“Atdheu mbi të gjitha”/ Koncerti që bashkoi artistët dhe publikun në Pogradec
Përpara qindra qytetarëve dhe turistëve, në sheshin “Odeon...
Përpara qindra qytetarëve dhe turistëve, në sheshin “Odeon...
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, Patriakun i Moskës dhe Gjithë Rusisë, Shenjtërinë e Tij Kirill është pritur në një takim nga presidenti Meta.
Takimi, i cili ka zgjatur rreth 45 minuta është zhvilluar në Presidencë, ndërsa Patriarku rus shoqërohej edhe nga Kryepeshkopi Anastas.
Presidenti Meta, në vlerësim të kësaj vizite historike, nënvizoi mesazhet e rëndësishme që ajo përcjell, në dobi të paqes, mirëkuptimit, solidaritetit e harmonisë fetare.
Presidenti Meta vlerësoi kontributin e Patriarkut Kirill në funksion të këtij misioni universal, referuar edhe takimit historik të Havanës, së dy viteve më parë, mes tij dhe Atit të Shenjtë, Papa Franceskut dhe mesazheve të përbashkëta që ata përcollën, jo vetëm për besimtarët e krishterë por për mbarë njerëzimin.
Presidenti Meta theksoi se roli i besimeve fetare është i pazëvendësueshëm për paqen, bashkëjetesën dhe harmoninë midis popujve dhe kombeve.
Patriarku Kirill shprehu kënaqësinë që konstatonte një ndryshim dhe progres të madh në Shqipëri, në të gjitha fushat, nga vizita e tij e parë, para 15 viteve në vendin tonë.
Patriarku Kirill vlerësoi lartësimin e mëtejshëm të besimeve fetare në vendin tonë, çmoi lart harmoninë e bashkëjetesën tonë të mrekullueshme fetare dhe punën e shkëlqyer të klerikëve shqiptarë në këtë drejtim.
Duke çmuar punën e jashtëzakonshme të Kryepeshkopit Anastas në veçanti, Patriarku Kirill shprehu mirënjohjen edhe për të gjithë drejtuesit e besimeve fetare në vend, që e nderuan gjatë kësaj vizite.
Presidenti Meta, vlerësoi kontributin e përkushtimin ndër vite të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, jo vetëm në funksion të ringritjes kanonike e shpirtërore të Kishës, të arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë, por edhe për lartësimin e besimit e përhapjes së vlerave të patjetërsueshme të harmonisë dhe tolerancës fetare mes shqiptarëve.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, presidenti Ilir Meta së bashku me zonjën Monika Kryemadhi dhe dy vajzat e tyre Borën dhe Erën, mikpritën me një darkë zyrtare Patriakun e Moskës dhe Gjithë Rusisë, Kirill./ CNA.al
Pas thirrjes së kreut të qeverisë që strukturat e PS të sill...
Sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me trupë gjy...
Është zhvilluar paraditen e sotme seanca gjyqësore për dy au...
Artur Selmani, që është prokuror pranë Prokurorisë së Përgji...
Ditën e sotme dhe të nesërme , një pjesë e banorëve të Tiran...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Gjatë intervistave për “Monitor”, bankierët kanë shprehur, p...
DASHI 21. mars – 20. prill Jeta juaj në çift do marre një k...
Paraditja paraqitet me kthjellime në zonat qendrore por vran...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot, dashuria është favorizuar n...
Ngacmoi seksualisht nxënësen e tij 11-vjeçare, pezullohet ng...
Kryetari i Partisë Demokratike, ka reaguar pas zhvillimit të...
Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në Kru...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me zonjën Monik...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Pas skandalit të mashtrimit nga kompania e hidrokarbureve, “...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Kukës, Ibsen Elezi i ka ...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ishte ...
Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Mulhous...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...