...
Ndërsa i gjithë opinioni është mbarsur me dilemat nesë proku...
Gjykata e Lezhës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest s...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Partia Demokratike që prej disa ditësh ka nisur sulmet ndaj ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për...
Ish-deputeti demokristian Mark Frroku, nuk do të jetë i dety...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Ndërprerja e seancës parlamentare pak minuta më parë nga kre...
Edi Rama ka folur për shkarkimin e Kryeprokurorit të Krimeve...
Presidenti Ilir Meta vizitoi të mërkurën qytetin e Përmetit ...
Seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë ka rinisur, pas...
Pas tensionit të krijuar në Kuvend nga opozita, opozita e ba...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një lajm të mirë për t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...