Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Luli, Aurela, kunati dhe shumë i dashuri vjehrri Xhafe, provuan gëzim të madh kur tek PD e vjetër gjetën për listën e tyre një deputet, i cili për Lulin dhe “Republikën e re” të merr gjak në vetull. Atë e patën sjellë në PD i ndjeri Olldashi, Mero Baze dhe Astrit Patozi. Kur këta të fundit “tradhtuan” partinë, atij ju thye zemra.
Disa ditë u mbyll në vetmi e vajtim. Gërvishti lëkurën pa flokë të kokës e atë pa qime të fytyrës. Pati trazim të madh. Por partia është mbi të gjitha.
Qysh në kohën e Doktorit mori pozicion dhe i bëri lanet. Kundër armiqve të partisë ai e kishte gjithmonë barutin e thatë. Kësisoj i hyri qamet në zemër Doktorit dhe ai e bëri deputet. Kur Luli u bë Kryetar e pat aty si pushkë të mbushur kundër çdo plang prishësi.
Menjëherë pas vitit 2013 bëri një kurs kualifikimi pranë familjes. E testoi vetë kunati dhe i doli safi. Me të dashurin vjehrrin Xhafe doli disa herë për gjah. Të dy janë qejflinj armësh. Madje deputeti i konvertuar i sjell raki ballëkazani sepse vjehrri ndonëse e pi me masë nuk rri dot pa festuar përvjetorët e rëndësishëm, si ditën kur u shpall “Republika e re”, kur u hap e u mbyll çadra apo marrëveshjen historike të 18 Majit si dhe pesë nga fjalimet kryesore të dhëndrit.
Si askush tjetër ai i dha kuptim qëndresës, vuajtjes për kauzën, trimërisë demokratike në ditën e kiametit. Nuk ja kursyen shpullat deputet socialist por ndonëse dora e tyre e stërvitur në vjedhje votash, korrupsion dhe krim të organizuar e pa t’i rripej lëkura pas çdo shpulle. Koka e tij nuk ndiente kurrgjë. E provuan me grushte po desh thyen kockat. Ata me zell kriminal nuk hoqën dorë nga dhuna e terrori me moton s’keni parë gjë akoma. Porositën rripa lëkure nga më të shtrenjtit blerë me paratë e kanabisit dhe me ta e gjuajtën por, lëkura e tij s’deshi t’ia dinte. Rripat u turpëruan dhe rrahësit i shkruan fabrikës duke i sharë e mallkuar për këtë pabesi.
Sa më shumë e rrihnin, ai po kaq ngrihej në sytë e demokratëve. I dashuri vjehrri Xhafe dhe kunati u thoshin të vetëve me 10 të tillë Luli në 10 dite bëhet Kryeministër.
Demokratët gjetën heroin e tyre, trimin që se thyente as rripi, as grushti, as shpulla. Qëndresa e tij i dha Shqipërisë ligjin e dekriminalizimit. Sa herë ai shfaqej në sallën e Kuvendit me syze të errëta me kapele si teksan, socialistët dhe Kryeministri i tyre provokator s’gjenin vrimë ku të futeshin.
Pasi ngrihej në këmbe shikonte sallën vëngër pas syzeve të zeza.
Në foltore si shahir rrinte 5 minuta në heshtje me shikim kërcënues, rrotullonte kokën sa andej këtej, sallës i hynin mornica. Fjalimet i ka gjithmonë kryevepra retorike. Ne to spikat oratori, trimi, demokrati dhe intelektuali modern. Ngjan shumë me Duçen e Fashizmit si paraqitje por edhe si temperament.
Kur për jetë a vdekje opozita ndeshej në parkun e liqenit me “Lal Erin” për një kënd lojërash ai u nis atje si Oso Kuka me patllake në brez. Nuk pyeti në ka ligj apo kamera. Ai kishte parasysh kauzat e Lulit dhe para tyre ai nuk ndalet. Para tyre frikën e shkrin me një shikim, si dielli akulloren.
Por do të ishte tejet reduktive dhe fyese ta konsideronim vetëm si njeri të aksionit. Deputeti i hijshëm e tullac i Lulit është edhe mendimtar. Ai rri rëndë dhe flet me karar. Heshtja i buron nga të menduarit e thellë.
Luli, kur retë e zeza i vërtiten selisë e merr në krah dhe dielli i lëpin përsëri me buzëqeshje. Në mandatin e dytë të Lulit në krye të PD-së, ai pasi e ka konsumuar epokën e trimërisë dhe heroizmit po sillet si ideolog. Por si për çdo njeri të madh mundësitë e keqkuptimit janë të pafundme.
Një ditë e polli një bela para mosbindjes civile teksa shpjegonte mendimet e Andre Gluksmanit dhe Xhovani Sartorit mbi demokracinë duke akuzuar Xhelalin për mungesë kontributi. Por ishte ky një moment fatkeq ku autoriteti nuk të bëhet mburojë dhe keqkuptimi troket në derë.
Xhelali nuk priti gjatë thonë, por iu turr me një sërë shpullash, grushtesh e me ca shqelma në të prapme. Përsëri heroi i PD nuk e dha veten. Mirësia triumfoi mbi urrejtjen. Thjesht i tha gabove, e teprove, nuk është mirë kështu, por të kam falur. Ai e beri këtë në sintoni me filozofinë e re të Lulit ndaj Ramës. Të bie në njërën faqe, ktheji edhe tjetrën.
Kur morën vesh këtë lajm nga vete Luli i mallëngjyer dhe i emocionuar, kunati dhe vjehrri Xhafe u panë në sy dhe njëzëri thanë: “si këtë s’bën më nëna kaq i bukur kaq trim kaq intelektual….! Kishim gabuar kur bënim plane për t’i larguar gjithë të vjetrit. Një si ky nuk e gjenim as në biznesin e familjes, megjithëse një cen e ka, se nuk është hajdut, por mbase e rregullon me kohë kur të vijmë në pushtet”.
Ne të redaksisë konstatimin e kunatit dhe të dashurit vjehrrit Xhafe e lëshojmë pa të keq si pyetje për ju lexues të nderuar. A mendoni edhe ju si ata? Cili është ai dhe a ju duket me i bukuri i krejtve, trim intelektual dhe i ngjashëm me Duçen?/CNA.al
“Fiks Fare” ka zbuluar një rrjet pedofilësh që veprojnë në S...
Luli, Aurela, Kunati dhe shumë i dashuri Vjehrri Xhafe të ci...
Ditëve të fundit, një ndër debatet publike është ai i shfaro...
Behije Feimi tregoi në emisionin “Stop” se është divorcuar n...
Shpenzimet ushtarake në mbarë globin mbërritën nivelin e tyr...
Të dielën e 29 Prillit, Lulzim Basha thirri Kuvendin Kombëta...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është ftuar mbrëmjen e s...
CNA.al, ka raportuar se në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demo...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me sulmet e tij kund...
Sot në orën 20:00 CNA.al sjell quizin e radhës.Në rubrikën Q...
Janë bërë katër ditë që kur dy zyrtarët policor, Malsor Dash...
Pas aksionit të ndërmarrë nga qeveria me qëllim llogaridhëni...
Kreu i PAA-së, Agron Duka i ftuar mbrëmjen e sotme në emisio...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është ftuar mbrëmje...
Një delegacion i Komisionit Evropian nesër do të arrijë në K...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimlla...
Të hënën e fundit të muajit Prill, “ARSALBANIA”, shoqata në ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se perimetri i hetimeve n...
Në emisionin e pasdites “ IN Traffic” në IN Radio 105.7, gaz...
Bashkia e Tiranës është denoncuar nga aktivistët e mbrojtjes...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...