Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Është kryesisht pozitiv raporti për Shqipërinë, hartuar dhe publikuar dje nga ana e Direktoratit Ekonomiko-Financiar të Komisionit Evropian lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike. Raporti analizon të gjitha vendet kandidate apo në proces integrimi drejt Bashkimit Evropian dhe merr për bazë kryesisht shifrat e fundit të vitit të kaluar, por edhe disa statistika të tremujorit të parë 2018.
Sipas raportit, sikurse shkruan “Shqiptarja.com” Prodhimi i Brendshëm Bruto real në Shqipëri është rritur 3.4 për qind në shkallë vjetore gjatë tremujorit të katërt të vitit 2017, në rënie krahasuar me shifrën 3.6 për qind që ishte shënuar një tremujor më parë. Ndërkohë, rritja vjetore arriti 3.8 për qind, që shënon rritje nga niveli 3.4, që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu edhe ritmin më të lartë të rritjes që nga viti 2008.
Shpenzimet familjare janë rritur në masën 3.1 për qind gjatë tremujorit të katër në nivel vjetor muajve, por kjo shifër është më e vogël se ajo e një tremujori më parë (3.6%). Ky është rezultat i shtimit të punësimit, ndërkohë që edhe pagat në administratë u rritën në nivele dyshifrore pranverën e vitit të kaluar.
Kurse shpenzimet e qeverisë u rritën mjaft gjatë gjysmës së parë të vitit 2017, por më pas u ulën sërish, thekson raporti.
Tregtia e jashtme
Gjatë tremujorit të fundit tregtia e jashtme shënoi performancë zhgënjyese, sipas KE. Eksporti i mallrave ra në masën 9 për qind në shkallë vjetore, duke rënë për dy tremujorë radhazi. Ndërkohë, edhe eksporti i shërbimeve ishte 1.8 për qind më i ulët, pas katër vjet rritjeje shumë të fuqishme.
Në të njejtën kohë, importi i mallrave shënoi një rritje dyshifrore (12.3%, nga 8.6% tremujorin e mëparshëm), duke pasqyruar vazhdimin e shpenzimeve më të mëdha nga ana e familjeve. Edhe importi i shërbimeve u rrit, por me një ritëm më të ulët (8.1%, nga 11.1% tremujorin e mëparshëm).
Punësimi
Situata në tregun e punës merr një notë pozitive. Sipas Brukselit, tregu i punës pasqyroi rritjen ekonomike. Kështu, punësimi u rrit në masën 3.4 për qind në shkallë vjetore në tremujorin e fundit për grupmoshat 15-64 vjeç. Ndërsa papunësia ra me 0.9%, në shifrën 13.6%, duke mbajtur trendin rënës për katër vjet dhe duke arritur nivelin më të ulët që nga tremujori i parë i vitit 2012. Megjithatë, papunësia mbetet shumë e lartë për moshat nga 15 deri në 29 vjeç, ku 24.6% e tyre janë në kërkim të punës.
Bilancet
Raporti konstaton se deficiti i llogarisë korrente u pakësua për të tretin vit rresht në 2017-ën, në nivelin 6.9% të PBB-së (803 milionë euro), nga 7.6% në vitin 2016. Kjo erdhi si rezultat i një rritje të ndjeshme në shërbimet (transport, udhëtime, etj). Ndërkohë, prurjet valutore të shqiptarëve nga jashtë ishin të barabarta me 5.5 për qind të PBB-së.
Investimet e huaja direkte ishin sa 8.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit të kaluar dhe kanë vazhduar të mbështetin dy projekte të mëdha në vend. Në fund të vitit 2017 borxhi i përgjithshëm i jashtëm ishte 7.928.000.000 euro, sa 67.9 për qind e PBB-së, me një rënie vjetore në masën 3.9%.
Bankat
Financimi i sektorit privat nga bankat u rrit në masën 3.2%, ndërkohë që familjarët u kredituan me 6.9 për qind më shumë fonde se një vit më parë. Niveli i kredisë së keqe u ul në 13.2%, nga 18.3% një vit më parë, niveli më i ulët ky i shtatë viteve të fundit. Megjithatë, në fillim të këtij viti sërish niveli filloi të rritet, duke kaluar në 13.7%.
Buxheti
Deficiti i përgjithshëm buxhetor gjatë vitit 2017 ishte i barabartë me 2% të PBB-së, në rritje nga 1.8% një vit më parë, por në linjë me nivelin e programuar në ligjin buxhetor. Të ardhurat ishin 2.8 për qind më pak se planifikimi, por arritën në 27.7% të PBB-së, në rritje me 0.1% ndaj PBB. Shpenzimet ishin gjithashtu 2.7 për qind më të ulta se parashikimi. Borxhi publik u ul në masën 2.2% gjatë vitit të kaluar, për të arritur në 70.1 për qind të PBB-së.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur ...
Policia greke ka evituar hedhjen në treg të një sasie të kon...
Policia Rrugore e Tiranës vijon aksionin e saj me qëllim par...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Venusi pasuron ditën me pasionin dhe ndjenjën e lirisë që ve...
Ende pa u hapur konkursi për drejtor të ri të Policisë, kanë...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot tek Liqen...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në Samiti...
Vërtet që ajo që ekziston deri tani është vetëm një deklarat...
“Amerika nuk ka aleat më të mirë se Shqipëria dhe amerikanët...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu“Ky grup parlamentar nuk ësht...
Fiks Fare vijoi denoncimin e mungesës së mjekëve dhe kushtev...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ës...
Mbi 100 mijë fëmijë në të gjithë vendin nuk arrijnë të ndjek...
Vendimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipëri...
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nebojsha Stefanoviç, ka d...
Patriarku i Rusisë, Kirill do të vizitojë në fund të muajit ...
Mbrëmja e djeshme si çdo të enjte, ofroi një “betejë” të for...
Presidenti i Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, me an...
Deputetja e Lsi-së, Floida Kërpaçi ishte e ftuara e radhës n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...