web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbyset zetori, zë poshtë të riun

2 Maj 2018, 17:32, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Halkidiki të Greqisë, ku një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi zetori me të cilin ishte duke punuar u përmbys.

Sikurse raportojnë mediet vendase, shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur punonte në zonën e Galarinos.

Pasi morën alarmin mbi ngjarjen, Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje duke nxjerrë shqiptarin e bllokuar nën traktor, por pa shenja jete.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes. /CNA.al





Lajmet e fundit nga