Salianji zbulon të fshehtat e Bundestagut rreth vizitës së Ramës
Ervin Salianji tregon se ka bërë një zbulim sa i takon vendi...
Dyshimet se vrasja e Artan Cukut ishte kryer për shkak të detyrës, lidheshin edhe me një kërcënim për jetën që ai kishte marrë në kohën kur drejtonte Policinë e Vlorës.
Kërcënim që i erdhi për shkak të rihapjes së një dosjeje të vjetër, që solli arrestime të tjera. Personi që u arrestua në vitin 2012 pas vrasjes së Amarildo Delajt, ishte Bledar Jambelli.
E pas arrestimit për këtë vrasje, gjatë një operacioni që u drejtua nga vetë Artan Cuku, u gjetën prova të reja që e përfshinin Jambellin edhe në dy vrasje të ndodhura në vitin 2006.
Ky ishte momenti kur Artan Cuku u kërcënua me jetë nga Jambelli, i cili i tha në zyrë se nuk do e harronte kurrë këtë ditë. Kërcënimet vazhduan edhe pasi Bledar Jambelli u izolua në një qeli në Burgun e Rrogozhinës. Madje, në lidhje me këtë rast ai u mor në pyetje në ambientet e burgut nga oficerët e Krimeve të Rënda.
Por ajo që u konstatua në qelinë e Jambellit, e bënte edhe më serioz kërcënimin ndaj Cukut. Emri i Artan Cukut ishte shkruar me dhjetëra herë në muret e qelisë. Por shkrimet në mure nuk u fotografuan, në mënyrë që të përdoreshin si provë.
ARRESTIMI I JAMBELLIT
Në janar të vitit 2013, Gjykata e Vlorës njohu me masën ?arrest me burg? Bledar Jambellin, i njohur edhe si Rikard Muho, lindur dhe banues në Mbrostar të Fierit, si i dyshuar për vrasjen e Shpëtim Mukës, Ervis Shehut (shok i Mukës), dhe plagosjen e Edvin Zanajt, (nipi i Mukës).
Kjo ngjarje kishte ndodhur më 30 nëntor 2006. Prokuroria e Vlorës kishte pezulluar procedimin penal për moszbulim të autorëve. Si rezultat i këmbënguljes së Artan Cukut, në atë kohë drejtori i Policisë së Vlorës për të rihapur hetimet, u bë i mundur sigurimi i provave shkencore dhe u kërkua rifillimi i hetimeve për këtë ngjarje, me autor të dyshuar Bledar Jambellin.
Pasi Prokuroria vendosi rifillimin e hetimeve, kërkoi caktimin e masës ?arrest në burg? ndaj të dyshuarit, që u pranua nga Gjykata. Në këtë kohë Jambelli ndodhej në burg prej një muaji, pasi ndaj tij Gjykata e Vlorës kishte caktuar ?arrest në burg?, si autor të dyshuar për vrasjen e Amarildo Delajt, ngjarje e ndodhur më 4 shtator 2012, në lagjen ?Osman Haxhiu?.
Grupi hetimor kishte dyshime të forta se dy ngjarjet kishin lidhje me njëratjetrën dhe kanë ndodhur për larje hesapesh, si pasojë e konflikteve në Spanjë. Të dyja viktimat mësohet se kanë qenë personazhe të njohura për policinë vlonjate, ndërkohë që ende nuk është gjetur ndonjë lidhje e Bledar Jambellit me ta, veç faktit të gjurmëve të tij në makinën, prej së cilës u vra Shpëtim Muka.
VRASJET
Pas arrestimit të Bledar Jambellit në vitin 2012, një vit më vonë u rihap një hetim i gjerë për një zinxhir, që dyshohej ta kishin zanafillën në Barcelonë të Spanjës, më pas në Vlorë e Tiranë. Vrasjet nisnin më 28 maj 1997, në ngjarjen që njihet si ?Masakra e Levanit?, kur dyshohet se Shpëtim Muka ka qenë një nga autorët e ekzekutimit të 21 personave. Vrasja dyshohej se ishte hakmarrje e Mukës ndaj vrasjes së tre vëllezërve të tij Kastriot, Sokol dhe Petrit Muka. Vëllezërit Muka njiheshin si kundërshtarë të bandës së Zani Çaushit.
Në atë kohë vritet edhe i nipi i Mukës, Bledar Zanaj, i cili u qëllua nga banda e Gërdhuqëve, një bandë e njohur në qytetin e Vlorës. Më 27 shtator 2006, në Barcelonë të Spanjës mbeti i vrarë Slejdi Zanaj, nipi i Shpëtim Mukës. Për vrasjen u akuzua Sokol Rama. Policia spanjolle arrestoi Sokol Ramën, por më pas u lirua për mungesë provash.
Më 11 nëntor 2006, Armando Zanaj, vëllai i Slejdi Zanajt vrau Leonora Ramën, nënën e Sokol Ramës, oficere e Marinës.
Armando Zanaj, atëherë 16 vjeç, u arrestua dhe deklaroi se vrasjen e kreu për të marrë hakun e vëllait të vrarë në Spanjë. Më 29 nëntor 2006 ekzekutohet pranë shtëpisë Shpëtim Muka dhe Edvin Shehu, ndërsa u plagos Edvin Zanaj, vëllai i ekzekutorit të Leonora Ramës. Për këtë vrasje, Sokol Rama u akuzua si urdhëruesi i tij në shenjë hakmarrjeje ndaj së ëmës.
Policia, brenda pak orësh gjeti të braktisur makinën e autorëve, ku ishin edhe gjurmët e të arrestuarit Jambelli, por që deri kohët e fundit nuk ishte vërtetuar implikimi i tij në krim.
Më 1 nëntor 2007, në Tiranë, pranë maternitetit ?Koço Gliozheni?, vritet Edvin Zanaj, djali i cili i shpëtoi atentatit të 2006-ës. Policia tha se vrasja ishte porositur nga burgu i Spanjës, ku ndodhej i arrestuar Sokol Rama. Për këtë zinxhir vrasjesh në pranga kishte rënë vetëm Armando Zanaj. Ndërsa Bledar Jambelli, që u arrestua pas rihapjes së dosjeve, dyshohet se ishte paguar, pasi nuk kishte lidhje farefisnore. /Lapsi
Ervin Salianji tregon se ka bërë një zbulim sa i takon vendi...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka dalë në një konferencë pë...
“Sot jam më optimist se kur u nisa për në Gjermani”, kështu ...
Pas vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama sapo ka mbërr...
Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Par...
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas emërimit ...
Kreu u grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish kryeministri...
Deputeti gjerman Gunther Krichbaum, i cili njihet për lidhje...
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, ka ...
5 muaj nga ndalimi i tij në Holandë që mori jehonë në mediat...
Kryetari i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir S...
Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Shkollën Austria...
Kryetri i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, deputeti i ...
Që pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku Partia Demokratike pës...
Deputeti i Bundestagut gjerman, Günther Krichbaum, ka sqarua...
Pse Rashel? Duam një shpjegim!Ajo është një nga vajzat më se...
Procesi i digjitalizimit nga Autoriteti i Mediave Audioviziv...
Ia paska prishur pak qejfin!Cristiano Ronaldo është një nga ...
Pas datës 22 prill të gjitha institucionet ligjzbatuese janë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...