Dita botërore e Sigurisë në Punë/ Në Shqipëri vdesin dy punonjës, institucionet në gjumë
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje...
Në Ditën Botërore të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka ngritur alarmin.
Në një deklaratë për mediat, KSSH i bën thirrje kryeministrit Rama që përpara se tju tregojë se tu tregojë biznesmenëve të huaj përralla se këtu nuk ka sindikata, ti tregojë atyre të vërtetën që këtu shteti nuk është i zoti të mbrojë të drejtat themelore të qytetarëve të tij e lëre pastaj pasuritë e biznesmenëve të huaj.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se Industria, Arsimi, Shëndetësia, Ndertimi, Bujqesia, etj., vijojnë të përballën me problem serioze përsa i përket kushteve të sigurisë teknike në punë.
Sipas KSSH, Inspektoriati Shtetëror i Punës është kthyer në një çerdhe militantësh dhe qokash dhe për pasojë një vatër korrupsioni, pasojat e së cilës janë të rënda.
Deklarata e plotë:
Në kuadër të 28 prillit Ditës Botërore të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë shpreh shqetësimin se vendi ynë përballet me problem serioze në këtë drejtim.
Përfitoj nga rasti ti kujtoj kryeministrit Rama se përpara se tu tregojë biznesmenëve të huaj përralla se këtu nuk ka sindikata, ti tregojë atyre të vërtetën që këtu shteti nuk është i zoti të mbrojë të drejtat themelore të qytetarëve të tij e lëre pastaj pasuritë e biznesmenëve të huaj.
Industria, Arsimi, Shëndetësia, Ndertimi, Bujqesia, etj., vijojnë të përballën me problem serioze përsa i përket kushteve të sigurisë teknike në punë. Inspektoriati Shtetëror i Punës është kthyer në një çerdhe militantësh dhe qokash dhe për pasojë një vatër korrupsioni, pasojat e së cilës janë të rënda.
Mjafton një kafë për inspektorin dhe për shefin e çdo problem zgjidhet. E njëjta panoramë është në shumicën e institucioneve publike, duke nisur nga ato qëndore deri tek ato lokale, të cilat në mënyre direkte apo indirekte ushtronjë një presion dhe dhunë psikologjike ndaj të punësuarve, duke rënduar ndjeshëm stresin dhe gjendjen e tyre shpirtërore.
Pak ditë më parë për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike në punë 2 minatorë kanë ndërruar jetë brenda 48 orëve në qarkun e Dibrës dhe instancat shtetërore heshtin pasi pronarët e minierave që i kanë kthyer në galeri vdekje mbrohen nga deputetet e Kuvendit të Shqipërisë. Çdo ditë në minierat e vendit ndodhin incidenti për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike dhe përgjegjësinë gjithmonë e marrin viktimat.
Konfederata e Sindikatave i bën thirrje qeverisë të kthejë sytë nga minatorët dhe të punojmë për të parandaluar humbjen e jetëve e jo vetëm të mbajë statistika. Kujtoj dhe kërkoj me insistim që statusi i minatorit, i cili ende nuk është miratuar, të miratohet sa më shpejt.
Biznesi fason vijon të mbetet një njollë e zezë sa i përket mosplotësimit të kushteve të sigurisë teknike në punë. Janë të pafundme rastet e abuzimit me orarin, pagat e ulëta, nuk respektohet paga minimale, nuk u paguhen sigurimet, të dielën mbahen në punë, nuk kryhen vizitat mjeksore periodike dhe punojnë në kushte të kufizuara ajrimi dhe ndricimi.
LSI në pushtet ishte promotorja më e madhe e biznesit fason edhe sot që është në opozitë ka zgjedhur të heshtë për problemet në këtë sektor, që ka qindra të punësuar.
Më problemin e mospagesës së siguracioneve përballen edhe ata punonjës që punojnë në call -center. Pronaret e këtyre kompanive shpesh herë janë aventurier që shkelin mbi djersën e të rinjve shqiptar, teksa krahu i tyre i punës është i lirë në raport me vendet e rajonit.
Arsimi në vendin tonë sot është në ditët më të vështira, roli i drejtuesve të arsimit në rrethe është barazuar me teserën e partisë. Mësuesve i kërkohet ryshfet për një vend pune dhe nuk u firmoset kontrata kolektive me KSSH-në për ti mbajtur nën presion. Transporti i mësuesve dhe nxënësve vijon në informalitet të plotë, kryesisht në zonat malore dhe rurale, ku mjetet e transportit nuk plotësojnë asnjë kusht të sigurisë teknike. Nuk kanë munguar edhe incidentet. Siguria në shkolla është në nivelet minimale, rojeve dhe Sanitareve nuk u paguhen sigurimet. Kjo është shkelje flagrante e ligjit.
Ndërtimi Sektori i ndërtimit përballet me probleme te theksuara sa i përket kushteve të sigurisë teknike ne punë. Kompanitë që ndërtojnë pallate, hec-e rruge nuk kanë shlyer detyrimet ndaj punëtoreve, nuk paguajnë sigurimet e në shumë raste kushtet e sigurisë teknike janë minimale. Jeta e punonjësve është e shfaqur ndaj rriskut të lartë për humbje jete.
Policia Në emër të Konfederatës së Sindikatave i bëj apel ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Qeverisë Shqiptare, që procesi i vettingut në polici të zgjatet e tu jepet efektivëve më shumë kohë, pasi ligji i miratuar ishte i nxituar në përcaktimin e afateve kohore për vetëdeklarim dhe grumbullim të dhënash. Mundësisht duhet thjeshtuar formulari duke iu dhënë mundësi reale për grumbullimin e informacionit personal, në menyrë korrekte dhe të mundshme praktikisht për cdo punonjës policie.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje...
Ka ndhur në Ravenna të Italisë, ku siç njoftojnë mediat vend...
Pasditen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka qënë i ft...
Në një kohë kur Policia e Shtetit po kalon në ‘sitën’ e vett...
Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërg...
Ish-kryeministri Berisha i cili është mjaft aktiv me postime...
Mediat greke kanë reaguar një ditë pasi Presidenti i Këshill...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar në mënyrë të hapur...
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, njihet si “spin doct...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha sot ...
Përshkallëzimi i tensioneve mes Rusisë dhe SHBA po reflektoh...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, konsideron se është e vës...
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se “peshku i madh...
Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD, Sali Berisha sot ka sulm...
Është liruar Milosh Shoshiq, ushtari i Forcës së Sigurisë së...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon akuzat në drejtim të kre...
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur antishqiptare, pë...
Ministrat serbë janë udhëzuar t’i kushtojnë vëmendje të veça...
Arrestimi i djeshëm i një ushtari serb, por që shërbente si ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...