web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hetime për gjyqtarin e Krimeve të Rënda/ Adriatik Llalla “rrëzon” Dritan Hallunajn?

30 Prill 2018, 11:30, Aktualitet CNA

Sistemi i drejtësisë konsiderohet si fabrikë korrupsioni.  Rezultatet e para të vettingut treguan që nuk është përceptim, por fakt.

Gjyqtarë dhe prokurorë, kanë privatizuar institucionet e drejtësisë, duke i përdorur ato për interesa të tyre dhe jo vetëm.

Njëherësh ata janë bërë palë me krimin dhe korrupsionin dhe deri më sot nuk iu ka hyrë gjemb në këmbë.

Sot, kanë të drejtë që frikësohen dhe tremben, pasi nuk do të humbin vetëm punën, por mund të përfundojnë edhe vetë në pranga.

Integriteti i tyre i ngritur mbi korrupsionin do të marrë fund njëherë e mirë dhe drejtësia do të frymojë lirshëm.

Pasuria  e më pak se gjysmës së 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve ka rezultuar me probleme ligjore.

Nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit do të konfirmojnë gjetjet e konstatuara nga ILDKP, prokurorët dhe gjyqtarët në fjalë do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.

Në fazën e parë të filtrit të vettingut pritet të kalojë edhe gjyqtari i Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj.

Ky i fundit nga përmbarues gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër  ka përparuar në gjyqtar apo dhe në KLD.

Më herët, në kohën që ishtë anëtar i KLD ?së, Hallunaj është hetuar në lidhje me çështjen e “Arben Frrokut”.

Dritan Hallunaj, ka qenë pjesë e trupës gjykuese, në gjykatën e Shkallës së parë të krimeve të rënda, e cila i dha  lirinë Arben Frrokut.

Pas këtij vendimi, prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, Adriatik Llalla, ka kërkuar hetim për trupën gjykuese.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me atë hetim, por sa i përket pasurisë, rezulton se Hallunaj, të ardhurat i ka nga paga  dhe angazhimet tij, përfshirë këtu dhe pagën e bashkëshortes. Gjithatu ai deklaron se që në vitin 2005 ka marrë një kredi në shumën 5 000 000 lekë.

Ndërkohë ai shkollon vajzën në një shkollë private, për të cilën paguan mbi tre mijë euro në vit, dhe vetën në vitin 2016 ka hadhuar një milion e gjysëm lekë për pushime.

Viti 2012

Paga dhe shpërblime neto si Gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në vlerën 1 262 686 lekë.

Pagesa neto si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vlerën 108 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Enkelejda Hallunaj paga neto si mjeke stomatologe pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal në vlerën 432 205 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 953 583 lekë për një kredi marrë më 17.12.2005 në bankë të nivelit të dytë me principal 5 000 000 lekë, interes 3% dhe afat maturimi 300 muaj.

Detyrime të paguara në vlerën -284 527 lekë për një kredi marrë më 17.12.2005 në bankë të nivelit të dytë me principal 5 000 000 lekë, interes 3% dhe afat maturimi 300 muaj.

Viti 2013

Paga dhe shpërblime neto si Gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në vlerën 1 234 412 lekë.

Pagesa neto si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vlerën 135 000 lekë.

Pagesa bruto si anëtar i Komisionit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në vlerën 315 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Enkelejda Hallunaj paga neto si mjeke stomatologe pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal në vlerën 502 997 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 785 364 lekë për një kredi marrë më 17.12.2005 në bankë të nivelit të dytë me principal 5 000 000 lekë, interes 3% dhe afat maturimi 300 muaj.

Detyrime të paguara në vlerën -284 527 lekë për një kredi marrë më 17.12.2005 në bankë të nivelit të dytë me principal 5 000 000 lekë, interes 3% dhe afat maturimi 300 muaj.

Viti 2014

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, (Orë jashtë orari, shpërblime si dhe paga e trembëdhjetë), 1 464 485 lekë.

Të ardhura si anëtar i KLD-së, 112 200 lekë.

Të ardhura nga pagesat si anëtar i Komisionit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, 360 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si mjeke stomatologe pranë Autoritetit Shtetëror Rajonal, Tiranë, 541 932 lekë.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 40 000 euro.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, – 3 612 027 lekë, principali 5.000.000 lekë, marrë më dt. 17.12.2005, me afat 300 muaj, normë interesi 3 %.

Viti 2016

Llogari rrjedhëse: Në datën 13.01.2017, gjendje është paga e muajit dhejtor 2016 në shumëm 128.302.59 lekë.

Llogari rrjedhëse nga paga e bashkëshortes: në datën 16 01.2017, është paga e muajit dhjetor 2016 në shumën  45 390 lekë.

Shtesa:

U krijua depozita në shumën 3 000 euro. Depozituar me datë 23.03.2016, si kursim i vitit 2015. Por, me datë 31.12.2016 në këtë depozitë ka ngelur shuma prej 1 400 63 euro, pjesa tjetër është përdorur për nevoja familjare.

Interesa të depozitës bankare të deklaruar vitin e kaluar me 9 dhjetor 2014 nga çelja e llogarisë deri me 31.12.2016, prej të cilës ëhstë përfituar shuma 324 27 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në gjykatën e shkallës së parë për Krime të Rënda, përfshirë këtu orët jashtë orarit, shpërblime si dhe pagëne  13 ?të, në shumën 1 487 462 lekë.

Të ardhura si ekspert lehtësues në vitin 2016 nga Shkolla e Magjistraturës, në shumën 62 500 lekë. Në total për vitin 2016 përfitimet nga puna të gjyqtarit Hallunaj kanë qenë 1 549.962.

Kredi bankare me dat 17.02.2005, në masën 5 000 000 lekë, me 3% interesi, afati 300 muaj dhe kësti mujor 23 710 57 lekë. Shuma e shkyer është 284.526.84 lekë, ndërsa deyrimi i pashlyer është në vlerën e 3249 377.97 lekë.

Pagesa e shkollës së vajzës në periudhën janar-dhjetor 2015 në shumën 3 470 euro.

Pagesa e për licensën e avokatit më shumën 100 000 lekë.

Shpenzime për pushime gjatë vitit 2016 në shumë  150 000 lekë.

Paga e bashkeshortes si mjeke stomotologe, në shumën 547 080 lekë./CNA.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga