Quiz politik/ A e njihni ju Ulkonjën e Lulit që të ha me sy?
Luli, Aurela, Kunati dhe shumë i dashuri Vjehrri Xhafe të ci...
?Fiks Fare? ka zbuluar një rrjet pedofilësh që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Gazetarët e emisionit investigativ në Top Channel treguan mbrëmjen e së mërkurës sesa lehtë bien prè e këtyre abuzuesve fëmijët minorenë. Mangësia që ka Kodi Penal në Shipëri, i cili nuk e parashikon krimin e pedofilisë në rrjetet sociale, ka çuar në lulëzimin e këtij fenomeni kohët e fundit.
Në ?Fiks Fare? erdhi një informacion për një burrë mbi 40 vjeç, i cili përdorte rrjetet sociale për t?u afruar me fëmijë, kryesisht djem të vegjël, për t?iu kërkuar më vonë favore seksuale, duke abuzuar me padijen e tyre për shkak të moshës.
Gjatë komunikimit me fëmijët, ai thotë se nuk i intereson mosha, duke i shprehur dashuri dhe duke i kërkuar të flasin nëpërmjet Facebookut, me mesazhe, por edhe me videotelefonata. Pas këtij informacioni, fillimisht u verifikua faqja e tij në Facebook. Ai kishte mbi 4.000 miq, mbi 80% e të cilëve nga fotot dukej që ishin minorenë. Nga komentet e bëra në Facebook nuk heziton të vendosë zemra, apo të shprehë dashurinë për ?vëllezërit e tij?, siç edhe iu referohet atyre në shumicën e kohës.
Për të vërtetuar nëse ky ishte një rast i izoluar apo jo, gazetarët e ?Fiksit? hapen dy profile në Facebook, atë të një djali dhe një vajze, përkatësisht 13-vjeçarë. Pas ftesave dhe pranimeve filloi komunikimi, ku në ?chat?-in privat kërkonin informacion për moshën dhe nëse ishte aktiv apo pasiv, e më pas bënin bisedë seksuale.
Në bisedat që djali minoren, 13-vjeçari i ?Fiksit?, ka bërë me djem të moshës 20 dhe burra deri në 50 vjeç, që jetojnë në Shqipëri dhe në Kosovë, i është kërkuar të bëhet: i dashuri i tyre, të dërgojë foto të vetes dhe organit të tij seksual, të japë të dhëna për vendin ku jeton, shkollën, preferencat seksuale, gjatësinë, etj.. I është kërkuar të flasë me ta në video nëpërmjet Facebookut dhe për më tepër, një 13-vjeçari i kanë dërguar foto të organit seksual, duke e pyetur nëse i pëlqen. Më pas i kanë treguar sesi do ia heqin turpin, apo sesi do të bëjnë marrëdhënie seksuale me të, nëse ai shkon t?i takojë. Madje, njëri prej tyre i tregoi djalit 13-vjeçar se ky favor kushtonte 50 euro, ose shumë të hollash në lekë.
Rasti më flagrant është ai i një 50-vjeçari, i cili i tregon djalit 13-vjeçar që është i martuar, pasiv dhe i kërkon atij ta takojë. Ai i tregon se çfarë do t?i bëjë gjatë aktit seksual dhe i lë takim në darkë për të folur. Kur djali nuk i përgjigjet, ai e merr më shumë se 10 herë në telefon nëpërmjet Facebookut, deri në orët e vona të natës.
Në profilin e vajzës, ftesat për miqësi vërshuan lumë. Nuk munguan kërkesat për favore seksuale, pavarësisht se merrnin vesh moshën e saj të vogël. Më e rënda është e një 30-vjeçari, i cili i thotë që është e njomë dhe e pyet nëse është e ?prishme?, apo e virgjër. Ai i tregon se në çfarë mënyre mund të kryejë marrëdhënie me të, edhe pse është e ndaluar me ligj. Ai i tregon se ka mënyra të tjera për të bërë seks, pa humbur virgjërinë. Në Facebook mban emrin Çuni Pasiv.
Rreziku që vjen nga përdorimi i rrjeteve sociale nuk parashikohet në ligj
?Fiksi? u interesua edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë lidhur me këtë ngjarje. Një specialiste e krimit kibernetik konfirmoi se, për ta është e ndaluar të stimulojnë raste si ky i ?Fiks Fare?, për të zbuluar apo arritur te pedofilët apo abuzuesit. Sipas saj, denoncime të ngjashme që kanë ardhur për raste të tilla janë vetëm 2, e ato kanë ardhur nga shteti italian për dy shtetas shqiptarë. Ndërsa shumë denoncime nga Shqipëria bëhen për vjedhje të identitetit të personave.
Altin Hazizaj, drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve thotë për ?Fiks Fare? se, kjo është pedofili. Ligji nuk e parashikon këtë lloj krimi që vjen nga rrjetet sociale, ndërsa specialistëve të krimit kibernetik nuk iu lejohet të stimulojnë apo të infiltrohen në rrjetet sociale për të zbuluar abuzuesit.
?Në muajin nëntor kemi kërkuar pranë Kuvendit, Komisionit të Ligjeve, ndryshimin e 13 neneve të Kodit Penal, pikërisht për këtë situatë. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Për këtë arsye do ta ripërsërisim këtë kërkesë edhe në muajin maj?, shtoi ai.
?Fiksi? intervistoi edhe Vasilika Hysin, nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila thotë se situata duhet të ndryshohet menjëherë dhe duhet filluar që nga ligji. Sipas një nisme edhe të UNICEF-it, situata në rrjetet sociale është alarmante dhe në to përfitojnë abuzues dhe pedofilë.
Luli, Aurela, Kunati dhe shumë i dashuri Vjehrri Xhafe të ci...
Ditëve të fundit, një ndër debatet publike është ai i shfaro...
Behije Feimi tregoi në emisionin “Stop” se është divorcuar n...
Shpenzimet ushtarake në mbarë globin mbërritën nivelin e tyr...
Të dielën e 29 Prillit, Lulzim Basha thirri Kuvendin Kombëta...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është ftuar mbrëmjen e s...
CNA.al, ka raportuar se në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demo...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me sulmet e tij kund...
Sot në orën 20:00 CNA.al sjell quizin e radhës.Në rubrikën Q...
Janë bërë katër ditë që kur dy zyrtarët policor, Malsor Dash...
Pas aksionit të ndërmarrë nga qeveria me qëllim llogaridhëni...
Kreu i PAA-së, Agron Duka i ftuar mbrëmjen e sotme në emisio...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është ftuar mbrëmje...
Një delegacion i Komisionit Evropian nesër do të arrijë në K...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimlla...
Të hënën e fundit të muajit Prill, “ARSALBANIA”, shoqata në ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se perimetri i hetimeve n...
Në emisionin e pasdites “ IN Traffic” në IN Radio 105.7, gaz...
Bashkia e Tiranës është denoncuar nga aktivistët e mbrojtjes...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Savannah, të Gjeorgjisë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...