Mbi 800 vatra aktive zjarri në Kanada/ Tymi arrin në SHBA, shkakton alarm për cilësinë e ajrit
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Reformimin e sistemit të drejtësisë, duket se do ta bëjë vetëm Vettingu. Ajo që nuk është bërë për vite me radhë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, sot po bëhet realitet
Reformimi i gjykatave dhe prokurorive me dorë të hekurt, vetëm sa ka nisur.
Me 23 janar të 2018-s, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hodhi shortin në organin qendror të akuzës për efekt të procesit të Vettingut.
Nga shorti u përzgjodhën 15 dosje për tre nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koçaj, Artur Selmani dhe Sokol Stojani.
Ndërkohë që po hetohen dosjet e përzgjedhura, pas Artur Selmanit, CNA.al do të sjellë për opinionin publik, pasurinë që posedon prokurori Sokol Stojani sipas asaj që ai ka deklaruar pranë ILDKPKI-së.
Sokol Stojani ishte njëri prej njerëzve më të rëndësishëm në organin e prokurorisë. Ndryshe është konsideruar si bashkëpunëtori më i afërt i ish-kryeprokurores Ina Rama.
Në janar të vitit 2018, me emërimin e kryeprokurores së re Arta Marku, prokurori Stojani, u bë një nga bashkëpunëtorët e afërt të saj.
Pas shkrirjes së Drejtorisë së Hetimit dhe përfshirjen e saj në atë të Inspektimit, Sokol Stojani është emëruar në krye të saj. Ky prokuror, në kohën kur akuza drejtohej ndaj Ina Rama ka qenë në krye të Drejtorisë së Hetimit.
Stojani, gjatë karrierës së tij në organin qendror të akuzës ka hetuar çështje me peshë si 21 janari, tragjedia e Gërdecit apo skandali i pasaportave.
Me marrjen e detyrës Kryeprokurorja Arta Marku ka bërë një sërë lëvizjesh në organin e akuzës, duke krijuar kështu edhe ekipin e saj për luftimin e ?peshqve të mëdhenj?.
Edhe prokurori Sokol Stojani është pjesë e ?ekipit të peshkimit?, të Markut, ndërkohë që dosjet që janë proceduar nga ai, po skanohen, sipas procesit të Vettingut.
Prokurori i ?skuadrës së peshkimit? të Arta Markut, duke marrë parasysh që të ardhurat e tij burojnë nga pagat, përfshirë këtu bashkëshorten dhe nënën, rezulton i pasur. Gjithsesi si të gjithë kolegët e tij nuk ka se si të mos i mungojë një kredi. Kredia është moda që ndiqet në maksimum nga gjyqtarët dhe prokurorët.
Stojani vetëm në shtëpi mban kursime, 6 800 euro dhe 2 000 dollarë, pa llogaritur këtu edhe llogaritë bankare, ndërkohë që disa llogari bankare i ka të pakësuara, apo në shifrën 2 euro.
Nuk iu beson Stojani bankave apo standarti i tij i jetesës nuk e lejon të jetojë nëse nuk ka të paktën 6 mijë euro në shtëpi?
Rikujtojmë se vetëm pak kohë më parë në shtëpinë e ish-gjyqtarit të akuzuar për korrupsion Shkëlqim Miri, u gjetën 300 milionë lekë.
Pasuria e deklaruar më 27 .03.2017
Llogaria e kartës së kreditit (AMEX) në vlerën 677. 44 euro.
Llogari e kartës së kreditit (VISA), pakësuar me 32 709 lekë.
Llogari, kartë/debiti në shumën 30 323.24 lek
Llogari rrjedhëse në lekë në vlerën 7,6 lekë.
Llogari rrjedhëse në vlerën 134.7 euro.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes me datë 01.01.2017, e cila është pakësuar me 95,427 lekë, duke përfshirë edhe over draft deri në shumën 120 000 lekë, ku balanca mbetet:
Llogari në në shumën 0.02 euro.
Llogari në shumën 11.80 euro.
Llogari rrjedhëse ku balanca mbetet 96.49 lekë.
Mbyllur llogaria e nënës me datë 25.05.2016 dhe shuma e tërhequr prej saj është 1 320 euro.
Kursime të mbetura në gjendje cash, deri më datë 01.01.2017 të mbajtura në banesë, në shumat 6 800 euro dhe 2 000 dollarë.
Paga neto për vitin 2016 si prokuror në shumën -1 587 432 lekë.
Paga e bashkëshortes si pedagoge në departamentin e gjuhëve të huaja, në Universitetin Politeknik të Tiranës në shumën 857 469 lekë.
Pension i nënës nga Sigurimet Shoqërore në vlerën -213 835 lekë.
Kredi në shumën 5 000 000 lekë, norma e interesit në 3 përqind. Afati i shlyerjes 25 vite, me këst 23.710 lekë në muaj. Detyrimi i paguar është në vlerën 284,400 lekë, ndërsa detyrimi i papaguar në shumën 2,473,166 lekë./CNA.al
Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla e n...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Kryeministri Rama deklaroi në Asamblenë e PS se do të ketë n...
Gjatë paradites së sotme moti pritet të vijojë me kthjellime...
DASHI 21. mars – 20. prill Do i kaloni te gjitha vështirësi...
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka bërë një t...
Emisioni “Stop” ka mësuar se në Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë...
Erdoğani 20 vjeçar ka dorëzuar kandidaturën e tij brendapart...
Në mbarë botën u zhvilluan protesta për të kujtuar 1 Majin, ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në ditën ndë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në k...
Posta e Kosovës sot ka arritur që të kapë sinjale të telefo...
Kryeministri Haradinaj gjatë takimit me përfaqësuesit e Bash...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Ardenicë t...
Ish-deputeti i Partisë socialiste, Andis Harasani, me anë të...
Gati një vit më parë, me publikimin e listës së kandidatëve ...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një ta...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e deno...
Një zjarr raportohet të ketë rënë sot në një kabinë elektrik...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaroi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...