Seanca në GJKKO për dosjen “Sterilizimi”/ SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të ish-ministrit
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e...
Një ndër ish-themeluesit e PD, njëkohësisht kryetari i shoqatës ?Azem Hajdari”, Bislim Ahmetaj ka reaguar në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Ahmetaj shkruan; ?Tri momente që do të mbahen mend gjatë, të prodhuara nga tre personazhe nga rrethi i Kukësit ishin risitë e vetme të Kuvendit të partisë më të madhe të opozitës.?
Sipas tij, i pari ishte një qytetar i zakonshëm i cili dhuroj emocione dhe korri duartrokitje pa fund, ovacione dhe thirrje entuziaste nga delegatët e kuvendit. Ai quhej Lulzim Popa dhe ishte njëri prej protestuesve që u arrestuan pas protestës së qytetarëve të Kukësit.
I dyti ishte Ibsen Elezi, një kuksian i kultivuar dhe kurajoz, një demokrat me mend dhe me këmbë në tokë. Një intelektual i brezit të ri që i dhimbset Shqipëria.
Ndërsa i treti, sipas Elezit ishte Jemin Gjana, për të cilin thotë se po I ngjan Gramoz Ruçit. ?Entuziazmin që dhuroj Lulzim Popa, heshtjen që pllakosi kuvendin nga fjalimi i Ibsenit e trubulloj Jemini. I cili na kujtoj Gramoz Ruçin në Parlament kur miratohen ligjet e sjellura nga qeveria për klientët e Edi Ramës dhe bandës së tij qeverisëse.?-shkruan Bislim Ahmetaj në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Kuvendi Kombëtar i PD-s që foli kuksiançe(!)
Bislim AHMETAJ
Kuvendi ?statutor? i Partisë Demokratike i mbledhur ditën e diel foli nga fillimi në fund kuksiançe. Tri momente që do të mbahen mend gjatë, të prodhuara nga tre përsonazhe nga rrethi i Kukësit ishin risitë e vetme të Kuvendit të partisë më të madhe të opozitës.
I pari ishte një qytetar i zakonshëm i cili dhuroj emocione dhe korri duartrokitje pa fund, ovacione dhe thirrje entuziaste nga delegatët e kuvendit. Ai quhej Lulzim Popa dhe ishte njëri prej protestuesve që u arrestuan pas protestës së qytetarëve të Kukësit të cilët refuzuan vendosjen arbitrare të taksës në rrugën e Kombit. Protestë që ja vuri ?kunin te thana? Edi Ramës. Ai foli pa letër, thjeshtë, veçse me zemër në dorë. Disa prej fjalëve të tij ishin këto ?Jam babai i katër fëmijëve, prej të cilëve jam ba gjysh katër herë, kurrë në jetën time nuk kam pas punë me organet e drejtësisë, vetëm atë natë kur policia erdhi dhe më vodhi në dy të natës. As Milosheviçi s?është sjellë ma keq me kosovarët në kohën e luftës. Dhe pse gjithë kjo dhunë, vetëm pse edhe unë si qindra mijëra kuksian e shqiptar ishim kundër traut që ndanë shqiptarët e jugut me të veriut, shqiptarët e Kosovës me të Shqipërisë?.
Pa kurrfarë dirigjimi nga stimuluesit e duartrokitjeve të cilët janë shtuar shumë viteve të fundit nëpër sallat kuvendore te partive shqiptare, ky qytetar i thjeshtë, por i vertetë u duartrokit dhe i ndezi delegatët shumë më tepër se fjalimi gati 60 minutësh i Lulzim Bashës i cili meriton një shkrim të veçantë edhe pse nuk e kam ndermend ta shkruaj.
I dyti ishte Ibsen Elezi, një kuksian i kultivuar dhe kurajoz, një demokrat me mend dhe me këmbë në tokë. Një intelektual i brezit të ri që i dhimbset Shqipëria, që i dhëmb demokracia dhe në mënyrë të veçantë Partia Demokratike në të cilën ka milituar që nga vitet e para të ekzistencës së saj.
Duke u votuar në të gjitha nivelet nga anëtar i thjeshtë deri kryetar i degës lokale të PD së Kuksit. Një zyrtarë që ka punuar dhe drejtuar institucione të rëndësishme lokale dhe qëndrore, kurrë pa ju lakuar emri për afera korruptive. Fjala e tij në kundërshtim me Lulzim Popën që e ndezi sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, e heshti atë sallë, e bëri të mendoj, e bëri ti vej gishtin kokës, ti thërrasë ndërgjegjës. Disa i bëri të skuqeshin e të strukeshin pas kollareve të tyre.
Ndërsa jam i sigurtë se shumica e gjetën vetën në ato mendime që Ibsen Elezi i artikuloj me qetësi dhe maturi të admirueshme.
Ibseni e bëri sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve të heshtë, të kërkoj fillin e rrugës së humbur?
Ndërsa kuksiani i tretë që i vuni kapak kuvendit të ?statutit? ishte Jemin Gjana. I cili kishte pranuar të përdorej nga zoti Basha në mënyrë krejtësisht vullnetare megjithëse kjo nuk është hera e parë. Entuziazmin që dhuroj Lulzim Popa, heshtjen që pllakosi kuvendin nga fjalimi i Ibsenit e trubulloj Jemini. I cili na kujtoj Gramoz Ruçin në Parlament kur miratohen ligjet e sjellura nga qeveria për klientët e Edi Ramës dhe bandës së tij qeverisëse. ?Neni 1, pro, kundër, apstenime, miratohet. Neni 2, pro, kundër, apstenime, miratohet.Neni 3????.?. Kjo mbyllje ishte aq e pa rëndësishme sa u abandonue edhe nga zoti Berisha I cili sapo filloj estrada doli nga salla I ndjekur prej gazetareve dhe nga shumica e delegatëve të pranishëm të cilët u derdhën nëpër kafet rreth e rrotull Pallatit të Kongreseve si për ta ndryshuar shijen e hidhur që ju la Kuvendi i partisë së tyre që nuk ngjalli as shpresë, as besim dhe aq me pak i shërbeu bashkimit.
Ndoshta do bahet më mire se s?ka si të bahet ma keq?
Ps. Fotoja ilustruese e ketij shkrimi eshte ba ne burgun e Spaçit
Pas lajmeve që qarkulluan në media në lidhje me një rritje t...
Duke kërkuar sigurinë në miniera dhe statusin e minatorëve,...
Fondacioni për Liri dhe Demokraci është tanimë zyrtarisht dh...
Pas deklaratas së tij, në Kuvendin Kombëtar të PD, e cila bë...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon akuzat...
Ervin Salianji është një nga deputetët e rinj të Parlamenti...
Përveç rastit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Komisio...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare gjatë paradites n...
1 Maji është një ditë simbolike për mbrojtjen e të drejtave ...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot, dashuria është favorizuar n...
Astrit Patozi, ish-nënkryetari i PD-së, akuzoi kryetarin e k...
Ish-gazetari i “Zërit të Popullit”, organ i Partisë Punës së...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ervin Kulluri në një ...
Në qytetin e Korçës 70% e punonjësve të policisë kanë dorëzu...
Forcat Speciale për Shpëtim të Policisë maqedonase po vazhdo...
Himarë- ISHMPU (Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dh...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi, i ftuar...
I pyetur për deklaratën që ka bërë në Gjermani, për çështjen...
Teksa në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ po diskutohet ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet pasi kishte përshtatu...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...