Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot i pranishëm në veprimtarinë e zhvilluar në Muzeun e Krujës nga Shoqata arbëreshe nga Kalabria ?Magna Grecia Off-Road?, që përkujton rrugëtimin historik të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu nëpërmjet rikthimit nga Stambolli në kryeqendrën arbërore.
Veprimtaria e emërtuar ?Arbëreshët vijnë në ?Rrugët e Skënderbeut? nisi me shfaqjen e filmit dokumentar ?Arbëria e Kalabrisë?, ndërsa të pranishëm ishin edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Kalabri, Aldo Marino, nënkryetari i Bashkisë së Krujës Ilir Loci, Giussepe Russo presidenti i shoqatës arbëreshe ?Magna Grecia Off-Road?, ish-deputeti, Namik Dokle dhe Irena Toçi drejtore e Institutit të Librit dhe Promocionit.
Në fjalën e Tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta pasi përshëndeti fillimisht Ministren e Kulturës si dhe Irena e Fatmir Toçin për angazhimin e tyre në forcimin e lidhjeve të kulturës e në shumë fusha të tjera me arbëreshët, për Aldo Marinon dhe Shoqatën ?Magna Grecia Off-Road?, u shpreh:
?Mendoj se kemi një trinom të pandashëm: Skënderbe ? Arbëreshë ? dhe Shqipëri. Pa Skënderbeun nuk do të kishim pasur arbëreshë. Pa arbëreshët figurën e Skënderbeut mund ta kishim humbur, ose të na e kishin marrë të tjerët. Dhe jo vetëm kaq, por përmes arbëreshëve, figura e Skënderbeut u rikthye në këto troje për të frymëzuar Rilindjen Kombëtare, e cila solli edhe Pavarësinë e Shqipërisë. Por siç e kemi vënë re ka sjellë edhe Pavarësinë e Kosovës e shumë zhvillime të tjera të mbara për kombin tonë. Kështu që ne u jemi mirënjohës përjetësisht arbëreshëve, të cilët për shekuj të tërë kanë ruajtur jo vetëm gjuhën, traditat, kulturën, ritet fetare, dashurinë për vendin e të parëve, dashurinë dhe adhurimin për figurën e Skënderbeut. Kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm jo vetëm gjatë Rilindjes sonë Kombëtare, por edhe në të gjitha momentet e tjera.
Këto ditë duke lexuar më shumë për bashkësinë shqiptare në Amerikë dhe lidhur me formimin e saj, dhe për rolin që ka luajtur sidomos në drejtim të Nolit, Konicës dhe të tjerëve për proceset që sollën Pavarësinë e Shqipërisë, kam vënë re që një rol të veçantë: për ngjizjen e kësaj bashkësie dhe bashkimin e shqiptarëve atje, ? gjë që për fat të keq nuk është gjithmonë e lehtë, ? kanë luajtur arbëreshët e Italisë. Madje edhe ndër financuesit kryesorë të veprimtarive, të gazetave të bashkësisë shqiptare në Amerikë kanë qenë pikërisht arbëreshët e Italisë. Pra lidhja dhe ndjenja e tyre kombëtare është e jashtëzkonshme dhe sa më shumë të kërkosh, aq më shumë do të gjenden kontributet e tyre.
Kështu që mendoj se edhe ky tur që ju organizoni jo vetëm që nuk është i rastësishëm, sepse ju vazhdimisht e bëni këtë, por është edhe shumë kuptimplotë. Është një tur edhe kulturor, edhe historik, edhe mbarëshqiptar, edhe mjaft përfshirës. Edhe pjesëmarrja që do të keni në datën 6 për Festën e Shën Gjergjit në Durrës mendoj se do të jetë shumë pozitive, pasi në këtë mënyrë ju jo vetëm evokoni historinë dhe ngjarjet e lavdishme, por jeni edhe promovuesit më të mirë të bukurive natyrore, të atraksioneve turistike të Shqipërisë.
Thamë që pa Skënderbeun nuk do të kishte arbëreshë. Pa arbëreshë s?do të na ishte rikthyer Skënderbeu dhe nuk do të kishim Pavarësinë e Shqipërisë e gjithë këto gjëra të tjera, por të themi edhe një fjalë të mirë për Italinë. Ngaqë mendoj se mikpritja, toleranca që ata kanë gjetur atje ka qenëvërtet mjaft e domosdoshme për këtë ruajtje të traditave, të ndjenjave kombëtare. Dhe sot kontributi i arbëreshëve është shumë i rëndësishëm edhe për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ky është Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut. Pra është një vit që ne besojmë se do të sjellë edhe negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Dhe këto nuk janë krejt të rastësishme, për arsye se identitetin tonë evropian në radhë të parë e ka vendosur dhe e ka përcaktuar Skënderbeu me historinë e tij të lavdishme, e cila na bën edhe sot krenarë.
Mund të flasim shumë për Skënderbeun, por asnjëherë nuk do të arrijmë të themi thelbin e asaj që përfaqëson Skënderbeu, që mendoj se e ka thënë Fan Noli që Skënderbeu në çdo kohë është shqiptari më i gjallë ndër gjithë shqiptarët e tjerë, sepse është më frymëzuesi për ndjenjën kombëtare, është më përbashkuesi për të gjithë shqiptarët kudo ku janë?.
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Kavajë, ku n...
Policia e Kavajës ka regjistruar ditën e sotme një denoncim ...
Një mjek në qytetin e Durrësit në lagjen 1 Maji, ka rënë pre...
Kryetari i degës së PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka reag...
Deputeti i CSU Bundestag, njëkohësisht zëdhënës për BE dhe z...
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për ish-ministrin e Br...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish sot në lidhj...
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në ambientet e Bashkisë së...
Mundësisë për ti shpëtuar flitrit të trefishtë të Vettingut ...
Është mbledhur rreth mesditës së sotme Komisioni Parlamentar...
Gjyqtari i radhës i cili do të dalë para Komisionit të Pavar...
Pas daljes së tij në Kuvendin Kombëtar të PD, vijon të shkak...
Kryeministri Edi Rama vijon të krenohet me reformën në drej...
Qeveria ka nisur fushatën e llogaridhënies publike për çfarë...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëkohësisht në...
Komisioni Parlamentar i Ligjeve po diskuton sot në lidhje me...
Ditën e djeshme është konstatuar një tentativë arratisje nga...
Reformimin e sistemit të drejtësisë, duket se do ta bëjë vet...
Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla e n...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...