Protestë para Bashkisë/ Shfarosja e qenve, shoqëria civile i vë kushte Veliajt
Bashkia e Tiranës po vret në mënyrë monstruoze qentë e rrugë...
Shqipëria është vendi që harxhon më shumë për t?u ushqyer në krahasim me atë që prodhon ekonomia kombëtare për një vit. Sipas të dhënave të publikuara në tabelat e Eurostat, Shqipëria shpenzoi 32.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2016 për ushqime.
Pas Shqipërisë renditet Kosova, me 29.4% të PBB-së, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me?16.5%.
Vetëm për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Europë, nga 1.1% që është mesatarja e BE dhe 3.7% që është vendi i dytë pas nesh (Mali i Zi).
Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime, pasi ushqimi është një nevojë e domosdoshme dhe vetëm pas plotësimit të tyre, njerëzit mund të mendojnë për nevoja të tjera më pak jetësore, ku i fundit vjen argëtimi. Shpenzimet e larta për ushqime janë dhe një tregues indirekt i varfërisë relative në vend, pasi tregojnë sa të ulëta janë të ardhurat reale të shqiptarëve, teksa një pjesë e rëndësishme e tyre shkon për përmbushjen e nevojave bazë.
Të dhënat e Eurostat tregojnë psh se mesatarja e shpenzimeve të Bashkimit Europian për ushqime është vetëm 6% e PBB-së (pothuajse as sa shqiptarët shpenzojnë vetëm për bukë), ku më e ulëta është në Luksemburg dhe Irlandë, përkatësisht me 2.8 dhe 2.6% të PBB-së (shih grafikun e parë).
Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për ushqime në Shqipëri ishin 1,208 euro në vit, më të lartat në rajon, sipas Eurostat. Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për ushqime në vlerë absolute, pasi është më i shtrenjtë (mesatarja e BE-së është 1,764 euro), por për shkak të të ardhurave të larta, kjo nuk rëndon në xhepat e tyre.
Po sipas Eurostat, rezulton që Shqipëria ka bërë hapa pas vitet e fundit, teksa shpenzimet për ushqime janë rritur në vite, nga 28.2% e PBB-së në 2007-n, në 32.4% në 2016-n.
Janë pikërisht të ardhurat e ulëta ato që bëjnë që konsumatorët shqiptarë të shpenzojnë më shumë për ushqim e pije jo alkoolike, dhe më pas të mendojnë për shëndetin, energji, argëtim, veshje, ngrohje etj.
Po sipas Eurostat, Shqipëria renditet një nga vendet e fundit në Europë për sa i përket të ardhurave për frymë, që në 2016-n u ul në 29% të mesatares së BE-së, e fundit në rajon.
Sipas peshave të shportës së konsumit të publikuara nga INSTAT, pasi harxhojnë rreth 40% të buxhetit për ushqime (më e larta në Europë), familjarëve shqiptarë u mbeten 4.4% për Pije alkoolike dhe duhan; 4% për Veshje dhe këpucë; 20.7% për Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji; 6.5% për Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë; 3% për Shëndetin; 6.2% për Transportin; 2.5% për Komunikimin; 2.6% për Argëtim dhe kulturë; 2.5% për Shërbimin arsimor; 2.9% për Hotele, kafene dhe restorante; 4.7% për Mallra dhe shërbime të ndryshme./ Monitor
Bashkia e Tiranës po vret në mënyrë monstruoze qentë e rrugë...
Gjatë edicionit të dytë të aktivitetit “South Outdoor Festiv...
Sipas shërbimit meterologjik temperaturat e kësaj fundjave d...
Projektet e Bankës Botërore janë instrumente të domosdoshme ...
Akciza e cigareve do të rritet së paku edhe me 11 % deri në ...
Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e...
Sektori i përkthimeve pranë Ministrisë së Drejtësisë publiko...
Deri në datën 1 qershor të gjitha subjektet që shkarkojnë uj...
Penalitete të ashpra për ndotësit e lumenjve dhe deteve. Pas...
E hëna do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në...
E diela është një ditë pushimi për të gjithë por jo për 500 ...
Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë fillu...
Në vitin 2016, INSTAT raportoi 25 divorce në 100 martesa, nj...
Në Kukës kanë rinisur protestat për lirimin e 11 protestuesv...
Shqipëria mund të zhbëjë së shpejti ndryshimin ligjor të vit...
Shqipëria është një ndër vendet e Europës që ka përqindjen m...
Pas spitaleve universitare të Tiranës, spitaleve rajonale të...
Ashtu siç është njoftuar dhe më parë çelja e “Thirrjes së pa...
Sot, në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive, u zhv...
Pas datës 22 prill shteti do të funksionojë krejt ndryshe pë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...