web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kafshua nga një “Pitbull”/ Ndërron jetë 58-vjeçari

2 Maj 2018, 07:29, Kronika CNA

Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit, pasi u kafshua nga një qen “Pitbull” pak ditë më parë.

Mësohet se viktima është Rifat Bajrami, 58-vjeç, i cili ka ndërruar jetë pak pas mesnatës së mbrëmshme.

Bajrami, banues në lagjen ?5 Maji?, pak ditë më parë është sulmuar nga një ?Pitbull?, duke i shkaktuar plagë të shumta dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve dhe stabilizimit të gjendjes fatkeqësisht 58-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe në mesnatën e fundit ka ndërruar jetë në shtëpi pasi ka pësuar trompozë.

Ky është rasti i dytë me pasoja në bashkinë e Elbasanit, pasi më herët një grua ndërsa po dërgonte mbesën në shkollë u sulmua nga qentë e rrugës në hyrje të shkollës së Paprit.





Lajmet e fundit nga