web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Quiz politik/ Basha iu lut gjashtë muaj pastaj ai ja dha. Kush është deputeti më gomar?

1 Maj 2018, 17:57, Aktualitet CNA

Luli, Aurela, Kunati dhe shumë i dashuri vjehrri Xhafe, kanë pasur një dramë të madhe për një kohë të gjatë. Ata kanë provuar ankthin e pritjes dhe pritjen pa fund. Të dashurit vjehrrit Xhafe i është luhatur tensioni i gjakut disa herë.

Kunatit i është dashur të udhëtojë drejt Milanos edhe në kohë të keqe për të realizuar të pamundurën.

Luli vete disa herë ka ndërprerë projektin e “Republikës së re” për të folur me të, për t’ju lutur ashtu siç di ai, me dorë në zemër. Pas gjashtë muajsh ai ia dha. Ia dha atë të bekuar pëlqim për tu bërë pjesë e listës në qytetin bregdetar. Sa u gëzua i dashuri vjehrri Xhafe.

Mblodhi në lagje disa kolegë inspektorë të sigurimit te shtetit dhe i qerasi me kafe e raki. Ishte i gëzuar. Familja sapo kishte firmosur një biznes të mirë. Sa Kunati, aq i kënaqur ishte edhe Luli. Do të ishte në krye të listës. Kohë e gjatë për t’ia mbushur mendjen. Nuk mund t’ia thyenin zemrën e të vinin numrin 2 të partisë Sekretarin e Përgjithshëm sipër tij. Pastaj sekretari është i mirëkuptueshëm, tolerant nuk prish qejf. Edhe tani nuk po prish qejf, shpirt njeriu.

Një ditë të bukur zbriti nga pampori në Liman ashtu madhështor siç i ka hije bijve të Jugut. Një hyrje të tillë e kishte bërë vetëm Ismail Qemali. Kishte para të madhe tani i duhej të sillej si at i kombit. Vinte si qershia mbi tortën e “Republikës së re”. Familja ishte e gëzuar dy herë. Triumfuan aty ku LSI kishte dështuar në pazar, duke bërë një më të mirë.

Në qytetin bregdetar habia dhe kurioziteti bëheshin xheloze për njeri-tjetrin. Prisnin një burrë dhe ju doli një djalkë zëhollë. Lebërit nuk u besonin syve…. Psherëtinin … edhe lab edhe zëhollë… Çfarë gjëme na i ka ndodhur djalit… Eh ky qenka thëllëza që shkel mbi vesë… Lëre moj lëre.

Doli në televizor si ekonomist i madh gjatë fushatës. Eh çfarë sakëlldie…! U shfaq në Parlament me syze dhe flokët e sistemuar me xhel. Kohët e para kishte vetëm një detyrë… të buzëqeshte herë pas here… dhe ai buzëqeshte… bënte smorfie… dhe ishte në rregull. Ishte lodhur, shumë shpenzime kishte pasur për të ardhur deri aty. Pastaj ishte lab dhe lebërit nuk fshihen pas binishit e gunës, por nxjerrin gjoksin dhe ato i hedhin për mbi tela si Selam Musai lule.

Dita erdhi megjithëse e kishin porositur mos nxirr zë. Doli në foltore. Një zë i brishtë që mbytej nga gugasjet e sallës që desh vdiq. Deputetët qeshnin e qeshnin si maluketër. Punëtorët e shërbimit sillnin ujë. Lagnin gurmazin e tharë e të qeshurat si mitraloz nuk pushonin. Disa rrezikuan të fiktit dhe gjuhëtharjen. Deputeti përpëlitej dhe zëri hollohej e hollohej si cicërimë. Kur shqiptoi PPP përmes një përzierje dialektore me spitullime grash desh ra tërmet. Salla u përmbys. Deputetëve dukej sikur u kishte mbërritur sosja. U mbahej fryma, toknin qepallat. Disa nga të opozitës që e ndiejnë ende turpin fshiheshin nën banak nga sikleti. Ditmir Bushatit i ra të zalisur. U deshën disa hukatje të Etilda Gjonaj si elikzir që t’i kthehej firoma. Kryeministri plot hare shikonte sesi Luli ja kishte dëgjuar llafin natën e marrëveshjes për të peshkuar djalka si ky. Qeshnin e qeshnin. Në foltore dukeshin veç një palë syze dhe ca flokë të lyera pis… deputeti i Lulit kishte hyre si doku kinez në ujë, dëgjoheshin veç disa pasthirrma eeeee… uuuuu… aaaa… gek gek mek mek… eo e eo e… ham ham oh..!

Disa dashkeqas me nxitimin e lig që i karakterizon thanë ky është deputeti më gomar në grupin e Lulit. Pat nga ata zemërdhembshurit që thanë jo. e mbytën emocionet së është i sinqertë por kur dha ca intervista e doli përsëri në tv ata të shkretët u bashkuan me të parët.

Por ne si redaksi e kemi këtë dyshim të jetë vërtetë labi hollak si shqerrë me gomari i atij grupi? Ndonjë dyshim e kemi se aty pëllitjet të thonë që ka disa. Një lehtësi për lexuesit e quiz-it tonë. Me ndërmjetësinë e kunatit ai shpejt u bë mik për kokë me “Ulkonjën dhe Hamshorin”. Ai u ndenji pranë në ditët e zeza kur “love story” i tyre plot shpirtkëputje mori dhenë. Ai e kashaiti “hamshorin” e mërzitur dhe të fyer në burrëri nga “Ulkonja”. Me eksperiencen e tij i dha besim dhe siguri që do t’ia dalë t’i hedhë ujë mbi zjarr asaj zemërakje.

Të tre duken si sulmues të Realit të Madridit që bëjnë gola në portën e Edi Ramës. Ata janë gëzimi i Aurelës, kunatit dhe shumë të dashurit vjehrrit Xhafe, natyrisht kur ata e kanë xhan edhe Lulit si mbetet rrugë tjetër.

Me dorën e tij i zgjedh purot në Milano për esnafin vjehërr, i cili e ndez veç në raste festash.

Të dashur lexues mos u nxitoni të bashkoheni me pesimistët dhe të na mbysni me mesazhe duke shkruajtur po, po, po, ky është më gomari. Duhet maturi në gjykim. /CNA.al





Lajmet e fundit nga