Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Presidenti Ilir Meta vizitoi të mërkurën qytetin e Përmetit me rastin e hapjes zyrtare të sezonit turistik, ku u mikprit nga Kryetari i Bashkisë, Niko Shupuli, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe banorë të shumtë, e përfaqësues të sportit, të artit e të kulturës.
Presidenti Meta duke vënë në pah veçoritë specifike dhe vlerat qytetare të qytetit dhe përfaqësuesve të tij më të shquar, çmoi sportistin dhe trajnerin e spikatur përmetar Ethem Kaso me Titullin ?Mjeshtër i Madh? ?Në vlerësim të përkushtimit dhe karrierës së gjatë e të suksesshme si mësues e trajner i basketbollit për femra në qytetin e Përmetit, si dhe për përgatitjen cilësore të disa brezave të basketbollisteve në nivel kombëtar?.
Në përshëndetjen e tij, me rastin e dekorimit, të zhvilluar në Qendrën Kulturore multifunksionale të Përmetit, Presidenti Meta u shpreh:
?Është një kënaqësi e veçantë që të jem me ju, më 9 Maj dhe t?ju uroj gëzuar Ditën e Evropës! Shpresoj që brenda qershorit të kemi një vendim pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi besoj se Shqipëria e meriton. Qytetarët e Shqipërisë e meritojnë, por sidomos përmetarët janë ndër të parët që e meritojnë për shkak të qytetarisë së jashtëzakonshme që kanë demonstruar në të gjitha kohët.
Qyteti juaj është i bukur në çdo kohë, por në pranverë Përmeti është një destinacion i jashtëzakonshëm dhe mjaft frymëzues për të gjithë dhe e di që këtu ka vështirësi për të gjetur dhoma e kapacitete akomoduese për turistët për shkak të rritjes së fluksit të tyre në mënyrë të jashtëzakonshme. Dhe kjo është një gjë mjaft pozitive.
Përmetarët dhe Përmeti kanë lënë gjurmë të jashtëzakonshme në të gjithë historinë e kombit tonë, në të gjitha përpjekjet për mbijetesë, për pavarësi, shtetformim, për formësimim e kulturës dhe historisë sonë kombëtare, falë kjo edhe personaliteteve të jashtëzakonshme të kësaj krahine, në të gjitha fushat. Vetëm nga Frashëri është një listë e panumërt me figura e personalitete të mëdha kombëtare.
Kur viziton këtë krahinë, nuk mund të mos mahnitesh edhe për shkak të mikpritjes së jashtëzakonshme përmetare, një traditë e një ?shkollë? e ruajtur me shumë përkushtim e dashuri.
Përmeti ka vlera të jashtëzakonshme dhe unë ju përgëzoj që me aq kujdes e dashuri i trashëgoni ato brez pas brezi.
Jam këtu, me shumë dëshirë gjithashtu, për të nderuar profesor Ethem Kaso, si një figurë të jashtëzakonshme të këtij qyteti, si një shembull se si ne duhet të nderojmë e t?i kushtojmë më shumë vëmendje si shtet, si institucione e shoqëri figurave të tilla, të cilat në kushte mjaft të vështira arrijnë të bëjnë epokë në jetën e një qyteti e komuniteti. Arrijnë të bëjnë emër dhe të japin kontribute të spikatura në nivel kombëtar, duke edukuar me dashurinë për sportin breza të tëra të vajzave të Përmetit, të cilat kanë bërë histori jo vetëm për qytetin, por në mbarë sportin tonë të basketbollit, duke dhënë kontribute të rëndësishme për kampionatin tonë kombëtar dhe për ekipet kombëtare..
Ndaj besoj se puna e Ethem Kasos flet më shumë se gjithçka tjetër dhe se Titulli ?Mjeshtër i Madh? që i akordohet sonte është një vlerësim jo vetëm për të, në mënyrë të padiskutueshme, por edhe një vlerësim për kontributin e punën e përbashkët në ekip, të të gjitha institucioneve sportive të Përmetit, të cilat kanë dhënë kontributin e tyre dhe kanë bashkëpunuar duke bërë të mundur që sporti i basketbollit për femra në Përmet të arrijë rezultate mjaft të respektuara të niveleve kombëtare.
Dëshiroj gjithashtu të uroj të gjitha brezat e vajzave të shkëlqyera basketbolliste të Përmetit që u kanë dhuruar sportdashësve jo vetëm të Përmetit, por edhe të vendit, emocione të veçanta, të cilat me talentin e përkushtimin e tyre nderuan Përmetin, ekipet tona kombëtare, familjet e tyre dhe trajnerin e shquar Ethem Kaso, të cilin po e nderojmë sonte!
Urime profesor Ethemi! Në këtë mënyrë, le të japim edhe një mesazh kudo, për të gjithë Shqipërinë, që të ruajmë këto tradita të mrekullueshme sportive që kemi trashëguar, sidomos në sportet e lojërave me dorë, si basketboll e volejboll, ku ka pasur një shkëlqim edhe në nivelet ndërkombëtare. Këto janë sporte ku me pak investime, por me shumë pasion siç është edhe rasti i profesor Kasos, mund të frymëzohen tërë ata të rinj e të reja që të përfshihen në sport.
Dhe njëkohësisht të ndryshojnë jetët e tyre: jo vetëm të bëhen sportistë shumë të mirë, por duke u bërë të tillë, të jenë edhe qytetarë shembullorë, sepse sporti të formon, të jep karakter e personalitet, të bën njeri të përgjegjshëm e të organizuar që nuk e humbet kohën kot. Aq më tepër në ditët e sotme, kur rinia jonë, për shkak edhe të kohës në të cilën jetojmë, është vazhdimisht nën presionin e tundimeve dhe rreziqeve të ndryshme. E duke i futur në rrugën e sportit i ndihmojmë të rinjtë jo vetëm të bëhen sportistë shumë të mirë, por edhe të kenë një të ardhme sa më të suksesshme e sa më të shëndetshme.
Shembullin e profesor Ethemit këtu në Përmet, por që nuk mungojnë gjithsesi, ne e kemi për detyrë t?i shpërndajmë kudo, në të gjithë Shqipërinë, aq më tepër në qytete të tilla që kanë shumë nevojë për të pasuruar edhe më tej botën e tyre shpirtërore. Urime edhe njëherë, të gjithëve!?
Seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë ka rinisur, pas...
Pas tensionit të krijuar në Kuvend nga opozita, opozita e ba...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një lajm të mirë për t...
Seanca e sotme parlamentare është tensionuar pas ndërprerjes...
Pasi ka ripërsëritur dhe në herë akuzat ndaj ministrit të Br...
Punimet në Unazën e qytetit të Pogradecit janë bllokuar nga ...
Katër shtetas kanë rënë në pranga në Korçë, nën akuzën e “Dr...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij nga fo...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së ti...
Tre administratorë të njësisë vendore në Gjirokatër kanë dhë...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar n...
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili është vënë nën het...
Pas skandaleve ku janë të përfshirë deputetë dhe ministra të...
Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Xha...
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, kanë zhvilluar ...
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në S...
“Kontrata për listën e barnave të rimbursueshme është e njëa...
Prokuroria e Krimeve të Rënda po bëhet gati për prangosjen e...
Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta në drejtim t...
Shkarkimi i kreut të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, ish...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...