web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lumë droge drejt Greqisë/ Në pranga një 30-vjeçare

1 Maj 2018, 10:55, Kronika CNA

Një sasi prej 27 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, e cila vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, është sekuestruar nga policia greke.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një mjet dhe u kap në Sajadhe gjatë kontrollit.

Droga ishte e ndare ne 49 pako me peshe totale 27 kg 269 gram dhe e futur në dy valixhe.

Lënda narkotike transportohej me një mjet që drejtohej nga një shtetase greke 30-vjecare që u arrestua. Gjithashtu policia sekuestroi 3060 euro dhe 1 celular.





Lajmet e fundit nga