Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ditët e fundit nuk kanë qenë të begata për Edi Ramën! Është prill! Tomas Eliot e konsideronte ?si muajin më të pashpirt? të të gjithë vitit.
Nëse Kryeministri e lexon poezinë e tij, aty e gjen arsyen. Nga Tokë e vdekur, në Kukës shpërtheu një zjarr! Prilli është muaj i pashpirt! Duhma, nxehtësia e tymi i pikëlluan frymën.
Rilindja u asfiksua dhe mynxyra iu shfaq befas në shteg të oborrit. Doli i pari i saj, ashtu mes rënkimesh e ofshamash, shikimesh lutëse e kërcënuese, e këllasi një të lypur falje. Ishte i mërzitur. Frika i kishte pushtuar aurën.
Aura ishte thinjur ende. Rajaja kishte ngritur krye. Arroganca kishte provokuar ndërgjegjen, shpirtin dhe barkun.
Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, dy ministrat që merren me këto virane rrugë e taksa, të zhytur mes jelekut me sumbulla, të hepuar pak nga gusha e kilet e tepërta, u fshehën nga sytë e njerëzisë.
Ata e lënë piktorin të vetmuar në zyrë me sytë në hava, vetëm me fluturat e tij murale. Qerratenjtë!
Pastaj, ashtu si nëpër mjegull, si kostandinë të vonuar e të menduar dolën për të belbëzuar se besën nuk e tret as dheu.
Sytë e egërsuar plot egërshanë të shefit me gjasë e trazuan midenë e tyre të brishtë e të mpakur marazi.
Nata është ajo copë kohë që pushtetin teorikisht e bën më të mistershëm, dashurinë gjithashtu.
Errësira sikur e zatet në strukje të gjorin njeri. E bash pas mesnate, Qeveria çoi zaptijet dhe arrestoi 23 qytetarë, gjysmën e të cilëve i mban në burg. Kështu si Xhafa, ishte sjellë Shefqet Peçi në vitin 1944.
Opozita u zu në befasi, po aq sa qeveria. Kësaj here, populli po i printe asaj. U step! Mori frymë thellë paria e saj dhe vendosi të ftonte miletin në mosbindje civile. Term tepër i fortë ky që, bashkë me pushtetin, godet edhe shtetin. Protesta duket si forma më e mirë e komunikimit me Kryeministrin e Tepsisë, Timonit dhe Bidonit.
Ajo e bën atë më njerëzor, nganjëherë të paqtë e të arsyeshëm, të lezetshëm e gati të përvuajtur. Vetvetiu, mërmëritja ?bekuar qoftë protesta? të ravijëzohet në buzë. Personalisht, nëse do të kisha mundësi atë ditë, do të dilja me Bashën dhe të tjerët, por jo në mosbindje civile, por në protestë të fortë civile.
Opozita është tallashitur e tranuar hallesh të veta. Lulzim Bashës i sillet koka vranull, si rrumbulli në bylbyl. Ai, në vend që të bënte opozitë, këta muaj është përfshirë në një fushatë të mundimshme për të bindur të vetët që ndjesat i ka të vërteta dhe se e vërteta do të triumfojë mbi gënjeshtrën. Premtim me zarar.
E mbështeta Bashën pas arrestimeve politike të Kalimashit për balancë demokratike. Ai sot është një Kryetar i vetëshpallur i një partie që zvogëlohet dhe që ka vrarë dialektiken demokratike dhe më pas e ka fyer atë me kukullat me kurdisje, që ka zgjedhur si përfaqësues. Ato pasoja po i vuan e djathta shqiptare çdo ditë.
Një ditë mund t?i zgjidhë ose jo. Jeta vazhdon. Mund të krijohet diç- ka e re, e djathtë, pa kritikët e vjetër e pa Bashën e ri. Telenovela e tyre nuk do të jetë pafund rënkimi i shqiptarëve. Por, gjithsesi, PD dhe Basha sot janë një faktor opozitar përtej teorive konspirative, që e shohin atë në dakordësi me Ramën.
Dakordësia shumë kuptim nuk ka, kur ata objekt kanë të njëjtën karrige. Por reagimi i opozitës, disi shkakton hapësira lirie dhe vret frikën e reagimit e njëkohësisht ngushton hapësirën e arrogancës publike edhe sikur të jetë i rremë. Por, mosbindja civile ka dështuar.
Po ashtu, prova e opozitës për t?u identifikuar me zemërimin qytetar, i cili ekziston. Resurset njerëzore që ofron sot PD në drejtim shkaktojnë gaz dhe jo vëmendje. Të provuar, të sprovuar, të mjelur, të shtrydhur, të përdorur e të stërpërdorur, shumë prej tyre shërbejnë si zjarrfikës të pakënaqë- sisë së shoqërisë ndaj Kryeministrit! I shohin ashtu duke recituar pjesëza patetike, fjali pa gjymtyrë dhe gjymtyrë që keqpërdoren, ata të ngratët ngrysen dhe bien pre e melankolisë.
Murrëtyeshëm, kthehen në shtëpi dhe i thonë gruas a fëmijëve, po pse këta do na shpëtojnë ne? Zjarri në gji u bëhet akull, derisa Rama t?u bëjë një zhvatje koncesionare a zuzari më të rëndë.
Por dilema se ekspozimi i problemeve të opozitës ndihmon indirekt Kryeministrin, mujshar mbetet! Ajo më rri mbi kokë si shpata e Demokleut! Por ka raste kur them ?vringëlli moj shpatë e bekuar se kukullat e Lulit të fyejnë shpresën, inteligjencën dhe zulmën e rebelimit?. Seanca parlamentare e së enjtes ishte shembulli më i mirë se si mielli u kthye në hi i zjarreve në Kalimash. Edi Rama, kinse i mërzitur e i përzhitur, lyer me miell e mbështjellë me heshtje, po përjetonte triumfin e tij mbi protestën e keqpërdorur. Ai ia doli të shfaqej si viktimë, si njeri që pëson padrejtësi, fjalë të rënda e vezë të lehta.
Me një mjeshtëri aktoriale që e karakterizon në këso rastesh, u përpoq të krijonte dikotominë semantike pyll-qytet, dhunë dhe paqe! Teatri opozitar me kinse trimat që të merrnin gjak në vetull e të linin pa vetulla prej habisë, e shndërroi atë një shikues që kalamendej kënaqësie. Rama, të enjten i mbylli hesapet me një protestë, që e bëri të dridhej dy a tri ditë. Opozita e ndihmoi pa dashje në këtë objektiv. Gjithsesi, përtej urrejtjes dhe teatrit, kushdo qoftë Kryeministri, agresioni i çdo forme dëmton ekzekutuesit e tij. Furtuna në gotë e relakson Ramën.
Njerëzit në shesh, të shumtë e shpesh e mërzisin atë. E lënë si jetim pa arrogancën e vet. Opozita mund t?i mbledhë ata kur kukullat të rrinë në shtëpi duke e përdorur miellin për petulla dhe jo për të shndërruar Kryeministrin në viktimë. Kur hajdutët e saj mos të sillen si gjykatës të hajdutëve të qeverisë.
Kur anonimët pa CV të mos akuzojnë ?akademikët? e Kryeministrit si injorantë. Besimi është mister vetëm në librat e shenjtë, ndërsa në jetën e përditshme fitohet me akte, fakte e fytyra, të cilat skuqen e zverdhen e jo si ato që janë shollë kundret!
Kanë kaluar 3 vite nga atentati i supozuar që trazoi politik...
Për të gjithë pasagjerët që planifikojnë të udhëtojnë drejt ...
Pas lajmit se kryeministri Edi Rama anuloi vizitën e tij në ...
Kina deklarohet kunder sulmit ne Siri te nisur sot nga SHBA-...
Kryeministri Edi Rama është tejet i rezervuar kur bëhet fjal...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fashtin Da...
Hipotekimi i pronave publike, kryesisht me vendndodhje në zo...
Nga ARTUR AJAZIZhvillimet dhe situata më e fundit në PD, k...
Pas sulmit të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës, të c...
Sekuestrohen pasuri e paluajtshme, pallate në ndërtim , leje...
Pas deklaratës së deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Sp...
Që prej ditës së sotme, Muzeut të Forcave të Armatosura i ës...
Djepi i kulturës, por edhe nacionalizmit në Shqipëri, Shkodr...
Një çantë e dyshimtë është konstatuar në parkingun nëntokëso...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar di...
Pas sulmit të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës, të ci...
Dikur sulmonte ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa sot ës...
Pas tensionit në sallën e Parlamentit, ditën e enjte, ka rea...
Partia Demokratike ka organizuar një protestë kundër përfshi...
Pas TVSH-së së vendosur nga qeveria, kundër biznesit të vogë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...