Lobimi i LSI/ Reagon "Mother Jones”
Lidhja Socialiste për Integrim reagoi të mërkurën rreth shkr...
Revista amerikane “MotherJones”, publikoi një ditë më parë një shkrim investigativ, në të cilin thuhej se në interes të Lëvizjes Socialiste për Integrim është lobuar nga kompani off-shore.
Pas publikimit të shkrimit në fjalë, Zëri i Amerikës ka interevistuar një prej autorëve të shkrimit, Dan Friedman, duke marrë në mënyrë indirekte në “mbrojtje” revistën “MotherJones”.
Intervista për “Zëri i Amerikës” e Dan Friedman
Lidhja Socialiste për Integrim reagoi të mërkurën rreth shkrimit të revistës Mother Jones, duke e quajtur atë ?manipulim, mashtrim, pa fakte dhe të shtrembëruar.? Lidhur me deklaratat e LSI-së, Ilir Ikonomi i Zërit të Amerikës mori reagimet e njërit prej autorëve të shkrimit të revistës Mother Jones, Dan Friedman:
Zëri i Amerikës: Zoti Friedman, zyra e shtypit e LSI-së e quan artikullin tuaj në Mother Jones një manipulim, mashtrim dhe të pa bazuar në fakte. Cila është përgjigjja juaj?
Dan Friedman: Provat që ne paraqesim janë në artikull. Pra provat janë dhe nuk ka mashtrim. LSI-ja kishte kohë të mjaftueshme për t?iu përgjigjur pyetjeve tona. Shumicës së tyre ata realisht nuk iu përgjigjën. Kjo ngre pyetjen se përse po u shmangen përgjigjeve dhe dalin me akuzën ne se po sajojmë gjëra të paqena.
Zëri i Amerikës: Si arrini ju në përfundimin se kontrata e Grupit McKeon e nënshkruar më 24 mars 2017 me firmën fantazmë Dorelita është në thelb një kontratë me LSI-në, kur ju bazoheni në një burim që nuk e identifikoni? Cili është ky burim?
Dan Friedman: Nuk mund ta identifikoj burimin përveç asaj që thuhet në artikull, por bëhet fjalë për një person që ka dijeni për këtë kontratë dhe hollësitë e saj si dhe mbi përpjekjet lobiste të zhvilluara në këtë rast. Së dyti, artikulli nuk mbështetet vetëm në këtë burim. Ne raportojmë gjithashtu se zyra e senatorit Mike Lee ka deklaruar se fjala ishte për një takim me politikanë shqiptarë dhe nuk kishte të bënte me firmën Dorelita, e cila qëndronte prapa lobimit. Vetë LSI-ja vë në dukje se zoti Tavo ka qenë në SHBA në këtë kohë dhe me sa duket ka qenë i pranishëm në takime. Do të doja të dija se përse ndodhej ai në SHBA.
Zëri i Amerikës: LSI-ja e akuzon revistën tuaj se paguhet nga Kryeministri Edi Rama, me paratë e tij të drogës dhe të krimit të organizuar, siç shprehet ajo. A keni komunikuar ju me partinë socialiste të zotit Rama ose me ndihmësin e tij Endri Fuga, siç thuhet në reagimin e LSI-së?
Dan Friedman: Jo. Nuk kemi komunikuar me Partinë Socialiste. Kur ne po përgatisnim një artikull të mëparshëm në lidhje me Shqipërinë, ne i dërguam pyetje Partisë Socialiste por nuk morëm përgjigje prej tyre, pra nuk kemi patur komunikime me ta. Ajo që thotë LSI-ja është krejtësisht e rreme. Ne nuk financohemi nga para droge dhe duket se ata po përpiqen të sajojnë. Artikulli ynë është i dokumentuar, pra ne citojmë dokumente të depozituara pranë qeverisë amerikane, ndërsa reagimi i tyre është se ne sajojmë. Përse e bëjnë ata këtë? Përse nuk përgjigjen me vërtetësi për atë që kanë bërë ose nuk kanë bërë?
Zëri i Amerikës: A keni qenë ju në kontakt me grupin lobues të zotit Rama këtu në Shtetet e Bashkuara?
Dan Friedman: Jo. Por për artikullin e mëparshëm unë kërkova kontakt me këtë grup që quhet Ballard Partners. Ata kanë një ish-kongresmen me emrin Robert Wexler. Unë u përpoqa të flas me të për shkrimin tonë të mëparshëm, por ai refuzoi të fliste. Po kështu u përpoqa të flisja edhe për këtë artikull. Pra, ne nuk kemi patur kontakte as me Partinë Socialiste dhe as me përfaqësuesit e tyre këtu në SHBA.
Zëri i Amerikës: Arësyeja që pyes është se ky është shkrimi i dytë hulumtues që ndërmer revista juaj për parti politike shqiptare. Por si shpjegohet që në radarin tuaj dalin dy herë parti politike shqiptare që i përkasin opozitës së sotme?
Dan Friedman: Ne kemi përmendur në artikujt tanë se Partia Socialiste përdor grupin Ballard Partners. Ne nuk jemi përqendruar tek ata, sepse nuk kemi dijeni që dikush të ketë përdorur kompani fantazmë për të paguar Ballard Partners. Ajo që ne hulumtojmë është përdorimi i firmave fantazmë në parajsa fiskale që nuk kanë funksione biznesi, për të financuar lobimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse do të kisha dijeni se socialistët e kanë bërë këtë, unë mezi do të prisja për të shkruar rreth kësaj. Pra ne nuk shkruajmë rreth ekzistencës së përpjekjeve lobiste që paguhen nga partitë politike. Ne hulumtojmë rreth përdorimit të kompanive fantazmë për këtë qëllim si dhe rreth mungesës së transparencës.
Zëri i Amerikës: Nëse keni dijeni, a ka ndonjë hetim këtu në SHBA lidhur me lobistin Nick Muzin tek i cili u përqendruat në artikullin e mëparshëm të Mother Jones?
Dan Friedman: Nuk jam në dijeni për ndonjë hetim, por kjo funksionon kështu: zyra përkatëse në Departamentin e Drejtësisë mund t?i dërgojë atij një letër nëse ata mendojnë se deklarimet e tij janë të pamjaftueshme. Por një letër e tillë do të ishte private dhe ne nuk do të kishim akses. Ne i kemi pyetur dhe ata nuk kanë thënë nëse ekziston një letër e tillë, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk ekziston.
Lidhja Socialiste për Integrim reagoi të mërkurën rreth shkr...
Pasi zbërtheu skemën e financimit të Partisë Demokratike të ...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas deklaratës së...
Pas plaçkitjes dhe më pas vrasjes së njërit pronar të një bi...
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë nga opozita, Edi Paloka...
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ku mohonte dhe iro...
Në fillimin e seancës plenare të ditës së enjte, kryeministr...
Si çdo e enjte, ora 21:00 shënon një përballje të fortë medi...
Detaje të reja janë publikuar nga vrasja e komisarit, Artan ...
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i është kundërpërgjigj...
Në vijim të thirrjeve të opozitës së hapja e negiciatave nuk...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, tashmë kr...
Në një kohë kur u fol se kancelarja Angela Merkel e pyeti pë...
Dyshimet se vrasja e Artan Cukut ishte kryer për shkak të de...
Ervin Salianji tregon se ka bërë një zbulim sa i takon vendi...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka dalë në një konferencë pë...
“Sot jam më optimist se kur u nisa për në Gjermani”, kështu ...
Pas vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama sapo ka mbërr...
Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Par...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...