web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nxirren nga automjeti trupat e 3 të rinjve/ Ja identiteti i tyre

1 Maj 2018, 14:21, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në Adriatik të Kurbinit, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 3 të rinj me inicialet,  J.M. 22 vjeç, S.K. 20 vjeç dhe B.M. 17 vjeç.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasi është tentuar të shmanget një gropë në rrugë, por në atë moment makina e cila po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka dalë jashtë kontrollit duke përfunduar në kanal.

3 ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po transportojnë trupat e të rinjve drejt morgut, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al





Lajmet e fundit nga